LOGJIKA E ALBINIT : FTESË PËR TË HUMBUR KOHË !
Labinot GJINI
9 korrik 2013
Albin Kurti në shfaqjen e tij televizive u shpreh se prej moshës 16 vjeçare individi është i "vetëdijshëm" dhe është çështje e "lirisë" së tij të veshët sipas qejfit të tij. Më herët kishte thënë se është dakord edhe që të ketë mësim "mbi" fetë në shkollat publike.
Kjo, domethënë, se logjika e tij mbështetej mbi dy gjëra kryesore : "vetëdijën" dhe "lirinë". Dhe mbi një mbajtës (suport) të këtyre : individin.
Ndërkohë, Albini kishte harruar se para se të mirren parasysh veçoritë e individëve që përbëjnë një shoqëri duhet të mirret veçoria e kësaj shoqërie si tërësi; historia, kultura e kësaj tërësie shoqërore dhe ideja që e përçon atë në një drejtim të caktuar.
Ndërkohë, Albini kishte harruar se para se të mirret parasysh shumëllojshmëria e vetëdijëve individuale që përbëjnë një shoqëri duhet të mirret Vetëdija e një shoqërie.
Ndërkohë, Albini kishte harruar se aty nuk ishte fjala për lirinë e individëve të izoluar, por për lirinë e individit të shoqëruar. Harronte se është fjala për lirinë e individit në një hapësirë publike ku liria është e ndarë me njëri-tjetërin dhe jo e izoluar. Dhe, nëse në parimi mbetët që liria të jet e pakufishëme dhe që çdo secili ta ushtroj në mënyrën më absolute lirinë e tij duhet të ketë një përjashtim : respekti i lirisë së tjetrit. Dhe, në këtë konkurencë lirish individuale është shteti demokratik ai i cili i vendosë rregullat përjashtuese dhe kufizuese të lirisë individuale dhe është ai që mban ndëshkimin ndaj atyre që i shkelin ato. Respekti i Lirisë bëhet vetëm kur liritë gjejn një gjuhë të përbashkët dhe kur kjo gjuhë e përbashkët përkthehet në normë të kontrolluar përmesë një rregullatori transandental (shteti).
Në të kundërtën, sipas logjikës së Albinit, do të ktheheshim në një konflikt antropogonik (në gjenezat e largëta të shoqërisë ; atëherë kur njeriu kaloj nga një gjendje natyre në një gjendje civile). Në një kthim mbrapa për të ribërë historinë tonë nga zeroja dhe për të ardhur tek 2013. Logjik, që nuk mund të quhet tjetër përveç se : ftesë për të humbur kohë !
Në një ilustrim të kësaj logjike, në Shqipërinë tonë do të kishim miliona njerëz që kanë nga 16 vjet e përtej, të "vetëdijshëm" dhe që kanë të drejtën e ushtrimit të lirisë së tyre, të cilët nuk e kuptojn pse do të duhej që "vetëdija e tyre", pjella e mendjës së tyre të quhet më pak e vlefshëme se sa e të tjerëve dhe, të cilët, do të donin që edhe filozofia e tyre të kthehet në një praktik të përditshëme publike. Në fund të fundit, çfarë të drejte paska një individ i caktuar apo edhe grup ta bëjë praktik publike filozofinë e tij dhe disa të tjerë (individ apo grupe) të mos ta kenë këtë të drejt apo legjitimitet ?
Në këtë liri dhe këtë barazi absolute do të kishim shumë shpejt në shkollat shfaqjen materiale të të gjitha filozofive dhe ideologjive tona siç natyralistët lakuriq (një filozofi jo më absurde se sa të tjerat); anarkistët (filozofi që nuk duhet paragjykuar gjithëashtu dhe që është jashtzakonisht interesante), budistët me kokat tullace dhe veshjet e tyre dhe praktikat e tyre; , hinduistët me flokët e tyre të gjata dhe me mullat e tyre të larta mbi koka dhe të gjitha veshjet-deshjet dhe praktikat e tyre (fe jashtzakonisht interesante për ata që e njohin dhe që nuk ja ka enda fare për fetë monoteiste), tradicionalistët me tirqe dhe plisa, revole në brez që duan të praktikojn Kanunin e Lekës (është e traditës tonë, kjo); të krishterët të ndarë në katolikë, protestantë, ortodoksë me kryqat e tyre ...etj, etj....
Logjikë e bukur dhe joshëse e Albin kosmopolitanit-patriot, por aspak funksionale dhe përparimtare ! Aspak e një filozofie historike shqiptare !
Labinot GJINI
28 janar 2013
Është bërë e zakonshëme në skenën politike "kosovare" që të përmendët rregullisht e kaluara e lavdishëme e disa liderëve politikë. Të njejtën gjë ka bërë dhe bënë Sali Berisha në Shqipërinë Londineze kur i mvesh të gjitha fajët të kaluarës komunistet për ta arsyetuar të tashmën Berishiane. Gjerësa në tërë botën e arsyeshëme politika fokusohet në të ardhmën për ta arsyetuar të tashmën, në botën shqiptare fokusohemi në të kaluarën për të arsyetuar të tashmën.
Dhe, më e papranueshmja bëhet kur me të kaluarën mundohemi të arsyetojm të paarsyeshmën, të pavlerën. Kur me të kaluarën e lavdishëme të sakrificës, të gjakut, djersës, të flijimit, të vetmohimit, të dhimbjës, të kontributit ...mundohemi të arsyetojm të tashmën e banalitetëve, të vjedhjëve, të ultësisë, të mediokritetit, të ambicieve personale, të vetlavdisë ...
Kështu më ngjau edhe me një mik në facebook që me të kaluarën e sakrificës së burgosurëve politik të arsyetonte shefin e shefave të PDK-së, të sotshmin : Adem Grabovcin.
Duhet thënë se mungesa e argumentëve të arsyeshëm, por besimi në një gjë, e bënë mundin të të bëjë qesharak. Prandaj, heshtja para situatave të disfavorshëme, është urtësi.
Të mundohesh të mbrosh Adem Grabovcin e sotshëm me Adem Grabovcin e djeshëm është vështirë e pranueshëme dhe vështirë e mundshëme.
Së pari, është pamunshëme sepse qytetari sot, gjithënjë e më shumë është ka e konfronton të tashmën me të ardhmën dhe jo të tashmën me të kaluarën. Në saje të kësaj, me ato që i kemi parë dhe po i shohim në të tashmën, në procesët dhe në të ardhmën e Adem Grabovcit nuk përfshihet e ardhmja e shqiptarëve.
Shqiptarët nuk janë të "qimë-nane". Janë thjesht njerëz që kërkojn të ardhmën e tyre në një shtet ligjor, në një shtet të së drejtës ku i "qimi nanës" është i barbartë me të tjerët para ligjit. Shqiptarët nuk janë tjetërsuar dhe çmendur si Adem Grabovci të kërkojn bashkimin kombëtar në BE (Tito do t'ja u bënte bashkimin kombëtar edhe në Jugosllavi, Italia fashiste edhe në mbretërinë e saj), por e kërkojn të futën të bashkuar në BE me një konvent dhe jo me dy.
Së dyti, është e papranueshëme sepse të kërkosh ndihmë tek e kaluara e lavdishëme e të burgosurëve politik për të shpëtuar Adem Grabovcin e sotshëm, është të fëlliqësh të kaluarën me të, pa arritur të lashë të tashmën e tij.
Labinot GJINI
26 gusht 2012
Në kursin e debatëve të ngritura nga propagandat sllavo-turko-greke të menagjuara në vendin tonë nga shërbyesit e tyre siç është një farë antropomorfi i emruar Shefqet Krasniqi, më kishte rënë rasti të bëja një koment, të cilin do të mundohem ta zhvilloj edhe më tej.
Nga shumë fetarë mund të dëgjojm ripërsëritje të vjershave të mësuara përmendësh në rrethet e tyre dhe me të cilat blegërijnë tërë jetën dhe në të gjitha vendet pa u ndalur asnjëherë të analizojn atë që thonë. Proselitizmi i tyre shpesh i organizuar dhe nganjëherë i automatizuar tenton të bëhet pengesë e rigjeneruar e kohës kundër zhvillimëve të shpejta dhe përparimtare të kombit shqiptar në aspiratat e tij shekullore.
Prej ripërsëritjëve të pafundta të ideve, mendimëve, shprehjëve të patronëve të tyre të veshur me petku e fesë kemi edhe njërën prej shprehjëve më të përmenduar, e cila ka një filozofi dhe një histori të tërë përmbrapa : " nëse Zoti do, do të bëhet; nëse Zoti s'do, nuk do të bëhet". Kjo ide ku Zoti është ai që vendos për të bërat dhe të mos bërat e njerzëve dhe për çdo gjë tjetër ka për kundërshtare historike, dhe përfaqëson shumicën në rastin tonë (shqiptar), të fuqishmën ide tjetër ku njeriu është ai që i prinë të bërave të tij apo të mos bërave të tij, prinë fatit të tij, suksesit të tij.
Këto dy filozofi, megjithëse një profanit mund t'ju duken hiq gjë, kanë pasoja të mëdha në sjelljet, reagimet, qëndrimet e njerzëve dhe kombëve dhe, për më tepër, rrugëtimit të tyre nëpër histori. Sot, ekstremistatë fetar, me sa duket, kanë për qëllim të zbusin mentalitetin shqiptar dhe të dezorientojn, të dekoncetrojn debatin prej atij të kombit shqiptar tek ai i një "universaliteti fetar" ku gjuha kultura dhe mbarë interesat shqiptare duhet të sakrifikohen përball gjuhëve, kulturave dhe interesave të huaja (në dobi të armiqëve tanë, kuptohet). Këtë ide të djallëzuar duan të na e shesin për ideologji hyjnore thuajse Zoti ju a paska shpalosur vullnetin e tij.
Por përvoja jonë historike na ka mësuar se fatin njeriu e ka në dorë të vet dhe i prinë atij me mendjën, punën, sakrificën, pendën dhe pushkën tij. Dhe aty ku bënë njeriu me mund dhe meritë, aty Zoti vlerëson. Pra, Zoti vështron dhe vlerëson punën e njeriu dhe nuk i prinë as nuk i bënë pengesë asaj. Këtë gjë kanë bërë shqiptarët duke u bërë komb "pa mbështetje të jashtëme, përball dhe kundër të gjithëve". U munduan e u munduan mbretëri, perandori, hoxhallarë e priftërinjë të shtyr nga të huajt të na ndalonin, por ja ku jemi kur logjika historike do të thoshte zhdukje.
Sot, armiqët tanë e kanë kuptuar se nuk janë armët tona, as trupat tonë më të mirë se të tyrët, por është filozofia jonë shqiptare që është e pashembshëme përball çdo sfide historike. Këtë filozofi shqiptare ku njeriu vendos për fatin e tij duan ta thyejn pak nga pak mikrobet të lëshuara nga armiqët.
Mirëpo, ne shqiptarët jemi mendje hollë, racional dhe realist prej natyrës duke i besuar, para së gjithash mendjës sonë dhe asaj që mund të kapim me të. I besojm forcës sonë, punës sonë, sakrificave tona.
Pra, ne nuk mund të dimë se çfarë ka në dorë Zoti dhe çfarë nuk ka sepse nuk i ka rënë rasti askujt të rrij me të dhe nuk ja ka shpalosur askujt vullnetin tij për asnjë gjë. Ne nuk mund të dimë pra se çfarë vullneti ka Ai edhe për Shqipërinë dhe për Shqiptarët. Por një gjë e dimë : se Zoti na ka dhënë trup dhe tru, na ka dhënë duar dhe krah, na i ka dhënë të njejtat aftësi (mos më shumë) sikurse të gjithë njerzëve të kësaj bote. Mendojm se Ai ka bërë mjaft për ne.
E dimë edhe një gjë, se fati i Shqipërisë është në duart e shqiptarëve (fat që ju a ka lënë në dorë Zoti) dhe Ajo n'varet vetëm dhe vetëm nga ne. Pra, ne nuk duam ta ngatërrojm Zotin në punët e tona tokësore (sepse është edhe mëkat), por do ti kthehemi mendjës sonë dhe punës sonë. Kështu jemi në rregull edhe me Zotin edhe me vetvetën tonë.
Zoti është një, i plotfuqishëm dhe i vetmjaftueshëm dhe këtë askush nuk e mohon as nuk mund ta cënoj. Mirëpo, problemi është në janë shqiptarët një, të plotëfuqishëm dhe të vetmjaftueshëm ? Këtë të fundit shumë kujt i kemi lënë hapësirë që ta mohoj dhe ta cënoj. Këtu është epiqendra e problemit shqiptar dhe vija intelektuale e çdo debati ndërshqiptar. Rezultatin e këtij debati, Zoti do ta vlerësoj.