Mirëpritje

PERSPEKTIVË SHKENCORE

_______________________________

ANALIZA POLITIKE

_______________________________

KAM VENDOSUR TË SHKRUAJ DHE TË PUBLIKOJ

Labinot GJINI

9 qershor 2013

Deri më tani, nuk kam shkruajtur ose, më mirë të them, nuk kam publikuar. Kam preferuar të lexoj, të mësoj dhe kjo më kishte mjaftuar. Mendoja se ka kush të shkruaj, ka mjaft njerëz më të zgjuar se unë që do të dinë të shpërndajn mendjen e shëndosh tek të tjerët. Unë e ndjeja vetën në rangun e atyre që dëgjojn të ulur përball foltorëve të ligjeruesëve dhe, si njeri që e kupton pozicionin e tij, nuk i lejoja vetës që të dal në foltore dhe t'ju drejtohem të tjerëve. Ka kush... thoja në mes vete.

Mirëpo, dal nga dal, kohë mbas kohe, këto ligjerata janë kam më duken shumë të dyshimta. Edhe profesorët janë ka më duken shumë të çuditshëm. Analizat e tyre seç më duken konfuze, pa vlerë, jo koherente, me ndërlidhje të çuditshëme, me argumente të pakapshëme nga logjika njerëzore, me problematika të neveritshëme, me pikëpamje idioteske ...

Ndryshe thënë, gjithëçka që lexoj në mediat tona (me përjashtim të disave), gjithëçka që lexoj në veprat tona (me përjashtim të disave) është aqë mediokër dhe që reflekton një injorancë të thellë, por edhe një strukturë mendore të çuditshëme, më ka bërë të revoltohem. Më kanë bërë që të ndjehem njeriu më i zgjuar në mesin e injorantëve. Jam duke e kuptuar se në foltorët tona nuk janë më profesorët që po na ligjërojn, por këto foltore janë pushtuar nga disa student mediokër, por me një guxim të vërtet për të dal para të tjerëve dhe për luajtur rolin e profesorit. Me një vullnet të vërtet për ta ekspozuar vetën, me një guxim të vërtet për të ekspozuar injorancën dhe marrëzinë e tyre. Gjerësa, profesorët e vërtet, ose janë larguar vet duke hequr dorë nga këto foltore ose ju është bllokuar qasja në to (shumë shkrime, analiza serioze, jam duke i lexuar kryesisht nëpër profilët e facebookut të autorëve ose nëpër disa media të panjohura nga publiku. Të gjitha faqet e njohura, mediat e njohura, nuk i publikojn këto shkrime. Dikush duhet të më shpjegoj pse).

Këta që kanë zënë foltorët vërtet duken qeshark, mirëpo, çuditërisht, ata arrijn të bindin një pjesë të sallës, të cilët ende se kanë kuptuar se ata janë duke ligjëruar marrëzinë e tyre dhe jo shkencën as analizën e mirëfillët.

Thoja në mes vete "hajt se do të kënaqën deri sa të kthehen profesorët" dhe pastaj do të shkojn prapë tek ulëset e tyre, të ulen dhe të dëgjojn. Mirëpo, u bënë sa vjet e profesorët nuk po kthehen. Ata, definitivisht, i paskan lënë foltorët dhe ato tani janë shëndërruar në një objekt konkurence në mes të marrëve.

Në pozicionin tim, në injorancën time, nuk do të mund të ligjëroja përkrah ndonjë profesori të vërtet e aqë më pak ti bëja konkurencë. Nuk do të mund të ligjëroja në një hapësirë normale dhe inteligjente. Mirëpo, e dij se mund të ligjëroj përkrah të marrëve dhe, bile, t'ju bëjë një konkurencë të fort. E dij, se një hapësirë që është e gatshëme të dëgjoj marrëzira përditë, do të më jap edhe mu qasje dhe marrëzive të mija.

Pra, nga sot, do të keni edhe një të marrë në këtë garë të foltorëve. E di, se nuk do të ma japin fjalën. Por do t'ju a marrë.

Shpresoj, që në anën tjetër të ketë njerëz të marr të cilët janë mërzitur me marrëzinë e të tjerëve dhe tani do ta pëlqejn marrëzin time. Ju premtoj se do të jet e ndryshëme

FILOZOFI

_______________________________

DOSIE

_______________________________

KOMENTE

_______________________________

ESE

_______________________________

Message sans titre - Aug 02, 2013 11:24:36 PM