21. 365 Profeci Te Përmbushura Ne Mënyre Te Mrekullueshme!

365 Profeci Te Përmbushura Ne Mënyre Te Mrekullueshme

II PETER 1

19. Ne e kemi edhe më të vërtetuar fjalën profetike, të cilën bëni mirë ti kushtoni kujdes, si një kandil që ndriçon në një vend të errët, derisa të zbardhë dita dhe ylli i dritës të lindë në zemrat tuaja,

20. duke ditur së pari këtë: që asnjë profeci e Shkrimit nuk është objekt i interpretimeve të veçanta.

21. Sepse asnjë profeci nuk ka ardhur nga vullneti i njeriut, por njerëzit e shenjtë të Perëndisë kanë folur, të shtyrë nga Fryma e Shenjtë.

LLUKA 21 - Zoti Jezus Krisht -

11. do të ngjajnë tërmete të mëdha, zi buke dhe murtaja në vende të ndryshme; do të ndodhin edhe dukuri të llahtarshme dhe shenja të mëdha nga qielli.

Duhet të te kontrollojmë me shumë kujdes, sepse edhe Satani është transformuar ne ëngjëll të dritës duke dhënë ca ‘’libra të shenjtë’’. Demonët dinë shkencën, dhe shume detaje mbi trupin e njeriut. Por demonet NUK E DINË të ardhmen me detaje apo detaje për të ardhmen e jetës individuale të njerëzve. Keshtuqë, ne duhet të VERIFIKOJMË që të mos gënjehemi nga ëngjëj të rënë apo profetë falsë!

KJO ËSHTË NJË LISTË E PROFECIVE TË SHKRIMEVE TE JUDENJVE QË YESHUA HA’MASHIACH (JEZUS KRISHTI) I KA PËRMBUSHUR.

Si fillim po analizojmë vetëm 8 profeci:

Probabiliteti që Jezus Krishti të përmbushi profecitë

Fokusi I kësaj pjese është që të shohë probabilitetin që Krishti të përmbushi profecitë në Testamentin e vjetër.

Kështu që, sa është probabiliteti? Probabiliteti është I njohur edhe si ‘’mundësi’’, është një degë e matematikës që mat gjasat që një ngjarje të ndodhë. Sa për të filluar le të shohim ca ‘’ndodhi’’ interesante:

Të goditesh nga rrufeja në një vit është baraz 7x [10] ^ 5 ose 1 në 700,000

Të vritesh nga rrufeja në një vit është baraz 2 x [10] ^6 ose 1 në 2,000,000

Të bëhesh president është baraz 1 x [10] ^7 ose 1 në 10,000,000

Që një metoerit të bjerë në shtëpinë tënde është baraz me 1.8 x [10] ^14 ose 1 në 180,000,000,000,000

Që ti të vdesësh një ditë probabiliteti është baraz = 1 me 1

Siç mund ta shihni, probabiliteti të goditesh apo të vritesh nga një rrufe, të bëhesh president, ose të të bjerë një metorit në shtëpi, rritet progresivisht, por gjithsesi dikujt në ndonjëmënyrë mund t’I nddhë kjo, dhe ky dikush mund të jesh edhe ti.

Tani le të shohim një nga studimet e probabilitetit më të mrekullueshme për t’u paraqitur. Doktor Peter Stoner, autor I Science Speaks, aplikoi principet e porbabilitetit, e cila përcakton që nëse shansi që një gjë të ndodhi është ‘’1 në M’’, dhe shansi që një tjetër gjë pa lidhje me të parën të ndodhi është ‘’1 në N’’, atëherë shansi që të dyja të ndodhin është ‘’ 1 në MxN’’, ashtu siç duhet të bëjë që të përmbushen profecite Biblike.

Bibla është e mbushur me profeci, si me ngjarje që kanë ndodhur, si me ngjarje që do të ndodhin në të ardhmen. Në Shkenca Flet, Dr. Stoner studion probabilitetin që një njeri I vetëm, Jezu Krishti, të mund të përmbushë, sikur edhe vetëm 8 nga 300 profecitë të cilat thuhen për të ne Bibël. Le të shikojmë këto tetë profeci nga Testamenti I Vjetër, që I përkasin Krishtit, dhe përplotesimi I tyre nga Krishti në Testamentin e Ri, probabilitetin që vetëm një njeri të përmbushë vetëm një profeci, dhe pastaj shumën që një njeri te përmbushë të tetë profecitë njëkohësisht. Kini prarssyh, që hapësira kohore ndërmjet profecive në Testatmentin e Vjetër dhe përmbushja e tyre në Testatmentin e Ri, është njëqind deri ne mijëra vjet.

Për t’ju përgjigjur pyetjes sa është probabiliteti që një njeri te përmbushi tetë profeci, aplikohet principi I probabilitetit. Keshtu që duke shumëzuar tetë probabilitetet së bashku na jep 2,8 x [10] ^28, se për t’a thjeshtëzuar si numër 1x [1] ^28 ose 1 në 10 000 000 000 000 000 000 000 000 000. Duke dhënë këtë dhe hapësirën kohore ndërmjet shkrimeve në Testamentin e Vjetër dhe përmbushjen e tyre nga Krishti në Testamentin e Ri, profecite ose u janë dhënë profetëve nga Zoti, ose profetet I shkruan ata ashtu si ata menduan se do të ishte. Sa ishte mundesia që profetet ta hamendesësonin që Krishti do te përmbushte tetë profeci?

Shënim: Ka 456 profeci te permbushura vetëm nga Krishti të shkruara në Bibël.

Pasi u ekzaminuan vetem tetë profeci të ndryshme, edhe pse mund të përdornim 456, profesori I merituar I Shkencës në kolegjin Westmont dhe Peter Stoner, kane llogaritur probabilitetin që një njeri të përmbushë profecitë më të mëdha ne lidhje me Mesinë. Vlerësimet janë matur nga 12 klasa të ndryshme me 600 nxënës te kolegjit. Studentët peshuan me kujdes të gjithë faktorët, diskutuan çdo profeci, dhe ekzaminuan rrethana të ndryshme të cilat mund te përcaktojnë se si njerëzit mund të konspirojne së bashku për të përmbushur një profeci të caktuar. Ata bënë vlerësimet e tyre mjaftueshmerisht konservative, kështu që arriten perfundimisht në marreveshjen unanime edhe me studentet më skeptikë. Por kur profesor Stoner mori vlerësimet e tyre ai I rrumbullaksi ato edhe më shumë dhe I bëri edhe më konservative. Ai bile inkurajoi skeptikë të tjerë dhe shkencëtarë të tjerë që të bënin vlerësimet e tyre që të shikonte nëse vlerësimet e tij ishin më se të drejta.

Përfundimisht ai paraqiti shifrat e tij për rishikim në Komitetin e Përkatësisë së Shkencës Amerikane. Pas kontrollit, ata verifikuan se llogaritjet e tij ishin të besueshme dhe të sakta në lidhje me materialin shkencor të paraqitur. Për shembull, në lidhje me Mikea 5:2, ku thuhet se Mesia do të lindte në Betlehem, Stoner dhe stundenët e tij përcaktuan popullsinë mesatare të Betlehemit që nga koha e Mikeas në të tashmen ; pastaj e përpjesëtuan me popullsinë mesatare të tokës në të njëjtën periudhë. Ata dolen në përfundimin që shanset që një njeri të lindë në Betlehem ishte afërsisht 1 në 300 000.

Pasi u analizuan tetë prfecitë e ndryshme, ata në mënyrë të kujdesshme vlerësuan që shanset që një njeri I vetëm të përmbushë të teta profecitë ishte një në 10 ne fuqi të 17. Për të ilustruar sa I madh është numri 10 në fuqi të 17, Stoner dha këtë shembull. Imagjinoni të mbuloni të gjithë shtetin e Teksasit me dollarë argjendi me një trashësi prej afërsisht 60 centimetra. Numri total I dollareve që do të mbulonte shtetin e Teksasit me këtë trashësi do të ishte 10 në fuqi të 17. Tani zgjidhni vetëm një nga ato dollaret e argjendit, bëjini një shenjë dhe hidheni nga një aeroplan. Pastaj përzijini të gjithë këto dollarët në të gjithë shtetin e Tekasasit, që nga fundi deri ne fillim. Kur ajo të jetë bërë, lidhjani syte një njeriu, tregojini se ai mund të udhëtoje ku të dojë në shtetin e Teksasit. Por ai duhet të bëjë diçka, të ndalet në çdo vend të mundshëm dhe të gërmojë për atë dollarin të cilin e kishim shenjuar. Tani shanset që ai të gjejë atë dollar të vetëm në shtetin e Teksasit do të ishte I njëjtë me shansin që profetet kishin për të gjetur që tetë profeci të tyre të përmbusheshin nga një njeri I vetëm në të ardhmen.

Po të ishim në kushte financiare, a do të kishte ndonjë I cili nuk do te investnte në një sipërmarrje, në qoftë se shanset për të humbur do të ishin vetëm 1 në 10 në fuqi të 17? Këtë lloj sigurie investimi na ofron Zoti, për besimin në Krishtin Mesian e Tij. Profeori Stoner përfundon: ‘’ Përmbushja e vetëm këtyre tetë profecive provon se Zoti frymëzoi shkrimin e këtyre tetë profecive, me një saktësi e cila mund të gabojë vetëm me një shans në 10 në fuqi të 17’’.

Një mënyrë tjetër për ta thënë këtë është që çdo person që minimizon ose injoron rëndësinë e shenjave identifikuese biblike në lidhje me Mesian do të ishte një budalla. Por sigurisht ka më shumë se tetë profeci. Në një tjetër llogaritje Stoner përdori 48 profeci ( edhe pse mund të Përdorte 456) dhe arriti në vlerësimin më konservativ të mundshëm, që probabiliteti që 48 profeci të përmbushen në një person të vetëm është një në 10 në fuqi të 157. Sa I madh është numri 10 në fuqi të 157. 10 ne fuqi te 157 është numri 1 I ndjekur nga 157 zero mrapa!

Le të mundhemi të shpjegjmë këtë numër duke përdorur elektronet. Elektronet janë objekte shumë të vogla. Ata janë më të vegjël se atomet. Duhen 2 500 000 000 000 000 prej tyre të rrjeshtuar njëri pas tjetrit për të formuar një gjatësi prej 2,54 centimetra. Edhe nëse do të numëronim 4 elektrone çdo sekond dhe te rrinim duke numeruar ditë e natë do të na duheshin 19 milion vjet t’I numëronim elektronet që përmendëm më parë.

Po sa do të ishte hapësira që do të zinin nëse do të kishim të bënim me një numër prej 10 në fuqi të 157 elektrone?

Imagjinoni të ndërtoni një top të madh me këto elektrone te ngjeshur njëri pas tjetrit në të gjitha drejtimet me një rreze prej 6 bilion vite drite. Distanca në milje e vetëm një viti dritë është 6,4 trilion milje. Ky do të ishte një top shumë I madh. Por jo aq I madh sa të maste numrin 10 në fuqi 157 me elektrone. Në mënyrë që ta bëni këtë duhet të merrni topin e madh me elektrone me një rreze prej 6 bilion vite drite dhe ta shumëzoni me 6 x 10 ne fuqi të 28. Sa e madhe është kjo? Është gjatësia e hapësirës që duhet për të ruajtur triliona, triliona e triliona me të njëjtin top gjigant që përmendëm më parë bile edhe me shumë. Në fakt hapësira që duhet për të ruajtur të gjithë këto topa te kmbinuar së bashku do të fillonin vetem të’’ gërvishtnin sipërfaqen’’ e numrit të elektroneve prej 10 në fuqi të 157.

Por le ta supozojmë se ju e keni një ide të numrit të elektroneve që sapo përmendëm. Tani imgjinoni t’I bëni një shenjë njërit prej këtyre elektroneve që përmendëm. Përzijini ato. Pastaj caktoni një person të udhëtojë me rraketë kozmike për sa kohë të dojë ai, në çfarëdolloj drejtimi që të dojë ai. Thuajini të ndalet dhe të marrë një segment të hapësirës, pastaj merrni një mikroskop me fuqi të madhe zmadhuese dhe kërkoni elektronin e shenjuar në atë segment. Sa mendni që shanset e tij të jetë I suksesshëm të jenë. Do të ishte 1 në 10 në fuqi të 157. Dhe mbani mend, ky numer perfaqëson shanset që vetëm 48 profeci të bëhen të vërteta në një person.

Gjithë kjo ilustron se sa është absolutisht e pamundur për dikë të përmbushë profecitë mesianike me shans. Në fakt një autoritet lider në teorine e probabilitetit, Emile Borel, thotë në librin e tij Probabilitetet dhe Jeta, se në momentin që ne e kalojme shansin 1 në 10 në fuqi të 50, probabiliteti është aq I vogël saqë është e pamundur të mendosh se ai do të ndodhë ndonjëherë. Ja një ilustrim I fundit për të shpjeguar imensitetin e numrit 10 në fuqi të 157 dhe pse shkenca e probabiliteti thotë se ne po shqyrtojmë një mrekulli.

Imagjinoni një milingonë që ecën me shpejtësinë 2,54 centimetra për çdo 15 bilion vite. Sikur ajo të mbante vetëm një atom për çdo herë sa atome do të lëvizte ajo në 10 në fuqi të 157 viteve? Edhe pse me një shpejtësi ekstremisht aq të vgël, ajo do të ishte e aftë të lëvizte te gjithë atomet në 600 000 trilion trilion trilion trilion universeve, që kanë madhësinë sa universi ynë, I cili e ka distancën 30 bilion vite dritë! Përsëri e gjithë kjo do të thotë që është e pamundur që të 48 profecitë të përmbushen vetëm me shans.

Ky është lloji I provës se ka një Zot, I cili ne mënyrë supernatyrore dha këto informacione. Dhe le të kemi parasysh që këto janë vetëm 48 nga 456 profecitë mesianike nga të gjitha 8 000 profecitë Biblike, ndër të cilat qindra prej profecive janë përmbushur deri tani. Perëndia na tregojnë të vërtetën!

Hebrew = Shqip

Adam = Njeri

Seth = i emëruar

Enosh = i vdekshëm

Kenan = Pikëllim

Mahalalel = Elohim i bekuar

Jared = Do të zbresin

Enoch = Mësimdhënie

Methuselah = Vdekja e Tij do të sjellë

Lamech = Të dëshpëruar

Noah = Rehati (ose Pushim)

Zanafilla 5

"Njeriu eshte te emëruar pikëllim vdekatar, por Elohim i bekuar do të zbresin poshte mësimdhënie qe vdekja e Tij do të sjelle Rehati për dëshpëruar. "

Profecite mesianike janë studiuar me statistika dhe mundësi. Profecite mesianike nuk janë të turbullta. Gjëra me të vërtete specifike janë profetizuar në lidhje me Mesian. Të përpiqesh të argumentosh që Jezu Krishti nuk është Mesia, është një absurditet matematikor!

////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////

////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////

And for leap year, you can have Psalm 22 as a Messianic Hymn and David's praise.

Psalms 22

16. Sepse qentë më kanë rrethuar, një grup keqbërësish më rri rrotull; më kanë SHPUAR duart dhe këmbët.

17. Unë mund t'i numëroj gjithë kockat e mia; ato më shikojnë dhe më këqyrin.

18. Ndajnë midis tyre rrobat e mia dhe hedhin në short tunikën time.

PSALMET 22

https://www.wordproject.org/bibles/al/19/22.htm

MATEU 27

https://www.wordproject.org/bibles/al/40/27.htm

MATEU 27

33. Dhe, kur arritën në vendin që quhej Golgota, domethënë "Vendi i kafkës",,

34. i dhanë të pijë uthull të përzier me vrer; por ai, mbasi e provoi, nuk deshi ta pinte.

35. Mbasi e kryqëzuan, i ndanë me short rrobat e tij, që të përmbushej ç'ishte thënë nga profeti: ''I ndanë ndërmjet tyre rrobat e mia dhe hodhën short mbi tunikën time''.

Zakaria 12 (Viti 500 para Krishtit) - profeci

1. Orakulli i fjalës të Yahweh lidhur me Izraelin. Kështu thotë Yahweh që i ka shpalosur qiejt, që ka hedhur themelet e dheut dhe ka formuar frymën e njeriut përbrenda tij:

....

9. Atë ditë do të ndodhë që unë do të veproj për të shkatërruar të gjitha kombet që do të dalin kundër Jeruzalemit".

10. "Do të derdh mbi shtëpinë e Davidit dhe mbi banorët e Jeruzalemit Frymën e hirit dhe të përgjërimit; dhe ata do të vështrojnë drejt meje, drejt atij që KANË THERUR; do të pikëllohen për të, ashtu si pikëllohesh për një bir të vetëm, dhe do të hidhërohen shumë për të, ashtu si hidhërohesh fort për një të parëlindur.

Zoti Perëndia (YHWH Elohim) mori mish njerëzor dhe u SHPUAR nga banorët e Jeruzalemit? Po!