Projekte

Titulli i projektit: NaturAL (Strengthening capacity in National Nature Protection - preparation for Natura 2000 network)

Kohëzgjatja e projektit: Shkurt 2015 – Maj 2019

Financues i projektit: Komisioni Europian

Përmbledhje e projektit: Për realizimin e këtij projekti kanë punuar edhe një pjesë e ekspertëve të florës dhe faunës të QKFFsë. NaturAL synonte të ndalonte shkatërrimin e biodiversitetit në Shqipëri, përmes përmirësimit të menaxhimit të zonave të mbrojtura të vendit. Projekti u përqëndrua në zbatimin e të paktën pesë planeve të menaxhimit të shumë zonave të mbrojtura në Shqipëri dhe përgatitjen e një liste paraprake të vendeve Natura 2000 në funksion të paraqitjes së tyre të ardhshme në Komisionin Evropian nga autoritetet shqiptare.

Titulli i projektit: Studim i thelluar dhe gjithëpërfshirës i florës, faunës dhe bimësisë së zones bregdetare Vilun – Rana e Hedhur

Kohëzgjatja e projektit: Mars 2016 – Dhjetor 2016

Financues i projektit: Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës

Përmbledhje e projektit: I gjithë projekti është zbatuar nga ekspertët e florës dhe faunës së QKFFsë. Qëllimi i këtij projekti ka qenë vlerësimi i biodivesitetit të zonës së studimit duke u

mbështetur në grupe përfaqësuese të florës dhe faunës. Objektivat specifike të këtij studimi:

1) Studimi i faunës dhe florës spontane, me fokus kategoritë e rrezikuara duke kryer edhe ruajtjen ex-situ të specieve florike

2) Vlerësimi i dinamikës dhe analizës sasiore së popullatave të llojeve të shpërndarë në

habitatet e ndryshme të zonës në studim (kryesisht për faunën).

3) Identifikimi dhe klasifikimi i habitateve sipas Direktivs Evropiane (Natura 2000)

4) Hartëzimi i specieve me rëndësi për genofondin dhe habitateve të zonës

5) Rekomandime për menaxhimin e qëndrueshëm të zonës për ruajtjen e pasurisë biologjike dhe vlerave të saj, në funksion të popullsise vendase e më gjerë.

Titulli i projektit: Monitorimi i biodiversitetit

Kohëzgjatja e projektit: Janar 2015 – Dhjetor 2015

Financues i projektit: Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës

Përmbledhje e projektit: Për realizimin e këtij projekti kanë punuar ekspertët e florës dhe faunës të QKFFsë. Monitorimi i cilësisë së mjedisit nëpërmjet përdorimit të treguesve të biodiversitetit, për vitin 2015 është kryer në 16 stacione me prioritet më të lartë, të shtrira në jug të Shqipërisë. Stacionet e përzgjedhura dhe treguesit e biodiversitetit si dhe nivelet e pritshme të ndotjes dhe të ndikimit të tyre mbi popullsinë dhe ekosistemet janë kriteret primare që janë konsideruar në të gjithë procesin, duke ndjekur gjithashtu kërkesat bazë të legjislacionit kombëtar dhe të Bashkimit Europian. Vëzhgimet do të realizohen në një periudhë 3-vjecare (deri në 5-vjecare për lloje të vecanta), përkatësisht për 16-17 stacione në një vit. 

Titulli i projektit: Vlerësim cilësor dhe sasior i biodiversitetit në ekosistemin e grykëderdhjes së lumit të Vjosës”

Kohëzgjatja e projektit: 2014-2015

Financues i projektit: Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës

Përmbledhje e projektit: I gjithë projekti është zbatuar nga ekspertët e florës dhe faunës të QKFFsë. Qëllimi i këtij projekti ka qenë vlerësimi i biodivesitetit në grykëderdhjen e lumit të Vjosës, duke u mbështetur në grupe përfaqësuese të florës dhe faunës.

Titulli i projektit: Monitorimi hidrobiologjik dhe i biodiversitetit ne deltat e lumenjeve Drin –Mat për vitin 2013”

Kohëzgjatja e projektit: Mars 2013 – Dhjetor 2013

Financues i projektit: Agjencia e Mjedisit dhe Pyjeve, Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave

Përmbledhje e projektit: Për realizimin e këtij projekti kanë punuar edhe një pjesë e ekspertëve të florës dhe faunës të QKFFsë. Në mbështetje të Programit Kombëtar të Monitorimit për vitin 2012 dhe bazuar në eksperiencën e punës disavjeçare të specialistëve të Qendrës Kombëtare të Florës dhe Faunës në lidhje me inventarizimin dhe monitorimin e florës e faunës së vendit tonë, synimi i këtij projekti ka qenë vlerësimi i gjendjes aktuale të fitoplanktonëve, fitobentos, zooplankton, zoobentos, habitateve natyrorë të rrezikuara apo interesante nga këndvështrimi i biodiversitetit, si dhe i bimëve dhe kafshëve me rëndësi europiane  dhe kombëtare, për ruajtje (lloje të listës së kuqe), në këto habitate. Procesi i monitorimit u përqëndrua në Deltat e Lumenjeve Drin dhe Mat dhe u projektua si një monitorim afatgjatë, pasi ndryshimet në ekosistem dhe në elementet e tij përbërës, abiotike dhe biotike, për shkak të ndryshimeve klimatike, kërkojnë një kohë relativisht të gjatë të ndodhin dhe të bëhen të dukshme.

Titulli i projektit: Monitorimi i disa llojeve të rrezikuara të Faunës dhe Florës në Alpe”

Kohëzgjatja e projektit: 2011-2013

Financues i projektit: Programit Kombëtar për Kërkim dhe Zhvillim, Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujërave

Përmbledhje e projektit: Për realizimin e këtij projekti kanë punuar ekspertët e florës dhe faunës, pjesë e QKFFsë. Zona e Alpeve, e përzgjedhur për monitorim përfaqëson një nga rajonet më të pasura dhe me vlera më të larta në drejtim të biodiversitetit, me habitate dhe lloje me interes në nivel europian apo te rralla, të kërcënuara dhe endemike.

Titulli i projektit: Monitorimi i habitateve me rëndësi europiane në rajonin “Grykëderdhje e Lumit Vjosë – Grykëderdhje e Lumit Bunë”

Kohëzgjatja e projektit: Janar – Dhjetor 2009

Financues i projektit: Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave

Përmbledhje e projektit: Për realizimin e këtij projekti kanë punuar edhe një pjesë e ekspertëve e florës, pjesë e QKFFsë. Rajoni i përzgjedhur për monitorim përfaqëson një nga rajonet më të pasura dhe me vlera më të larta në drejtim të biodiversitetit, me habitate dhe lloje me interes në nivel europian apo te rralla e të kërcënuara. Në këtë rajon takohen një numër i madh shoqërimesh bimore, një spektër i gjerë habitatesh, duke filluar nga ranishtet bregdetare, dunat ranore, lagunat dhe tokat e kripura e të njelmëta, pyjet aluvionale dhe ata halorë mesdhetarë etj. Mjaft prej këtyre shoqërimeve  janë të rrezikuara.

Titulli i projektit:" Vështrim botanik i Rivierës Shqiptare (Porto Palermo – Sarandë)"

Kohëzgjatja e projektit: Qe prej vitit 2019 e ne vazhdim

Financuesi i projektit: Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës.

Permbledhje e projektit: Ky projekt zbatohet nga botanistët e Kopshtit Botanik të QKFFsë.

Ekspeditat në terren realizohen në pranverë. Objektivat kryesore te këtij studimi janë:

1. Identifikimi dhe gjeoreferncimi i florës së zonës, përcaktimi i statusit të rrezikimit sipas IUCN

dhe ruajtja ex-situ e specieve me vlerë në Kopshtin Botanik

2. Identifikimi dhe klasifikimi i habitateve, sipas Direktivës Evropiane të Habitateve (Natura

2000)

3. Hartëzimi i habitateve të zonës dhe i shpërndarjes gjeografike të specieve me rendësi për

genofondin

4. Rekomandime për mirëmenaxhimin e pasurisë biologjike të zonës dhe përdorimin e

qëndrueshëm të vlerave të saj.

Titulli i projektit: Studimi i florës dhe vegjetacionit të Malit të Pashtrikut”

Kohëzgjatja e projektit: Pranvere 2021 – Pranvere 2022

Financuesi i projektit: Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës.

Permbledhje e projektit: Ky projekt zbatohet nga botanistët e Qendrës Kërkimore të Florës dhe

Faunës. Qëllimi i projektit është njohja paraprake me habitatet dhe grupimet kryesore bimore të

zones, si dhe florës përkatëse të tyre, si dhe grumbullimi i bimëve të gjalla për ekspozicionet e

Kopështit Botanik, si dhe pasurimi i Herbarit Kombëtar me lloje te reja nga zona e marr ne

studim.