Projekti EduGame bazohet në një bashkëpunim të gjerë shumëpalësh që lidh Bashkimin Evropian, Ballkanin Perëndimor dhe Mesdheun Jugor, duke formuar një konsorcium prej 9 Institucionesh të Arsimit të Lartë:
Universiteti Vytautas Magnus – VMU (Koordinator, Lituani)
Universiteti Politeknik i Valencias – UPV (Spanjë)
Universiteti i Studimeve të Salernos – UNISA (Itali)
Universiteti i Sousse – US (Tunizi)
Universiteti i Jendouba – UJ (Tunizi)
Universiteti "Xhemal Bijediç" i Mostarit – UNMO (Bosnjë-Hercegovinë)
Universiteti i Bihaçit – UNBI (Bosnjë-Hercegovinë)
Universiteti i Tiranës – UT (Shqipëri)
Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani" – UNIEL (Shqipëri)
Specialistë nga Lituania, Spanja dhe Italia do t'u prezantojnë kolegëve nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina dhe Tunizia qasje të reja pedagogjike, të orientuara nga studenti, konstruktiviste dhe eksperienciale, si dhe zgjidhje të reja në teknologjinë arsimore. Kjo do t'i ndihmojë mësuesit të hartojnë dhe zhvillojnë lojëra edukative, të njohin potencialin e tyre didaktik dhe t'i përdorin ato në praktikën pedagogjike.
Të diplomuarit do të jenë në gjendje të aplikojnë të mësuarit e bazuar në lojëra si një strategji inovative pedagogjike, duke promovuar ndryshimin social dhe nxitjen e përfshirjes, me prioritet të drejtat e njeriut, barazinë gjinore, kohezionin social dhe përfshirjen e popullatave të ndryshme, pavarësisht aftësisë, moshës, gjinisë, etnisë apo prejardhjes kulturore.