Titullari/pedagogu i lëndës: Dr. Shpresim Domi
Ngarkesa: 6 kredite, 60 orë, 30 me 30
Tipologjia e lëndës: B, Karakterizuese
Viti Akademik/Semestri kur zhvillohet: Viti i parë, semestri i parë
Lloji i lëndës: me detyrim
Programi i studimit: Për studentët e Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit. Programi i studimeve: “Agroturizëm dhe Mikpritje”, për Shkollën e Lartë Profesionale (Niveli 5 i Kornizës Shqiptare të Kualifikimit)
Adresa elektronike e titullarit/pedagogut të lëndës: shdomi@ubt.edu.al
Trajtimi i tematikave që përmban ky modul ofron një përmbledhje të natyrës dhe karakteristikave kryesore të turizmit rural. Përgjatë trajtimit të tematikave të këtij moduli, do të analizohen dhe vlerësohen burimet e veçanta për zhvillimin e turizmit, të cilat janë të përshtatshme për tendencat e kërkesës në të ardhmen. Gjatë kursit do të shqyrtojmë çështje që lidhen me qëndrueshmërinë dhe se si mund të menaxhohet në kontekstin e një zone rurale të ndjeshëm, relativisht të dobët dhe në rënie. Kursi vendos theks të veçantë në zhvillimin e aftësive të studentëve për të menduar në mënyrë individuale, kritike, dhe për të zgjidhur probleme në frymën e grupit.
Në përfundim të trajtimit të tematikave që përmban kjo lëndë, studentët do të jenë në gjendje të njohin, kuptojnë dhe përvetësojnë njohuritë dhe aftësitë si vijon:
Të njohin konceptin turizëm rural, multifunksionalitetin etj.
Të njohin dhe të bëjnë diferencën e tipeve të turizmit rural
Të kuptojnë lidhjen që ekziston ndërmjet dy sektorëve, bujqësisë dhe turizmit
Të analizojë ofertën dhe kërkesën e turizmit rural
Të njihen me sipërmarrjen në turizmin rural
Të njohin shume mirë aspektet ekonomike dhe sociale të zhvillimit rural
Të njohin dhe përvetësojnë të gjitha sfidat me të cilat përballet sot zhvillmi rural
Të njohin aspekte të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit rural
Të njohin sektorin e agroturizmit si një sipërmarrje e re, e suksesshme për zhvillimin dhe rivitalizimin e zonave rurale.