Lënda Bazat e Turizmit, ofron një informacion e nivelit baze lidhur me sektorin e turizmit. Në programin e këtij moduli, studentet do te gjejnë informacionin e nevojshëm për një numër problemesh qe lidhen me karakteristikat baze te zhvillimit te turizmit siç janë kuptimi i termave turist dhe turizëm, disiplinat shkencore qe e studiojnë turizmin etj. Në vijim, ofron njohuri rreth efekteve të turizmit, formave të turizmit, të ardhmes së turizmit etj.
Ky modul do ti shërbejë studentëve por edhe një numri më të gjerë lexuesish për të marrë njohuri bazë mbi turizmin. Synohet që në përfundim të zhvillimit të kësaj lëndë, studenti të jetë në gjendje të kuptojë dukurinë turizëm, përkufizimet, metodat dhe disiplinat shkencore qe studiojnë turizmin.
Disa nga objektivat që synohen të adresohen në përfundim të zhvillimit të kësaj lënde, janë si vijon:
Ø Studenti te mund te njihet me zhvillimin historik te turizmit dhe me zhvillimin e turizmit ne Shqipëri.
Ø Studenti të mund të njohë faktorët qe mundësojnë zhvillimin e turizmit.
Ø Studenti te jete ne gjendje te kuptoje turizmin si nje sistem dhe gjithashtu te mund te njoh modelet e zhvillimit te tij.
Ø Studenti të jetë në gjendje të kuptoje se cilat janë efektet ekonomike dhe ato joekonomike ne industrinë e turizmit, udhëtimeve dhe mikpritjes dhe te jete ne gjendje te beje një klasifikim te këtyre efekteve.
Ø Studenti te mund te kuptoje se cili është ndikimi i turizmit mbi mjedisin natyror.
Ø Studenti te mund te njohe tipet e turizmit aktiv dhe pasiv si forma të shfaqjes së turizmit.
Ø Studenti te mund te njihet me dokumentimin statistikor te lëvizjes turistike.
Ø Studenti të njohë dhe te kuptoje se cila janë sfidat, tendencat dhe cila është e ardhmja e turizmit ne Shqipëri dhe Evrope.
Ø Studenti te mund te kuptoje marrëdhënien qe ekziston midis turizmit dhe zhvillimit te qëndrueshëm dhe se si industria e turizmit mund te behet nje industri e qëndrueshme.