Titullari/pedagogu i lëndës: Dr. Shpresim Domi
Ngarkesa: 5 Kredite, 42 ore fizike total, Raporti 2/2
Tipologjia e lëndës: B, Karakterizuese
Viti Akademik/Semestri kur zhvillohet: 2021-2021, Kursi I, Semestri i parë
Lloji i lëndës: Me detyrim
Programi i studimit: Për studentët e Kursit të I, Niveli Master Profesional, Departamenti i Menaxhimit të Turizmit Rural
Adresa elektronike e titullarit/pedagogut të lëndës: shdomi@ubt.edu.al
Lenda “Menaxhim Akomodimi në Turizëm”, pjesë e kurrikules se Departamentit “Menaxhimi i Turizmit Rural”, zhvillohet si modul i detyrueshëm për studentët e këtij departamenti.
Lënda Menaxhim Akomodimi në Turizëm do ti shërbejë studentëve, por edhe një numri më të gjerë lexuesish, për të marrë njohuri bazë mbi menaxhimin e njësive të akomodimit në turizëm.
Disa nga objektivat që synohen të adresohen në përfundim të zhvillimit të kësaj lënde, janë si vijon:
Studenti të jetë në gjendje të përshkruajë kronologjinë e zhvillimit te industrisë se akomodimit
Të interpretoje mënyrën e organizimit si dhe funksionet e veçanta te punës ne një sipërmarrje ne industrinë e akomodimit.
Të përshkruaj punën e punonjësve te front-Office apo punonjësve qe janë ne kontakt te drejtpërdrejte me konsumatorin
Studenti të njohe menaxhimin e sigurisë dhe humbjeve ne sipërmarrjen e akomodimit
Të njohe aspektet e menaxhimit te burimeve njerëzore, marketingut, ushqimit dhe pijeve ne sipërmarrjen e akomodimit
Studenti të jete ne gjendje te njohe kontratat dhe marrëveshje te tipit Franchise
Të njohe aspekte te menaxhimit te resorteve si një sipërmarrje e veçante ne industrinë e akomodimit
Studenti të jete ne gjendje te njohe konceptin e Time-Share dhe pronësisë ne pushime
Të njohe aspektet të menaxhimit mjedisor të njësive akomoduese.
Të njohë akomodimin në zonat rurale