Hyrje

"Business Process Management", shqip "Manaxhimi i Proceseve te Biznesit" eshte arti dhe shkenca e vrojtimit se si kryhen punet ne nje organizate per te garantuar rezultate te qendrueshme dhe te shfrytezohen mundesite per permiresim. { Reference: Fundamentals of Business Process Management, Marlon Dumas, Marcello La Rosa, Jan Mendling, Hajo Reiser}

Ne kete kontekst termi "permiresim" mund te kete kuptime te ndryshme ne varesi te objektivave te organizates.

Disa shembuj te "permiresimit" do te ishin:

    • - ulja e kostove te prodhimit apo shperndarjes,

    • - ulja e kohes se prodhimit

    • - ulja e koeficienttit te gabimeve

    • Rritja e perparesive konkuruese nepermjet inovacionit

    • etj

Nderhyrjet per permiresimin mund te jene momentale ose te vazhdueshme , mund te jene graduale ose rrenjesore. BPM nuk ka te beje me permiresimin e menyres se si kryhen veprimet individuale ( te specializuara sipas fushes) por ne permiresimin e zinxhirit te ngjarjeve, aktiviteteve dhe vendimmarrjeve ne funksion te mberritjes se objektivave te organizates. Keto zinxhire te ngjarjeve, aktiviteteve dhe vendimmarrjeve quhen procese.

Procese tip

Cdo organizate, qofte ajo qenveritare, OJF apo biznesi duhet te manaxhoje proceset e punes. Disa shembuj tipik procesesh neper organizata jane:

    • Porosi-Pagese (Order-to-Cash)

    • Ky proces ndodh tek shitesi,dhe fillon kur nje klient ben nje porosi per te blere nje produkt ose sherbim dhe perfundon kur produkti ose sherbimi este levruar tek klienti dhe ky i fundit ka bere pagesen. Ky process permbledh aktivitetet qe kane te bejne me verifikimin e porosise, transportin, faturimin, pagesem dhe vleresimin

    • Quote-to-Order ( Oferte-Porosi)

    • Ky proces zakonisht paraprin procesin "Porosi-Pagese". Ai nis nga momenti kur nje shites merr nje "Ftese per Oferte", "Request for Quote- RFQ", nga nje klient dhe perfundon kur klienti ben nje porosi. Ne kete pike nis procesi "Porosi-Pagese".

    • Prokurim-Pagese (Procure-to-Pay)

    • Ky proces nis kur dikush brenda organizates percakton nje nje produkt ose sherbim duhet blere. Procesi perfundon kur produkti ose sherbimi eshte marre dhe eshte paguar. Ky proces perfshin aktivitete si marrja e ofertave, aprovimi i blerjes, pergjedhja e furnitorit, leshimi i nje porosi blerjeje (PO) , marrja e produktit ose sherbimit dhe pagesa e fatures.

    • Problem-Zgjidhje (Issue-to-Resolution)

    • Ky lloj procesi nis kur nje klient njofton per nje defekt ose nje problem gjate marrjes se sherbimit. Procesi vazhdon deri sa klienti, ofruesi i sherbimit ose me mire te dy bien dakord qe problemi eshte zgjidhur. Shembull procesesh te tille do te ishin praktikat e demeve ne shoqerite e sigurimit, zgjidhja e problemeve teknike me sherbimin e internetit, zgjidhja e defekteve teknike te perdoruesve te sistemit kompjuterit etj

    • Aplikim-Miratim ( Application-to-Approval)

    • Ky proces nis kur dikush aplikon per nje te mire , dhe perfundon kur aplikimi eshte miratuar ose refuzuar. Ky lloj procesi eshte tipik ne organizata qeveritare kur qytateret aplikojne per te mira te ndryshme si splikim per leje apo licenca te ndryshme, ne OJF ne rastin e aplikimeve per grante ose per anetaresim ne komunitete te ndryshme, ne organizata biznesi si psh ne banka kur nje klient aplikon per nje kredi etj

Menyra se si dizenjohen dhe ekzekutohen proceset ndikon si ne cilesine e sherbimit qe perceptojne klientet ashtu edhe ne eficencen me te cilen ofrohen sherbimet.

Per ilustrim do te marrim si shembull nje proces te tipit "Procure-to-Pay".

BuildIT eshte nje shoqeri ndertimi e specialiar ne realizimin e puneve publik si rruge, ura, tunele, hekurudha etj. Ne kompani ndidh shpesh qe inxhinieret e zbatimit kane nevoje per makineri te ndryshme si eskavator, kamion, buldozwer,pompa uji etj.

BuildIT ka pak makineri dhe i merr me qera ato sa here ka nevoje per punime te vecanta. Me poshte pershkruhet procesi per marrjen me qera te makinerive.

Kur do te marre me qera nje makineri:

Inxhinieri zbatues

ploteson nje formular te quajtur "Formular per marrjen me qera te makinerive"dhe

e dergon kete kerkese nepermjet postes elektronike tek punonjesit e blerjeve.

Punonjesi i blerjeve

merr kerkesen per marrjen me qera te makinerise dhe

konsulton katalogun e ofruesve te ketyre makinerive dhe

perzgjedh makinerine me kosto me te ulet (cost-effective) qe ploteson kerkesen e inxhinierit.

Punonjesi verifikon disponibilitein e makinerise me furnitorin nepermjet telefonit ose email.

Nese makineria e perzgjedhur nuk eshte disponibel atehere punonjesi perserit kerkimin per nje makineri tjeter.

Nese makineria e perzgjedhur eshte disponibel , punonjesi vendos detajet e makinerise se perzgjedhur tek "Formulari i kerkeses per marrje makinerie me qera"

Cdo kerkese marrje me qera duhet te miratohet nga nje inxhinier i punimeve (works enginner) qe gjithashtu eshte i atashuar prane blerjeve

Ka raste kur inxhineri i punimeve e refuzon kerkesen. Ne disa nga keto raste kerksa anullohet, dhe nuk merret makineri me qera. Ndersa ne disa raste zevendesohet makineria e kerkuar me nje tjeter (per shembull me nje makineri qe kryen te njejtin funksion por me kosto me te ulet ose me nje makineri me e pershtatshme per te kryer procesin e punes per te cilin eshte kerkuar makineria). Ne rast ndryshimi te makinerise , punonjesi i blerjeveben nje kerkese te re.

Kur inxhinieri i punimeve e miraton kerkesen per marrje me qera te makinerise, punonjesi i blerejeve i dergon konfirmimin ofruesit te makinerise( furnitorit). Konfirmimi behet nepermjet nje Flete Porosije ("Purchase Order - PO) per marrjen me qera te makinerise. Flete Porosia prodhohet nga sistemi i administrimit financiar te kompanise sipas informacioneve qe hedh punonjesi i blerjeve. PUnonjesi gjitahstu e regjistron porosine ne nje flete Excel (Excel Sheet) qe perdoret per te monitoruar te gjithe kerkesat per marrje me qera te makinerive.

Nderkohe inxhinieri zbatues ( Site engineer ) mund te gjykoje qe makineria nuk eshte me e nevojshme, nenje rast te tille ai i kerkon punonjesit te blerjeve qe te anulloje marrjen me qera.

Sipas porosise furnitori dergon makinerine e kerkuar ne kantierin e ndertimit. Inxhinieri i zbatimit ( Site Engineer ) e inspekton ate dhe nese cdo gje eshte ne rregull ,e pranon makinerine dhe e nis ta perdore ate. Ne disa raste makineria kthehet mbrapsht pasi nuk ploteson kerkesat teknike. Ne nje rast te tille inxhinieri i zbatimit ( Site Engineer ) dueht te beje nje kerkese te re per marrjen me qera te nje makinerie tjeter te pershtatshme per kryerjen e punimeve, duke nisur nga e para nje proces per marrjen me qera te nje makinerie tjeter.

Kur perfundon periudha e qeramarrjes furnitori vjen te terheqe makinerine. Ne disa raste inxhinieri i zbatimit kerkon zgjatjen e periudhes se qeramarrjes duke e kontaktuar funritori 1-2 dite me pare nepermjet email ose telefonit. Furnitori mund ta pranoje ose refuzoje kerkesen per zgjatjen e periudhes se qeramrrjes.

Pasi ka terhequr makinerine furnitori i dergon faturen punonjesit te blerjeve nepermjet postes elektronike. Punonjesi i blerjeve kerkon inxhinierit te zbatimit te konfirmoje qe makineria eshte marre ne dispozicion per periudhen sipas fatures dhe verifikon qe cmimet ne fature jane sipas Flete Porosise te derguar furnitorit. Pas ketij verifikimi punonjesi i blerjeve ia percjell faturen departamentit te finances dhe derpartamnti i finances kryen pagesen.


Ingredientet e nje procesi

Nga sa pershkruam me lart mund ta definojme nje proces si:

"Nje bashkesi te nderlidhur ngjarjesh, aktivitetesh dhe vendimmarrjesh, qe perfshijne nje numer aktoresh dhe objektesh , te cilat se bashku prodhojne nje rezultat qe ka vlere per te pakten njerin nga aktoret e procesit , qe kondsiderohet si klienti i procesit"

Ndersa

"BPM eshte bashkesia e metodave, teknikave dhe mjeteve per te identifikuar, analizuar, ridizenjuar, ekzekutuar dhe monitoruar proceset e biznesit me synim rritjen e performances se tyre."