Zenit Summer Camp përfshin lojëra e aktivitete të ndryshme. Ato janë mjaft argëtuese për fëmijë dhe njëkohësisht me qëllim edukativ. Të gjitha aktivitetet që mbahen janë të përfaqësuara nga stafi profesionist dhe i trajnuar i shkollës.
Moshat që do të marrin pjesë në këtë kamping veror janë 3 deri në 12 vjeç, të cilat janë të ndarë në grupe.
Programi që do të ekzekutohet në këtë kamping ofron këto tema atraktive dhe edukative për fëmijë: sportet, artet dhe zanatet, kulturë dhe gjuhë, vallëzim dhe argëtim, robotikë, shkencat dhe eksplorimi.
Përmes aktiviteteteve që ofrohen tek fëmijët, ata do të kenë mundësi të kënaqen pafund dhe t'a identifikojnë më mirë veten përgjatë realizimit të tyre. Lojërat e larmishme në Zenit Summer Camp kanë për qëllim stimulimin e fëmijëve në zhvillimin motorik, mental, emocional, lidhjen e trupit dhe mendjes, ndërtimin e kujtimeve të bukura, etj.
Në Zenit Summer Camp mirëpriten të gjithë fëmijët me kombësi e kultura të ndryshme.
Në qofte se jeni të interesuar që fëmiu juaj të krijojë eksperiencë të mahnitshme, ju lusim të na kontaktoni dhe të vizitoni hapësirat tona freskuese për këto ditë të nxehta verore.
Sot në shkollën Zenit nxënësit mësojnë gjuhë të ndryshme programuese dhe aktivitete të ndryshme sportive.