Zenit School për herë të parë organizon kampin veror me laramani aktivitetesh duke filluar prej moshës 5-12 vjeç.
Në sporte inkuadrohet të gjitha aktivitetet fizike ato kanë për qëllim edukimin fizik dhe mental te fëmijët varësisht nga aftësitë fizike, sociale dhe të moshës.
Fëmijët në arte dhe zanate kanë mundësi të tregojnë kreativitetin e tyre përmes ngjyrosjes, vizatimit, formimit, prerjes, ngjitjes së materialeve prekëse, etj. Këtu përfshihet çdo krijim që buron nga shpirti i tyre inspirues.
Vallëzimi bëhet nën ndikimin e tingujve muzikor duke bërë menaxhimin e lëvizjeve trupore, duke u koordinuar me muzikë e ku ajo bëhet edhe argëtuese që ka të bëjë me motorikë, përkatësisht argëtim në lidhje me menaxhimin e lëvizjeve trupore.
Kultura është ritual e zakon i secilit person, fshat, shtet, qytet apo komb. Ajo i dallon individët varsisht nga stili i të jetuarit duke dalluar fe, racë, komb, etj. Përmes edukimit gjuhësor, eksursioneve dhe aktiviteteve të ndryshme fëmijët mësojnë rreth kulturave të ndryshme dhe respektimit të tyre.
Të gjitha gjallesat u përkasin natyrës andaj le të jemi njohës të mjedisit që na rrethon. Lidhja që bëhet në mes të shkencës dhe teknologjisë fillon prej pajisjeve të mençura, si : Arduino, Sensorët e lagështisë (bëjnë matjen e lagshtisë te bimët). Mësimi i sistemeve të avancuara, si: Smart Aquariums dhe Smart Microscope, mësimi i gjuhëve programuese në Code.org dhe me anë të robotit Artie 3000.
Contact [email] to get more information on the project