Prej pak vitesh Instituti është rikthyer si pjesë e Universitetit të Tiranës, me emrin Instituti i Fizikës Bërthamore të Zbatuar (IFBZ), ku aktualisht është i organizuar si njësi kryesore në këtë institucion me tre departamente:
Departamenti i Radiometrisë dhe Radiokimisë (pjesë e të cilit është edhe Laboratori i Elektronikës Bërthamore)
Departamenti i Metodave Analitike Instrumentale
Departamenti i Mbrojtjes nga Rrezatimi dhe Rrjeteve të Monitorimit.
Historikisht Elektronika Bërthamore në institut ka qenë e organizuar si njësi më vete në përbërje të të cilit kishte rreth 10 anëtarë (kërkues shkencor, inxhinierë dhe teknikë). Aktualisht ky laborator është rikonceptuar për tu përshtatur me rrethanat e reja. Në këtë kuptim, laboratori ynë është i orientuar në punën me projekte. Nuk lihet mënjanë edhe mbështetja teknike dhe shkencore për laboratoret e tjerë në IFBZ.
Laboratori i Elektronikës Bërthamore ka në përbërje punonjësit shkencor (staf akademik) të mëposhtëm:
Gani Demiraj (Resume/CV):
___________________________
___________________________
dhe stafin e inxhinierëve:
______________________________
______________________________
______________________________
______________________________