Viti Akademik 2024-2025:
Tematika për projekte kërkimore (2-4 mujore) ku janë të mirëpritur të angazhohen studentë të nivelit Master dhe Bachelor në Inxhinieri Elektronike/Informatike :
Algoritme dhe teknika ML/DL për analizën e output-it të sistemeve të detektimit të lëndëve bërthamore dhe radioaktive për qëllime të veçanta të inspektimit doganor
Përpunimi i informacioneve vizuale përmes maskave/segmentimit dhe teknikave të avancuara të përpunimit të imazheve të marra nga sistemet e detektimit të lëndëve bërthamore dhe radioaktive me qëllim lehtësimin e punës së oficerëve të sigurisë që i përdorin këto sisteme
Përshtatja dhe integrimi i sistemeve të vjetra të monitorimit për sigurinë bërthamore në sisteme moderne inteligjente, të sigurta dhe veçanërisht të lehta për tu përdorur nga persona me ekspertizë të kufizuar
Arkitektimi i sistemeve embedded me performancë të lartë për aplikime specifike në sigurinë bërthamore bazuar në FPGA/SoC
Efektet e rrezatimeve jonizuese në qarqet e integruara moderne dhe investigimi i metodave për shmangien ose lehtësimin e këtyre efekteve
Optimizimi i projektimit të elementeve të mbrojtjes nga rrezatimi për personelin që punon në mjedise me rrezatime jonizuese