I konceptuar si një laborator kërkimor, punohet për eksplorimin e arkitekturave të reja të përpunimit të informacionit por edhe në prototipimin e moduleve të intstrumenteve të rinj, veçanërisht me zbatime në radiometri. Gjithashtu laboratori i Elektronikës Bërthamore vezhdon të luajë një rol kyç në garantimin e vazhdueshmërisë së shërbimeve të disa njësive të IFBZ. Ky laborator jep kontributin e tij edhe në proceset e mësimdhënies përmes vënies në dispozicion të pajisjeve dhe projekteve (me marrëveshje paraprakisht për shkak të natyrës së punës) për studentët dhe pedagogët e njësive të tjera të interesuara brenda por dhe jashtë UT. Në raste emergjencash radiologjike laboratori përdoret vetëm për mbështetjen teknike dhe logjistike për grupet e emergjencave në terren dhe laboratorët e tjerë.