Faqja e re
O Allahu im! Të përgjërohem Ty me këto emrat e Tu të lartë:
O Allah! Ti je i adhuruari i vërtetë (mâbud) i çdo gjëje,
Ja Rraḥman, O i Gjithëmëshirshëm! Ti je Ai që shtrin mëshirën Tënde mbi të gjitha krijesat, pa dallime në mes tyre.
Ja Rraḥim, O Mëshirëplotë! Ti je Ai i Cili shpërblen veçanërisht besimtarët e bindur me mëshirën e Vet, sidomos në botën e ardhshme.
Ja ‘Alim, O i Gjithëditur! Ti je Ai që nga dija e Tij nuk mund t’i shmanget asnjë veprim në këtë gjithësi. Ti di çdo gjë, të fshehtat tona dhe veprimet e hapura. Dija Jote përfshin tërë këtë ekzistencë.
Ja Ḥalim, O Përdëllimtarë! Ti je Ai që i trajton me butësi robërit e Tu. Nuk ngutesh për hakmarrje dhe je i dhimbshëm për robërit e Tu.
Ja ‘Adhim, O Madhështori! Ti je Ai, Madhështia e të Cilit është infinit dhe nuk mund të perceptohet kurrsesi nëpërmjet shqisave njerëzore.
Ja Ḥakim, O i Urtë! Ti je Ai që krijove çdo gjë me urtësi dhe je i zhveshur nga çdo veprim që nuk përkon me madhështinë dhe përsosmërinë Tënde.
O Kadim! Ti je Ai, ekzistenca e të Cilit nuk ka fillim.
O Mukim! Ti je Ai që siguron qëndrueshmërinë (rregullsinë) e çdo gjëje
Ja Kerim, O Bujarë! Ti je Ai, Mirësitë dhe dhuntitë e të cilit nuk kanë të sosur, fisnikëria e të Cilit është e pashembullt.
Je larg çdo të mete! Nuk ka zot tjetër përveç Teje! Na shpëto ne nga zjarri
O Zotëria i zotërinjëve
Ti i përgjigjesh lutjeve
O Zotëruesi i mirësive
O Lartësuesi i niveleve (gradëve)
O Allah, mirësitë e të Cilit janë të mëdha
O Falësi i mëkatëve
O Larguesi i fatkeqësive
Ti i dëgjon zërat
Ti plotëson dëshirat
Ti di sekretet dhe fshehtësitë
Je larg çdo të mete! Nuk ka zot tjetër përveç Teje! Na shpëto ne nga zjarri
O më i Miri i falësve
O më i Miri i ndihmësve
O më i Miri i gjykuesëve
O më i Miri i çliruesve/fitimtarëve
O më i Miri i përkujtuesve dhe më i miri i atyre që shpërblejnë përkujtuesit
O më i Miri i trashëguesve (pasuesve)
O më i Miri i atyre që i shpërblen falenderuesit
O më i Miri i furnizuesve
O më i Miri i atyre që zgjedhin punët e vështira
O më i Miri i mirëbërësve
Je larg çdo të mete! Nuk ka zot tjetër përveç Teje! Na shpëto ne nga zjarri
O Allah, Ty të takon krenaria dhe bukuria e vërtetë
O Allah, Ty të takon forca dhe madhështia e vërtetë
O Allah, Ty të takon fuqia dhe përsosmëria e vërtetë
O Allah, Ti je i Lartë e Madhështorë
O Allah, ndëshikmi i të Cilit është i ashpër
O Allah, dënimi i të Cilit është shumë i ashpër
O Allah, llogarimarrja e të Cilit është e shpejtë
O Allah, Ti posedon shpërblime nga më të mirat
O Allah, Ti ke Ummu’l Kitab-in (Sureja Fatiha)
O Allah, Ti krijon retë e ngarkuara me mëshirë
Je larg çdo të mete! Nuk ka zot tjetër përveç Teje! Na shpëto ne nga zjarri
O Allahu im! Të përgjërohem Ty me emrat e Tu të lartë:
O Hannan! Ti zotëron mëshirë absolute.
O Mennan! Ti zotëron mirësitë e vërteta.
O Dejjan! Ti i shpërblen robërit për punët e tyre.
O Gufran! Ti falë shumë.
O Burhan! Ti ia tregon rrugën e drejtë robërve të Tu.
O Sultan! Ti je mbretëruesi i salltanatit të vërtetë
O Subhan! Ti je larg nga çdo e metë dhe mangësi.
O Muste’an! Ti je Ai nga i cili kërkohet ndihmë.
O Pronar i dhuntive dhe bejanit (fjalës, shprehjes)
O Zotërues i sigurisë
Je larg çdo të mete! Nuk ka zot tjetër përveç Teje! Na shpëto ne nga zjarri
O Allah, për madhështinë Tënde çdo gjë përulet para Teje
O Allah, fuqisë Tënde iu është dorëzuar çdo gjë
O Allah, që përballë fuqisë Tënde çdo gjë është i nënçmuar.
O Allah, para Madhështisë së të Cilit bindet çdo gjë
O Allah, para sundimit të të Cilit përulet çdo gjë
O Allah, prej frikës ndaj të Cilit çdo gjë përulet
O Allah, prej firkës ndaj të të Cilit malet shpërbëhen
O Allah, me Emrin e të Cilit qëndrojnë ngritur qiejt
O Allah, me lejen e të Cilit merr qëndrim Toka
O Allah, që nuk e dëmton popullin nën sundimin Tënd
Je larg çdo të mete! Nuk ka zot tjetër përveç Teje! Na shpëto ne nga zjarri
O Falësi i gabimeve
O Larguesi i problemeve (fatkeqësive)
O Allah, që je Shpresëdhënësi
O Dhuruesi i shpërblimeve të shumta
O Dhënësi i mirësive me bollëk
O Furnizuesi i krijesave
O Vendosësi i vdekjeve
O Dëgjuesi i ankesave
O Liruesi i të burgosurve
Je larg çdo të mete! Nuk ka zot tjetër përveç Teje! Na shpëto ne nga zjarri
O Pronar i Falenderimeve dhe Lavdërimeve
O Pronar i nderit dhe lartësisë
O Pronar i lavdisë dhe bukurisë
O Pronar i premtimeve dhe Mbajtës i fjalës
O Pronar i faljes dhe pëlqimit (të qenurit i kënaqur)
O Pronar i mirësisë dhe faljes
O Pronar i fjalëve të prera dhe vendimeve
O Pronar i fuqisë dhe pafundësisë
O Pronar i bujarisë dhe dhuntive (mirësive)
O Pronar i mirësive pa pritshmëri dhe i të mirave të fshehura
Je larg çdo të mete! Nuk ka zot tjetër përveç Teje! Na shpëto ne nga zjarri
O Allahu im! Të përgjërohem Ty me emrat e Tu të lartë:
O Privuesi! Ti je Ai që ndalon realizimin e punëve që do.
O Dafi! Ti je Ai që i largon gjërat e këqija dhe pengesat
O Dobiprurës! Ti je Ai që në kompetenca të Tij është dobia. Ti krijon gjërat e dobishme. Ti i sjellë të mira e dobi atij që do nga robërit e Tu.
O Dëgjues! Ti je Ai që dëgjon çdo gjë, madje edhe pëshpëritjen më të vogël. Ty nuk mund të shmanget asnjë zë, e të mos e dëgjosh.
O Lartësues! Ti je Ai që ngre dhe lartëson të dashurit e Tij.
O Sani! Ti je Ai që krijon çdo gjë me art dhe bukuri të veçantë.
O Ndërmjetësues, që ndërmjetëson robërit e Tij.
O Tubues! Ti je Ai që i tubon krijesat në grupe si Ti di, në mënyrë si Ti di.
O Gjithëpërfshirës! Ti je Ai; dija, sundimi dhe bamirësitë e të cilit janë gjithëpërfshirëse
O Musi! Ti je Ai që mund t'i zgjerojë dhe begatojë ato gjëra që do, në mënyrë si i përcakton Ti.
Je larg çdo të mete! Nuk ka zot tjetër përveç Teje! Na shpëto ne nga zjarri
O Artisti i të gjitha arteve
O Krijuesi i të gjitha krijesave
O Furnizuesi i të gjithë të furnizuarve
O Sunduesi i të gjithë pronarve
O Ndihmuesi i të gjithë atyre që kanë rënë në vështirësi
O Lumturuesi i të gjithë të mërziturve
O Mëshiruesi i të gjithë atyre që janë të mëshiruar
O Ndihmuesi i të gjithë atyre që kanë mbetur pa ndihmë
O Mbulues i të gjitha turpeve të të turpëruarve
O Strehues i të gjithë të dëmtuarve nga zullumqarët
Je larg çdo të mete! Nuk ka zot tjetër përveç Teje! Na shpëto ne nga zjarri
O Ndihmuesi im në çast të vështirësisë
O Shpresa ime në çast të fatkeqësisë
O i Afërti im në çast vetmie
O i Afërti im në gurbetin tim
O Pronari im në çast begatie
O Freskuesi i zemrës sime në çastin e fateqësisë sime
O Allah, Ti më ndihmon në çast nevoje
O Strehimi im në çast vështirësie
O Ndihmuesi im në çast frike
O Udhëzuesi im në çast hutese
Je larg çdo të mete! Nuk ka zot tjetër përveç Teje! Na shpëto ne nga zjarri
O Allah, Ti di fshehtësitë
O Allah, Ti i fal mëkatet
O Allah, Ti i fsheh turpet
O Allah, Ti i largon brengat
O Rrotullues i zemrave
O Zbukurues i zemrave
O Ndriçues i zemrave
O Shërues i zemrave
O i Dashuri i zemrave
O Afërti i zemrave
Je larg çdo të mete! Nuk ka zot tjetër përveç Teje! Na shpëto ne nga zjarri
O Allahu im! Të përgjërohem Ty me emrat e Tu të lartë:
O Fisnik! Ti je Madhështor dhe i Përsosur.
O Xhemil! Ti zotëron bukurinë e vërtetë.
O Përkujdesës! Ti je Ai i Cili përkujdeset për rriskun dhe furnizimin e krijesave të Tua. Çdo krijesë mbështetet tek Ti për kujdesje dhe strehim pranë mëshirës Tënde.
O Kefil! Ti je Ai i cili ia merr barrën e robërve për të mos i mbingarkuar mbi takatin (forcën) e tyre
O Delil! Ti ia tregon rrugën robërve të Tu.
O Mukil! Ti je Ai i cili i fal gabimet dhe lajthitjet e robërve.
O Habir! Ti je i mirëinformuar për çdo gjë.
O Latif! Ti jep shumë mirësi e bujari.
O Aziz! Ti je zotëruesi i krenarisë së pafund.
O Melik! Ti je pronari dhe mbizotëruesi i vërtetë i gjithë ekzistencës.
Je larg çdo të mete! Nuk ka zot tjetër përveç Teje! Na shpëto ne nga zjarri
O Udhërrëfyesi i të hutuarve
O Ndihmësi i atyre që kërkojnë ndihmë
O Ndihmëdhënësi i atyre që kërkojnë ndihmë
O Mbrojtës i atyre që kërkojnë mbrojtje
O Strehues i atyre që ikin e janë të panënshtruar
O Falës i mëkatarëve
O Allah, Ti i jep siguri atyre që fikësohen
O Allah, Ti i mëshiron të mjerët
O i Afërti i atyre që ndjejnë vetmi
O Allah, Ti u përgjigjesh duave të atyre që kanë mbetur ngushtë
Je larg çdo të mete! Nuk ka zot tjetër përveç Teje! Na shpëto ne nga zjarri
O Zotëruesi i bujarisë dhe mirëbërësisë
O Zotëruesi i virtytshëmrisë dhe mirënjohjes
O Zotëruesi i sigurisë dhe garancisë
O Zotëruesi i shenjtërisë (pastërtisë) dhe përsosmërisë
O Zotëruesi i urtësisë dhe ligjërimit (të folurit)
O Zotëruesi i mëshirës dhe ridvanit (të qenurit i kënaqur)
O Zotëruesi i argumenteve dhe fakteve të qarta
O Zotërues i madhështisë dhe salltanetit (shkëlqimit dhe madhështisë së jashtme)
O Zotëruesi i faljes dhe amnistisë
O Zotëruesi i mëshirës, nga i Cili kërkohet ndihmë
Je larg çdo të mete! Nuk ka zot tjetër përveç Teje! Na shpëto ne nga zjarri
O Pronar i gjithçkaje
O Zoti i gjithçkaje
O Krijuesi i gjithçkaje
O Allah, Ti je mbi gjithçka
O Allah, Ti je para gjithçkaje
O Allah, Ti je pas gjithçkaje
O Allah, Ti je i Gjithëditur për gjithçka
O Allah, Fuqia e të Cilit mjafton për gjithçka
O Artpunuesi i gjithçkaje
O Allah, Ti je i Përjetshëm, ndërkohë që gjithçka është e përkohshme
Je larg çdo të mete! Nuk ka zot tjetër përveç Teje! Na shpëto ne nga zjarri
O Allahu im! Të përgjërohem Ty me emrat e Tu të lartë:
O Sigurues dhe Mbajtës i premtimit. Ti je Allahu i Madhërishëm që nuk e thyen premtimin. Ti ndez dritën e Imanit nëpër zemra dhe u jep robërve të Tu prehje dhe siguri
O Mbizotërues, Mbikëqyrës. Dija dhe kontrolli Yt përfshin të gjitha krijesat.
O Mukevvin! Ti krijon gjithçka nga asgjëja.
O Mulakkin! Ti ua mëson dhe ia rrënjos detyrat jetësorë të gjitha krijesave.
O Mubejjin! Ti je Ai i cili ia qartëson robërve të Tu gjithçka që duhet sqaruar.
O Muhevvin! Ti je Ai i cili i lehtëson fatkeqësitë dhe vështërësitë.
O Muzejjin! Ti je Ai i cili e zbukuron gjithçka në mënyrë të duhur
O Mu’adhdhim! Ti je Ai i cili e lartëson atë që do dhe ua tregon Madhështinë Tënde robërve të Tu.
O Mua’vvin! Ti je Ai i cili i ndihmon nevojtarët.
O Mulevvin! Ti je Ai i cili gjithçkaje i jep ngjyra nga më të ndryshmet .
Je larg çdo të mete! Nuk ka zot tjetër përveç Teje! Na shpëto ne nga zjarri
O Allah, sundimi Yt është i pafund
O Allah, madhështia Jote është e lartë
O Allah, sundimi i të Cilit është i qëndrueshëm
O Allah, Ti je i mëshirshëm ndaj robërve
O Allah, Ti di gjithçka
O Allah, Ti je i butë ndaj atyre që nuk zbatojnë urdhërat e Tua
O Allah, Ti je Bujar ndaj atyre që shpresojnë tek Ti
O Allah, Ti ke urtësi në masë (matje, sasi)
O Allah, Ti ke mirësi (favor) në urdhërat e Tu
O Allah, Ti ke pushtet dhe forcë për mirësi e butësi
Je larg çdo të mete! Nuk ka zot tjetër përveç Teje! Na shpëto ne nga zjarri
O Allah që përveç favoreve të Tua, shpresë tjetër nuk kemi. Prej Teje vetëm mirësi na vjen
O Allah që përveç drejtësisë Tënde, nuk kemi asnjë frikë tjetër (të lutemi, trajtona me mëshirën Tënde e jo me drejtësinë Tënde)
O Allah, prej Teje vetëm mirësi pritet
O Allah vetëm faljen Tënde e kërkojmë
O Allah, përveç zotërimeve (pasurisë, pronës) së të cilit nuk ka kush zotërime të përhershme e të qëndrueshme
O Ti që përveç mbretërimit Tënd nuk ka mbretërim tjetër
O Allah, përveç dëshmive (argumenteve) të Tua nuk ka dëshmi tjetër
O Allah, mëshira e të Cilit ka kapluar çdo gjë
O Allah që mëshira Jote e ka kaluar hidhërimin Tënd
O Allah, dituria e të Cilit ka kapluar çdo gjë
Je larg çdo të mete! Nuk ka zot tjetër përveç Teje! Na shpëto ne nga zjarri
O Larguesi i shqetësimeve dhe pakënaqësive
O Larguesi i pikëllimeve dhe dhimbjeve
O Falës i mëkateve dhe fajeve
O Pranuesi i pendimeve
O Krijuesi i krijesave
O Mabjtësi i premtimeve
O Furnizuesi i foshnjave
O Realizuesi i premtimeve
O Njohësi i fshehtësisë
O Çelësi(hapësi) dhe zhvilluesi(mugulluesi) i farërave dhe bërthamave që mbijnë
Je larg çdo të mete! Nuk ka zot tjetër përveç Teje! Na shpëto ne nga zjarri
O Allahu im! Të përgjërohem Ty me emrat e Tu të lartë:
O Alij (i Lartë)! Ti je i përsosur në madhështinë Tënde. I lartësuar je me cilësitë e Tua të përhershme hyjnore që tregojnë mbizotërimin dhe madhështinë ndaj krijesave
O Vefi! Ti je besnik në fjalët e Tua dhe Ti nuk i kthen premtimet Tua.
O Velijj (Mbrojtës, Përkujdesës dhe Ngadhënjimtar) Ti i do dhe i bën të ngadhënjejnë të dashurit e Tu ndaj çdo armiku.
O Ganijj (i Pasuri i Vërtetë)! Ti nuk ke nevojë për asgjë në Qenien, cilësitë dhe as në veprimet Tua.
O Melijj! Ti je zotëruesi i pasurisë së pafundme dhe i thesareve të pakufishme.
O Zekijj! Ti je i pastër në çdo aspekt.
O Radijj! Ti je i kënaqur nga robërit që të adhurojnë Ty.
O Bedijj! Ekzistenca Jote mund të përceptohet nga veprat dhe dhuntitë (mirësitë) e Tua.
O Hafijj! Ti fshihesh nga intensiteti i lartë i shfaqjes.
O Kavijj (i Fortë) Ti je Ai për të Cilin nuk ka ndonjë pengesë që të realizojë Vullnetin dhe përcaktimin Tënd. Ti ke mundësi dhe forcë të plotë për të nënshtruar çdo gjë në këtë ekzistencë.
O Allah, Ti zbulon (shfaq) bukurinë. Ti i jep bukuri të veçant çdo krijese që krijon.
O Mbuluesi i të shëmtuarës. Ti mbulon shëmtimin me bukuri.
O Allah, Ti i jep afat mëkatarëve, nuk i ndëshkon menjëherë për gabime
O Allah, Ti e mbronë perden e shfaqjes së mëkateve dhe shëmtive (nuk i le të shfaqen)
Falja Jote është e pafundë.
Ti anulon ndëshkimin e atyre që meritojnë të ndëshkohen me urtësi dhe bukuri, i falë ata në mënyrën më të mirë.
Falja Jote është e gjerë dhe gjithpërfshirës (mëkatet e vogla dhe të mëdha).
Ti zgjat dorën e mëshirës Tënde dhe jep mëshirë me bollëk
O Pronari i të gjithë atyre që luten në heshtje dhe me zë, Ti i pranon këto lutje e thirrje dhe përgjigjesh atyre në mënyrën më të mirë.
Tek Ti përfundiojnë të gjitha ankesat. Shpëtuesi i të brengosurve.
Je larg çdo të mete! Nuk ka zot tjetër përveç Teje! Na shpëto ne nga zjarri
O Zotëruesi i mirësive të mëdha (që përfshin gjithçka)
O Zotëruesi i mëshirës së madhe (që përfshin gjithçka)
O Zotëruesi i urtësisë së plotë e të përkryer dhe që depërton në çdo gjë
O Zotëruesi i forcës së pafund e të përsosur
O Zotëruesi i argumenteve të qarta e të pathyeshme
O Zotëruesi i qerasjes së hapur (të qartë)
O Zotëruesi i cilësive të larta
O Zotëruesi i fuqisë së përhershme
O Zotëruesi i forcës së qëndrueshme
O Pronar i ndjenjave të faleminderimeve të kaluara dhe të çastit
Je larg çdo të mete! Nuk ka zot tjetër përveç Teje! Na shpëto ne nga zjarri
O Gjykuesi Absolut, Gjykuesi i Gjykuesve, më i Miri i vendimmarrësve
O më i Drejti i të drejtëve, drejtësia Jote është e pafundë.
O më Besniku i besnikëve, Besniku Absolut.
O më i Dukshmi nga të dukshmit.
O më i Pastërti i të pastërve
O më i Miri në Krijim
O më i Shpejti Llogarimarrës nga ata që marrin llogari
O më i Miri Dëgjues i atyre që dëgjojnë
O më Bujari i bujarëve
O më i Mëshirshmi i mëshiruesve
O më i miri Shërues nga ata që shërojnë
Je larg çdo të mete! Nuk ka zot tjetër përveç Teje! Na shpëto ne nga zjarri
O Krijuesi i qiejve nga asgjëja, në mënyrën më të bukur.
O Nxjerrësi në shesh i errësive dhe zullumeve
Ti i di fshehtësitë
Ti ke dhembshuri ndaj atyre që mërziten shumë dhe që derdhin lotë
O Mbuluesi i gjërave të turpshme
O Larguesi i fatkeqësive
O Ringjallësi i të vdekurve
O Shënuesi i mirësive me shumëfishin e tyre.
O Zbritësi i bereqeteve me bollëk
Ndëshkimet e Tua janë të ashpra për të pabindurit
Je larg çdo të mete! Nuk ka zot tjetër përveç Teje! Na shpëto ne nga zjarri
O Allahu im! Të përgjërohem Ty me emrat e Tu të lartë:
O Musavvir (Formëdhënës)! Ti i jep formën e duhur të gjitha krijesave, ndër këto krijesa e dallon njeriun, të cilin e krijove në formën më të bukur.
O Mukaddir! Ti i bën planet dhe programet e Tua në mënyrë të ekuilibruar.
O Mutahhir! Ti i pastron të gjitha krijesat nga papastërtitë materiale dhe shpirtërore
O Munevvir! Me nurin Tënd, Ti je Ai që ndriçon çdo gjë.
O Mukaddim! Ti lartëson (nxjerrë përpara) Atë që do.
O Muahhir! Ti e ulë Atë që do.
O Mujessir! Ti i lehtëson punët e hajrit (të mira)
O Mundhir! Ti i frikëson robërit e Tu me ndëshkim.
O Mubeshshir! Ti i përgëzon robërit e Tu me Xhennet dhe shpërblime të tjera.
O Mudebbir! Ti administron gjithësinë dhe e mban atë në rregull.
Je larg çdo të mete! Nuk ka zot tjetër përveç Teje! Na shpëto ne nga zjarri
O Zoti i Bejtul Haram-it
O Zoti i muajve të ndaluar (haram)
O Zoti i Mesxhidul Haram
O Zoti i Mekës që është zonë e ibadetit e faljes
O Zoti i Vendit të Gurit të Zi dhe Vendit të Ibrahimit
O Zoti i Mesh’aril-Haramit (Muzdelife, vendi ku lartësohen tekbiret dhe tahlilet)
O Zoti i haramit dhe hallallit
O Zot i dritës dhe errësirës
O Zot i përshëndetjes dhe selamit
O Zot i madhështisë dhe mirësive (qerasjeve)
Je larg çdo të mete! Nuk ka zot tjetër përveç Teje! Na shpëto ne nga zjarri
O Përkrahësi për ata që nuk kanë ku të mbështeten
O Strehuesi për ata që skanë strehim
O Mburrja e atyre që skanë më çfarë të mburren
O Ndihmuesi i atyre që nuk i ndihmon askush
O Mbrojtësi i atyre që nuk kanë ku të mbrohen
O Krenaria e atyre që nuk kanë me çfarë të krenohen
O Fuqia e atyre që skanë fuqi
O Ndihmuesi i atyre që nuk kanë ndihmues
O Shoqëruesi i atyre që nuk kanë shoqëri
O Pasuria e atyre që nuk kanë pasuri
O Allahu im! Të përgjërohem Ty me emrat e Tu të lartë:
O Kaim! Ti je Ai që nuk ndjen nevojë për askënd në ekzistencë.
O Daim! Ti je Ai, Ekzistenca e Të Ciit nuk ka fund.
O Rrahim (Mëshirëplotë)! Ti i shpërblen besimtarët me mëshirën Tënde, sidomos në botën e ardhshme.
O Hakim (i Urtë)! Ti je i zhveshur nga çdo veprim që nuk përkon me madhështinë dhe përsosmërinë Tënde. Ti je Ai që me urtësinë Tënde mbikëqyr dhe udhëzon krijesat.
O Alim (i Gjithëditur)! Dijes Tënde nuk mund t’i shmanget asnjë veprim në këtë gjithësi. Ti di çdo gjë, të fshehtat tona dhe veprimet e hapura. Dija Jote përfshin tërë ekzistencën.
O Asim! Ti i mbron krijesat që ke krijuar.
O Kasim! Ti ndan çdo gjë me drejtësinë Tënde.
O Salim! Ti je Ai që nuk ke asnjë të metë apo turp.
O Kabid (Shtrëngues)! Ti i ngushton nga furnizimi shpirtëror dhe material ata që do.
O Basit (Zgjerues)! Ti je Ai që shtrin mëshirën dhe furnizimin (rrizkun) për robërit që do.
Je larg çdo të mete! Nuk ka zot tjetër përveç Teje! Na shpëto ne nga zjarri
O Mbrojtësi i atyre që dëshirojnë të strehohen tek Ti
O Mëshirues i atyre që kërkojnë mëshirë prej Teje
O Ndihmues i atyre që kërkojnë ndihmë nga Ti
O Ruajtës i atyre që kërkojnë mbrojtje nga Ti
O Dhurues i mirësive ndaj atyre që kërkojnë mirësi nga Ti
O Udhëzues i atyre që kërkojnë udhëzim nga Ti
O Mirësidhënësi i atyre që kërkojnë mirësi nga Ti
O Përkrahësi i atyre që kërkojnë përkrahje nga Ti
Ti u përgjigjesh klithmës së atyre që thërrasin për ndihmë
O Falës i atyre që kërkojnë falje nga Ti
Je larg çdo të mete! Nuk ka zot tjetër përveç Teje! Na shpëto ne nga zjarri
O Allah.
Falja Jote është e madhe
Mirësia Jote është e madhe
Të mirat e Tua janë të shumta
Favori Yt është i qëndrueshëm
Arti Yt është i bukur
Mirësia Jote është e përhershme
Ti largon mërzinë
Ti largon i dëmin
O Zotëruesi i çdo prone
O Gjykuesi me drejtësi
Je larg çdo të mete! Nuk ka zot tjetër përveç Teje! Na shpëto ne nga zjarri