Faqja e re
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirëshmit Mëshirëplotit
O Allahu im! Të përgjërohem Ty me këto emrat e Tu të lartë:
O Allah! Ti je i adhuruari i vërtetë (mâbud) i çdo gjëje,
O i Gjithëmëshirshëm! Ti je Ai që shtrin mëshirën Tënde mbi të gjitha krijesat, pa dallime në mes tyre
O Mëshirëplotë! Ti je Ai i Cili shpërblen veçanërisht besimtarët e bindur me mëshirën e Vet, sidomos në botën e ardhshme.
O i Gjithëditur! Ti je Ai që nga dija e Tij nuk mund t’i shmanget asnjë veprim në këtë gjithësi. Ti di çdo gjë, të fshehtat tona dhe veprimet e hapura. Dija Jote përfshin tërë këtë ekzistencë.
O Përdëllimtarë! Ti je Ai që i trajton me butësi robërit e Tu. Nuk ngutesh për hakmarrje dhe je i dhimbshëm për robërit e Tu.
O Madhështori! Ti je Ai, Madhështia e të Cilit është infinit dhe nuk mund të perceptohet kurrsesi nëpërmjet shqisave njerëzore.
O i Urtë! Ti je Ai që krijove çdo gjë me urtësi dhe je I zhveshur nga çdo veprim që nuk përkon me madhështinë dhe përsosmërinë Tënde.
O Kadim! Ti je Ai, ekzistenca e të Cilit nuk ka fillim.
O Mukim! Ti je Ai që siguron qëndrueshmërinë (rregullsinë) e çdo gjëje
O Bujarë! Ti je Ai, Mirësitë dhe dhuntitë e të cilit nuk kanë të sosur, fisnikëria e të Cilit është e pashembullt.
Je larg çdo të mete! Nuk ka zot tjetër përveç Teje! Na shpëto ne nga zjarri
O Zotëria i zotërive
O Ti që i përgjigjesh lutjeve
O Zotëruesi i mirësive
O Lartësuesi i niveleve (gradëve)
O Ti, mirësitë e të Cilit janë të mëdha
O Falësi i mëkatëve
O Larguesi i fatkeqësive
O Ti që i dëgjon zërat
O Ti që plotëson dëshirat
O Ti që di sekretet dhe fshehtësitë
Je larg çdo të mete! Nuk ka zot tjetër përveç Teje! Na shpëto ne nga zjarri
O më i Miri i falësve
O më i Miri i ndihmësve
O më i Miri i gjykuesve
O më i Miri i atyre fitimtarëve
O më i Miri i përkujtuesve dhe më i miri i atyre që shpërblejnë përkujtuesit
O më i Miri i trashëguesve (pasuesve)
O më i Miri i atyre që i shpërblen falenderuesit
O më i Miri i furnizuesve
O më i Miri i atyre që zgjedhin punët e vështira
O më i Miri i mirëbërësve
Je larg çdo të mete! Nuk ka zot tjetër përveç Teje! Na shpëto ne nga zjarri
O Ti të Cilit i takon krenaria dhe bukuria e vërtetë
O Ti të Cilit i takon forca dhe madhështia e vërtetë
O Ti të Cilit i takon fuqia dhe përsosmëria e vërtetë
O Ti që je i Lartë e Madhështorë
O Ti ndëshikmi i të Cilit është i ashpër
O Ti dënimi i të Cilit është shumë i ashpër
O Ti llogarimarrja e të Cilit është e shpejtë
O Ti që posedon shpërblime nga më të mirat
O Ti që ke Ummu’l Kitab-in (Sureja Fatiha)
O Ti që krijon retë e ngarkuara me mëshirë
Je larg çdo të mete! Nuk ka zot tjetër përveç Teje! Na shpëto ne nga zjarri
O Allahu im! Të përgjërohem Ty me emrat e Tu të lartë:
O Hannan! Ti zotëron mëshirë absolute.
O Mennan! Ti zotëron mirësitë e vërteta
O Dejjan! Ti i shpërblen robërit për punët e tyre
O Gufran! Ti falë shumë.
O Burhan! Ti ia tregon rrugën e drejtë robërve të Tu.
O Sultan! Ti je mbretëruesi salltanatit të vërtetë
O Subhan! Ti je larg nga çdo e metë dhe mangësi.
O Muste’an! Ti je Ai i cili i kërkohet ndihmë.
O pronar i dhuntive dhe bejanit (fjalës, shprehjes)
O zotërues i sigurisë
Je larg çdo të mete! Nuk ka zot tjetër përveç Teje! Na shpëto ne nga zjarri
O Ti që për madhështinë Tënde çdo gjë përulet para Teje
O Ti fuqisë së të Cilit iu është dorëzuar çdo gjë
O Ti që përball fuqisë Tënde çdo gjë është i nënçmuar.
O Ti para Madhështisë së të Cilit bindet çdo gjë
O Ti para sundimit të të Cilit përulet çdo gjë
O Ti prej frikës ndaj të Cilit çdo gjë përulet
O Ti prej firkës ndaj të Cilit malet shpërbëhen
O Ti me Emrin e të Cilit qëndrojnë ngritur qiejt
O Ti me lejen e të Cilit merr qëndrim Toka
O Ti që nuk e dëmton popullin nën sundimin Tënd
Je larg çdo të mete! Nuk ka zot tjetër përveç Teje! Na shpëto ne nga zjarri
O Falësi i gabimeve
O Larguesi i problemeve (fatkeqësive)
O Ti që je Shpresëdhënësi
O Dhënësi i mirësive me bollëk
O Furnizuesi i krijesave
O Vendosësi i vdekjeve
O Dëgjuesi i ankesave
O Dërguesi i ushtrive
O Liruesi i të burgosurve
Je larg çdo të mete! Nuk ka zot tjetër përveç Teje! Na shpëto ne nga zjarri
O Pronar i Falenderimeve dhe Lacdërimeve
O Pronar i nderit dhe lartësisë
O Pronar i lavdisë dhe bukurisë
O Pronar i premtimeve dhe Mbajtës i fjalës
O Pronar i faljes dhe pëlqimit (të qenurit i kënaqur)
O Pronar i mirësis dhe faljes
O Pronar i fjalëve të prera dhe vendimeve
O Pronar i fuqisë dhe pafundësisë
O Pronar i bujarisë dhe dhuntive (mirësive)
O Pronar i mirësive pa pritshmëri dhe i të mirave të fshehura
Je larg çdo të mete! Nuk ka zot tjetër përveç Teje! Na shpëto ne nga zjarri
O Allahu im! Të përgjërohem Ty me emrat e Tu të lartë:
O Privuesi. Ti je Ai që ndalon ndodhjen e punëve që do.
O Dafi! Ti je Ai që I largon gjërat e këqija dhe pengesat
O Dobiprurës. Ti je Ai që në kompetenca të Tij është dobia. Ti krijon gjërat e dobishme. Ti i sjell të mira e dobi atij që do nga robërit e Tu.
O Dëgjues. Ti je Ai që dëgjon çdo gjë, madje edhe pëshpëritjen më të vogël. Ty nuk mund të shmanget asnjë zë e të mos e dëgjosh.
O Lartësues. Ti je Ai që ngre dhe lartëson të dashurit e Tij.
O Sani. Ti je Ai që krijon çdo gjë me art dhe bukuri të veçantë.
O ndërmjetësues, që ndërmjetëson robërit e Tij.
O Tubues. Ti je Ai që i tubon krijesat në grupe si di Ti në mënyrë si di Ti.
O Gjithëpërfshirës. Ti je Ai; dija, sundimi dhe bamirësitë e të cilit janë gjithëpërfshirës.
O Musi. Ti je Ai që mund t'i zgjerojë dhe begatojë ato gjëra që do, në mënyrë si i përcakton Ti.
Je larg çdo të mete! Nuk ka zot tjetër përveç Teje! Na shpëto ne nga zjarri
O Artisti i të gjitha arteve
O Krijuesi i të gjitha krijesave
O Furnizuesi i të gjithë të furnizuarve
O Sunduesi i të gjithë pronarëve
O Ndihmuesi i të gjithë atyre që kan rënë në vështirësi
O Lumturuesi i të gjithë të mërziturve
O Mëshiruesi i të gjithë atyre që janë të mëshiruar
O Ndihmuesi i të gjithë atyre që kanë mbetur pa ndihmë
O Mbulues i të gjitha turpeve të turpëruarve
O Strehues i të gjithë të dëmtuarve nga zullumqarët
Je larg çdo të mete! Nuk ka zot tjetër përveç Teje! Na shpëto ne nga zjarri