PARATHËNIE PËR BOTIMIN SHKENCOR TË NUMRIT TË RI TË REVISTËS
METROPOLITAN TIRANA JOURNAL OF BUSINESS AND ECONOMICS
I nderuar lexues!
Në vazhdim të botimit të revistës shkencore “Metropolitan Tirana Journal of Business and Economics” po ju paraqesim numrin e ri të saj Vëllimi 6. Në këtë numër janë prezantuar 6 artikuj të përgatitur nga autorë të fushave të ndryshme të kërkimit.
Revista është garanci e rëndësishme e cilësisë së punimeve sepse përveç standarteve të vendosura nga vetë autorët, ato i nënshtrohen një kontrolli nga bordi shkencor, i cili përbëhet nga personalitete të fushave të ndryshme nga Universitete Shqiptare, Evropiane dhe në SHBA.
Përmbajtja e punimeve, paraqitet e larmishme dhe pasqyron shqetësimet dhe interesat e studiuesve dhe të zhvillimit të ekonomisë si në kuadër të rajonit, ashtu edhe në kuadër të Shqipërisë. Punimet janë nga fusha e financës, burimeve të financimit, financa digjitale, kriptomonedhat, rritja dhe zhvillimi i tekonologjisë si kusht për rritjen e aftësisë konkurruese të kompanive dhe vendit përkatës, nga fusha e fiskalitetit dhe nevojës për ndryshim, nga roli i teknologjisë së informacionit në menaxhimin e biznesit dhe të organizatave publike, auditimi, sjellja konsumatore, etj.
Botimi i revistës është pjesë integrale e aktivitetit shkencor në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit Metropolitan Tirana, aktivitet i cili do të vazhdojë të përsoset akoma më shumë në të ardhmen duke marrë në konsideratë nevojat e kërkimit shkencor si për Shqipërinë, ashtu edhe për vendet e rajonit dhe me gjerë. Në vazhdim të kësaj ideje, i falenderoj të gjithë kontribuesit që ndihmuan në botimin e këtij numri si: autorët e punimeve, anëtarët e bordit shkencor, recensuesit, stafin ndihmës në UMT si dhe koordinatorin shkencor të revistës për gjithë punën për finalizimin me sukses të këtij botimi.
Duke patur si objektiv rritjen e nivelit cilësor si të revistës dhe të aktiviteteve të tjera të punës shkencore të FEUMT, i ftoj të gjithë autorët e punimeve dhe studiues të tjerë brenda dhe jashtë Shqipërisë, të bashkëpunojmë në të ardhmen për të prodhuar produkte shkencore me standarte ndërkombëtare në interes të vetë kërkuesve, të institucioneve të arsimit të lartë dhe të Shqipërisë.
Dekan i Fakultetit të Ekonomisë
Prof. Asoc. Sopot Cama
Online Marketing of Higher Education Institution in Albania
Blerina Dhrami, PhD; Valbona Hasani, Student; Enri Papajani, Student
Rating Procedures Analysis, Strengths and Weaknesses of the process after Covid 19.
Denis Veliu Ph.D. ; Fabian Pjetri Ph.D.; Iskra Haxhihyseni, Student
Markets and Financial Institutions and their performance in Albania.
Fabian Pjetri, PhD; Rajs Kastrati, Student; Fjorda Prifti, Student
An Overview on Recent Advancement and Challenges of AI
Kledia Tirana, Msc; Donald Elmazi, PhD; Klea Mullalli, Student