Volume 4

2021

I nderuar lexues!

Në vazhdim të botimit të revistës shkencore “Metropolitan Tirana Journal of Business and Economics” po ju paraqesim numrin e ri të saj. Në këtë numër janë prezantuar 10 artikuj të përgatitur nga autorë të fushave të ndryshme të kërkimit në Shqipëri dhe jashtë saj.

Revista është garanci e rëndësishme e cilësisë së punimeve sepse përveç standarteve të vendosura nga vetë autorët, ato i nënshtrohen një kontrolli nga bordi shkencor, i cili përbëhet nga personalitete të fushave të ndryshme nga Universitete Shqiptare, Evropiane dhe në SHBA.

Përmbajtja e punimeve, paraqitet e larmishme dhe pasqyron shqetësimet dhe interesat e studiuesve dhe të zhvillimit të ekonomisë si në kuadër të rajonit, ashtu edhe në kuadër të Shqipërisë. Punimet janë nga fusha e rritjes dhe zhvillimit të kapitalit njerëzor si kusht për rritjen e aftësisë konkurruese të kompanive dhe vendit përkatës, nga fusha e fiskalitetit dhe nevojës për ndryshim, nga roli i teknologjisë së informacionit në menaxhimin e biznesit dhe të organizatave publike, nga roli i formave të shpërblimit në rritjen e motivmit të punonjësve dhe respektimit të parimeve të drejtësisë në shpërndarje, nga fusha e zhvillimit të turizimit të qëndrueshëm etj.

Punimet e botuara në këtë numër do t’i shërbejnë kërkuesve të fushave përkatëse për t’u njohur me arritjet dhe problematikat që paraqet secila prej tyre, me qëllim që të çojnë përpara këto rekomandime dhe arritje. Gjithashtu këto punime paraqesin edhe vlera praktike për drejtuesit e kompanive dhe politikë-bërësit publikë, ku aplikimi i koncepteve dhe rekomandimeve të tyre do të rrisë cilësinë dhe efiçiencën si të sektorit publik dhe atij privat.

Botimi i revistës është pjesë integrale e aktivitetit shkencor në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit Metropolitan Tirana, aktivitet i cili do të vazhdojë të përsoset akoma më shumë në të ardhmen duke marrë në konsideratë nevojat e kërkimit shkencor si për Shqipërinë, ashtu edhe për vendet e rajonit dhe me gjerë. Në vazhdim të kësaj ideje, i falenderoj të gjithë kontribuesit që ndihmuan në botimin e këtij numri si: autorët e punimeve, anëtarët e bordit shkencor, recensuesit, stafin ndihmës në UMT si dhe koordinatoren shkencore të revistës për gjithë punën për finalizimin me sukses të këtij botimi.

Duke patur si objektiv rritjen e nivelit cilësor si të revistës dhe të aktiviteteve të tjera të punës shkencore të FEUMT, i ftoj të gjithë autorët e punimeve dhe studiues të tjerë brenda dhe jashtë Shqipërisë, të bashkëpunojmë në të ardhmen për të prodhuar produkte shkencore me standarte ndërkombëtare në interes të vetë kërkuesve, të institucioneve të arsimit të lartë dhe të Shqipërisë.

Dekan i Fakultetit të Ekonomisë, UMT

Prof. Dr. Ahmet CENI


Role of Exports in Agriculture Development: Trends and Challenges.

Prof. Assoc. Anila Boshnjaku; Prof.Assoc. Ledia Thoma

Full text PDF

Parajsat fiskale.

Roland Subashi, PhD

Full text PDF

Efektet e ndryshimeve të politikës fiskale në Shqipëri.

Arjana Lleshaj, MSc; Eralda Alhysa, MSc

Full Text PDF

Performance management in the pharmaceutical sector - Case Study of the Trepharm factory.

Adelina Arifi, PhD Candidate; Prof. Dr. Berim Ramosaj

Full Text PDF

E-Government and sustainable development.

Ermir I. Hajdini, PhD

Full Text PDF

How does information technology affect business management? - Literature Review.

Kledia Tirana, MSc; Albina Hysaj, PhD; Elona Cera, PhD Candidate

Full Text PDF

Sfida të zhvillimit social-ekonomik në Bashkinë e Pustecit, Qarku i Korcës.

Evis Pano, PhD Candidate

Full Text PDF

Tourism development in North Macedonia and its impact on economy.

Teuta Qerimi Sadiku, PhD; Shpend Qerimi, MSc

Full Text PDF

Nga këndvështrimi i punonjësve sa e drejtë është që për punë të njëjta të paguhen ndryshe?

Megi Çali, MSc

Full Text PDF

Mos funskionimi i instancave Shqiptare në monitorimin dhe rehabilitimin e të miturit autor i veprës penale.

Xhesika Bazaj, MSc

Full Text PDF

Issue IV, read full journal

Full Text PDF