22 Maj 2025 – Ora 11:00 – 12.15
Drejtoi Forumin: Taulant Kullolli
Arbër Kadia – Themelues i Patoko.com dhe ekspert digital;
Migena Qyra – Drejtuese e Burimeve Njerzore në kompaninë Big-Market;
Donald Hoxha – Përgjegjës i shërbimit të klientit në kompaninë Mektrin Motors;
Xhesika Gjoka – Menaxhere e rrjeteve sociale dhe e platformave të prenotimit në Agriturizmin “Kodra e Kuajve”;
Ismail Mehmeti – Dekan i Fakultetit të Menaxhimit në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Kosovë.
Seksioni 1. 11.00 - 11.15: Prezantimin e tematikës së diskutimit “Tregu i Punës në Transformim: Aftësitë që Kërkon Ekonomia Moderne” ku u parashtrua një panoramë e përgjithshme mbi historikun modern, situatën aktuale dhe tendencat e reja mbi mbi tregun e punës në përgjithësi dhe aftësit më të kërkuara për momentin. Gjithashtu, u theksua edhe ndikimi i teknologjisë digitale në panoramën e përgjithshme të tregut të punës dhe në sektorin e punësimit. (rreth 5 minuta).
Më pas në formë bashkëbisedimi dhe të ndërlidhur me temën e trajtuar, të ftuarve ju kërkua një prezantim i shkurtër (1-2 min) dhe përballja e tij më problemin e menaxhimit të aftësive të reja dhe [unësimin në kompaninë përkatëse.
Seksioni 2. 11.15 – 11.45. Pyëtje të përbashkëta drejtuar panelistëve. Ndër pyetjet më kryesore theksojmë:
Cilat janë 3 aftësitë më të kërkuara sot në sektorin tuaj?
Si e vlerësoni ju ndryshimin e mënyrës së përzgjedhjes së punonjësve të rinj?
Si mund të përmirësojmë në përgatitjen e studentëve tanë në funksion të sektorit që ju përfaqësoni?
A janë të rinjtë sot të përgatitur për punë, apo ju duhet t’i trajni nga e para sapo hyjnë në institucionin tuaj?
Ndërkohë, pyetje të tjera më specifike, në varësi të rrjedhës së debatit u realizuan. Një pjesë e të cilave ishin ndërhyrje nga moderatori, në momentin e kalimit të fjalës të panelisti tjetër.
Seksioni 3. 11.45-12.10. Pyetje dhe ndërhyrje të shkurtëra nga publiku. Pati rreth 10 ndërhyrje të shoqëruara më pyetje nga të pranishmit drejtuar panelistëve mbi temën e trajtuar.
Seksioni 4. 12.10 – 12.15. Konkluzionet e Forumit, mbyllja e Panelit dhe falenderime ndaj të ftuarve.