Zona e Ofertave dhe Kërkesave për Punë është krijuar për të lidhur studentët dhe të diplomuarit me tregun e punës, si dhe për t’i dhënë mundësi kompanive dhe institucioneve të gjejnë kandidatë të kualifikuar. Kjo hapësirë shërben si një urë lidhëse mes akademisë dhe biznesit, duke lehtësuar procesin e aplikimit dhe rekrutimit.
Në seksionin e Ofertave të Punës, kompanitë mund të dergojne pozicionet e lira, praktikat profesionale dhe mundësitë e bashkëpunimit. Studentët dhe të diplomuarit mund të shfletojnë ofertat, të informohen mbi kriteret dhe të aplikojnë drejtpërdrejt.
Në seksionin e Kërkesave për Punë, kandidatët kanë mundësinë të regjistrojnë profilin e tyre, të ngarkojnë CV-në dhe të specifikojnë fushën e interesit. Kjo u mundëson punëdhënësve të identifikojnë më lehtë kandidatë të përshtatshëm sipas nevojave të tyre.
Kjo platformë synon të mbështesë zhvillimin profesional të studentëve dhe të forcojë bashkëpunimin me komunitetin e biznesit, duke krijuar mundësi konkrete për punësim dhe praktikë.
Shfletoni mundësitë e punësimit dhe praktikave të ofruara nga kompanitë dhe institucionet partnere.
Gjeni pozicionet që përputhen me fushën tuaj të studimit dhe interesat profesionale.
Regjistroni profilin tuaj dhe shprehni interesin për punësim ose praktikë.
Ngarkoni CV-në dhe specifikoni fushën tuaj të interesit.