- 2015-2016
Demokracia bashkiake si bashkëveprim i komuniteteve qytetare me pushtetet lokale. Cikel me konferenca dhe workshop-e, financuar nga AMSHC
- 2011-2016
Në bashkëpunim me DIXHITALB ka realizuar 10 dokumentarë kulturorë dhe përkatësisht:
- Ramadan Sokoli etnomuzikologu i shquar;
- Muharrem Xhediku pionieri i tangos shqiptare;
- Buzuku, Budi, Bardhi, Bogdani -4 B-të e mëdha të kulturës shqiptare;
- Kuteli dhe Petro Marko – të mënjanuarit e mëdhenj të socrealizmit shqiptar;
- Sejfulla Malëshova dhe instalimi i realizmit socialist;
- Pashko Vasa - rilindësi që krijoi identitetin e ri shqiptar.
- Shqiptarët e mëdhenj të Stambollit dhe një në Misir:
- 2005
Bashkitë dhe komunat e Shqipërisë – almanak, financuar nga Ministria e Pushtetit Vendor dhe projekti UNOPS.
- 2005
“Rinia dhe demokracia” cikël televiziv me debate me të rinjtë e Parlamentit Rinor në qytetet kryesore të vendit Tiranë, Korçë, Shkodër, Elbasan, Durrës, Vlorë e Gjirokastër, financuar nga UNICEF.
- 2005
“Demokracia, rrënjët, historia dhe zbatimi i saj”, tekst për shkollat e mesme, financuar nga Ambasada Franceze.
- 2004 - 2010
“Hapur” 10 reportazhe investigative për korrupsionin dhe trafikimin financuar nga IREX.
- 2004
“Vota ime pushteti im” cikël me debate televizive financuar nga OSFA.
- 2002
“Publiku Media Korrupsioni” cikël me 10 reportazhe televizive dhe debate, financuar nga ACAC (Koalicioni Shqiptar Kundër Korrupsionit) dhe MSI/USAID