Qendra e Studimeve “Shqipëria Europiane” është krijuar në vitin 2001. Ajo ka për mision organizimin e veprimtarive që sensibilizojnë opinionin publik për pjesëmarrje në jetën politike, kulturore, investigimin e dukurive që bëjnë të mundur nxitjen e rolit aktiv të të rinjve në vendimarrje, investigimin e dukurive negative që deformojnë sistemin demokratik si dhe realizimin e debateve mediatike mes grupeve të ndryshme të shoqërisë për të evidentuar rolin e qytetarit në demokraci.
Bobby Solo, me emrin e vërtetë Roberto Satti, është një këngëtar, kitarist dhe kantautor italian, i lindur më 18 mars 1945 në Romë, Itali. Ai është një nga figurat më të njohura të muzikës italiane të viteve ’60 dhe ’70, i njohur për zërin e tij të veçantë dhe stilin që shpesh është krahasuar me atë të Elvis Presley-t, duke fituar edhe nofkën “Elvisi italian”.
Karriera e tij mori hov në vitin 1964, kur fitoi Festivalin e Sanremos me këngën e famshme "Una lacrima sul viso" ("Një lot në fytyrë"), e cila u bë një hit ndërkombëtar dhe një nga këngët më të dashura të muzikës italiane. Kjo këngë u shit në miliona kopje dhe e ngriti Bobby-n në majat e skenës muzikore. Gjatë karrierës së tij, ai ka marrë pjesë disa herë në Festivalin e Sanremos dhe në kompeticione të tjera prestigjioze, duke u bërë një ikonë e muzikës pop dhe rock italiane. Stili i tij përfshin elemente të rock 'n'roll, baladës romantike dhe muzikës melodike italiane.
Edhe pse dekadat kanë kaluar, Bobby Solo vazhdon të jetë aktiv në skenë, duke performuar, publikuar muzikë dhe mbetur i dashur për publikun italian dhe më gjerë.
Korrik 2018 - Me këtë moto, u mbajt në Universitetin e Elbasanit një takim i zgjeruar me pedagogë, studentë, mësues të shkollave të mesme dhe specialistë të pushtetit vendor për të diskutuar rreth tri argumenteve: Ambient i pastër, kulturë dhe qytetërim organizuar nga Qendra «Shqipëria Europiane» dhe mbështetur nga AMSHC . Në fillim të takimit, drejtori i Qendrës « Shqipëria Europiane », Prof. i as. Dr. Ilir Yzeiri tregoi rëndësinë që ka identifikimi dhe adresimi i drejtë dhe shkencor i problematikave të mjedisit, të kulturës dhe të qytetërimit. Ne, thekoi ai, vuajmë nga mosnjohja reale e problematikave që shqetësojnë habitatin tonë. Më së shumti, në ligjërimin publik zenë vend legjendat urbane dhe retorika agresive politike, e cila e paraqet realitetin që jetojmë në bardhë e zi. Për fat të keq, në ligjërimin publik dhe në mediat shqiptare, profesionistët, pedagogët e universiteteve, dijetarët dhe specialistët e fushave të ndryshme thirren rrallë ose pothuajse aspak për të dhënë ekspertizën e tyre për problemet që shqetësojnë jetën e një komunitetit të caktuar.
Një dokumentar për Kastriot Gjinin me ide, skenar dhe regji nga Ilir Yzeiri. qe kam realizuar para disa kohesh dhe qe u shfaq para nje muaji ne Kinema "Millenium" dhe me pas ne "Report Tv". Ky dokumentar është në gjurmët e krijimeve të tjera të Yzeirit si "Kuteli dhe Petro Marko – dy vetmitarët në diktaturë", dokumentarët për Muharrem Xhedikun, Ramadan Sokolin apo Pashko Vasën deri të cikli i fundit me katër seri për Hoxhë Tahsinin, Kristoforidhin, Vreton e Mitkon ose "Shqiptarët e mëdhenj të Stambollit dhe një në Misir".