Ushtrime mbi Bazë të Dhënash

Titulli i plotë

Ushtrime mbi Bazë të Dhënash: Skemat ER dhe SQL

Përse?

Bazat e të dhënave zënë një vend të rëndësishëm në dizenjimin dhe implementimin e aplikacioneve software. Ekziston një numër i madh librash akademikë dhe tutorialesh të ndryshme që prezantojnë lexuesin me konceptet dhe aspektet teorike të modelit relacional dhe gjuhën SQL. Në gjykimin tim, ekziston nevoja për të pasur një përmbledhje ushtrimesh ku të interesuarit të mund të përfitojnë disa aftësi praktike. Ky libër ka si qëllim të ofrojë një grup ushtrimesh bazë. Përmbledhjet e koncepteve teorike në këtë libër nuk kanë si qëllim të zëvendësojnë literaturën akademike ndaj zënë një hapsirë të reduktuar.

Edicionet

  • Edicioni i parë, Prill 2020

Kontakte

Për çdo pasaktësi që gjeni tek libri ju lutem më shkruani në adresën e postës elektronike domnori.elton@gmail.com.

Ushtrime mbi Baze te Dhenash - Elton Domnori.pdf