Objektivat e lëndës:
Në përfundim të këtij kursi, studentët do te jenë të aftë të vlerësojnë çdo problem. Ta copëtojnë në module elementare dhe të zgjidhin çdo nënprogram duke çuar në zgjidhjen përfundimtare. Të gjitha këto me anë të algoritmeve dhe të strukturave të të dhënave. Gjithashtu, studenti do të jetë i aftë të dallojë konceptet bazë të programimit si dhe aplikimi i tyre në gjuhe të ndryshme.
Përshkrimi i lëndës:
Shënimet për këtë kurs do të japin një vështrim të përgjithshëm mbi parashtrimin e një problemi dhe copëtimin e tij në copëza më të vogla, zgjidhja e këtyre copëzave do të çojnë në zgjidhjen e gjithë problemit. Studenti do të njihet me kthimin e problemit në algoritëm, strukturën e të dhënave dhe shndërrimin e të dhënave në rrjedhën e proçesit të algoritmit. Që në javët e para do të njihen me bllokskemat dhe shkrimi i algoritmeve në pseudokode dhe më pas një hyrje mbi gjuhët e programimit, kthimi i koncepteve teorike në shembuj konkretë programimi si dhe njohje me koncepte të ndryshme të programimit
Orari:
E merkure 11.40-14.40 salla 212
Semestri I Viti Akademik 2015/2016
Kalendari mësimor paraprak: