Ky kurs është dizenjuar që të mësojme konceptet fillestare dhe njohuritë e lidhura me teknologjinë e informacionit. Studentet zhvillojnë njohurite kompjuterike për t'u përshtatur me teknologjitë e reja që përdoren në tregun global. Studentet zbatojnë aftësitë personale dhe ndërpersonale për t'u përgatitur për një mjedis në zhvillim të shpejtë të vendit të punës. Në këte menyre nxisin leximin, shkrimin, informatizimin, komunikimin dhe arsyetimin. Pjesa më e madhe e punës do të bëhet në klasë.
- Objektivat:
Studentët do të mësojnë si te programojne sipas nje mjedisi te caktuar programimi
Orari:
Semestri II Viti Akademik 2018-2019
E premte 11.40-17.20 Lab 304, Godina 2, Kampusi
KONCEPTET THEMELORE:
1. Arkitektura kompjuterike
2. Paketa Office
3. Gjuhet e programimit
4. Interneti
FORMA E KONTROLLIT TË DIJEVE
FREKUENTIMI: Studenti që mungon në 25% të orëve të lëndës vlerësohet automatikisht me notën 4 dhe duhet të ndjekë përsëri kursin gjatë vitit të ardhshëm.
KONTROLLI I VAZHDUESHËM:
Mënyra e vlerësimit është me një provim të ndërmjetem (provimi ka 400 pikë të mundshme), provimi përfundimtar (i cili ka 500 pikë) dhe detyrat e kursit (të cilat kanë 100 pikë te mundshme). Në total studenti/ja mund të përfitojë 1000 pikë. Vlerësimi përfundimtar do të bëhet mbi bazën e pikëve të grumbulluara dhe përqindjeve përkatëse si më poshtë:
Detyra e kursit qe prezantohet javen e 14 perfshin 10% nga materiali i kursit.
LITERATURA (Literatura paraqet listen e botimeve që student duhet të lexojë gjatë lëndës, e ndarë në ):
a. Literatura bazë e detyrueshme: Cikel Leksionesh
b. Literatura e rekomanduar:
1) Aplikime Kompjuterike I, A.stana
2) Aplikime Kompjuterike I, S.Bushati, E.Kalemi
3) Aplikime Kompjuterike II, A.stana
4) Programim ne C++, S. Bushati, R. Kapciu, F. Bushi
5) F.Christensen dhe M.Landstadt: Microsoft Word, Internet Explorer
6) O.Grill, F.Schabert: Xpert – Bazat e perpunimit te tekstit