Post date: Sep 10, 2016 8:36:37 PM
Njoftohen studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike se të Hënën me dt. 12.09.2016 sipas kalendarit të festave zyrtare të publikuar nga MAP (Ministria e Adiministratës Publike) nuk do të mbahet mësim për nder të festës së Kurban Bajramit. Poashtu stafi menaxhues i kësaj webfaqe, nëpërmjet këtij njoftimi i uron të gjithë studentët e besimit Islam festën e Kurban Bajramit, me dëshirën që të kenë begati, suksese në provime e mbi të gjitha shëndet.