Kjo webfaqe është krijuar nga studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, me dëshirën që të ju shërbejë studentëve të kësaj njësie akademike. Qëllimi i krijimit të kësaj webfaqe është informimi i studentëve rreth proceseve të ndryshme që ndodhin në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, ofrimi i mundësive për qasje në literaturë vendore dhe ndërkombëtare, si dhe informimi i studentëve rreth mundësive të ndryshme rreth studimeve jashtë vendit nëpërmjet programeve të shkëmbimit të studentëve të Universitetit të Prishtinës me vendet e zhvilluara.
Poashtu nëpërmjet kësaj webfaqe do të synojmë të i informojmë studentët rreth konkurseve të punësimit, mundësive për punësim sezonal në vendet e zhvilluara, si dhe rreth projekteve të ndryshme ku studentët e njësisë tonë akademike do të mund të angazhohen si vullnetarë.
.
.