THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË KONFERENCËN SHKENCORE STUDENTORE NDËRKOMBËTARE III
Mirë se vini në Konferencën e III-të Shkencore Studentore Ndërkombëtare !
Universiteti i Tiranës në bashkëpunim me Universitetin e Tetovës, Universitetin e Prizrenit dhe Universitetin e Gjilanit 'Kadri Zeka', fton studentë dhe kërkues të rinj të marrin pjesë në konferencën shkencore studentore “Kërkimi shkencor dhe edukimi në perspektivën e studentëve dhe studiuesve të rinj” (III). Kjo konferencë në edicionin e saj të tretë ka për qëllim prezantimin e arritjeve në fushën e kërkimit shkencor nga studentët dhe studiuesit e rinj dhe krijimin e një rrjeti bashkëpunimi mes tyre për të nxitur kërkimin, inovacionin dhe kreativitetin. Konferenca synon gjithashtu të nxisë ndërkombëtarizimin dhe bashkëpunimin e universiteteve tona, të produkteve të tyre shkencore, duke krijuar një platformë, ku të promovohet dhe të rritet kapaciteti i studentëve.
Informacione të përgjithshme
Studentë të Bachelor, Master shkencor dhe studentë doktorature (Ph.D.) të vitit të parë (në kohën e dorëzimit të abstraktit).
Gjuhët e konferencës do të jenë shqip dhe anglisht. Pjesëmarrësit janë të lirë të dorëzojnë dhe prezantojnë punën e tyre në gjuhën shqipe ose angleze.
Pjesëmarrja është pa pagesë.
Konferenca do të mbahet në datën 11 Dhjetor 2025, në Tiranë dhe punimet e saj do të zhvillohen fizikisht.
Të gjithë autorët në abstrakt do të marrin certifikatë pjesëmarrjeje.
Afati i fundit për dorëzimin e punimeve: 10 Nëntor 2025 (23:59 CET).
Njoftimi i pranimit të punimeve: 20 Nëntor 2025
Botimi i librit të punimeve: : 11 Dhjetor 2025
Për udhëzimet mbi formatin e punimit klikoni këtu (UDHËZIME)
Temat e konferencës përfshijnë fushat në vijim
Inkurajohet dhe trajtimi i tematikave ndërdisiplinore që lidhin këto fusha, duke përfshirë edhe integrimin e Inteligjencës Artificiale në kontekste të ndryshme akademike dhe profesionale
Shkencat Humane dhe Shoqërore
Albanologji
Antropologji (filozofike, kulturore, sociale, etj.)
Arkeologji dhe Trashëgimi Kulturore
Arkiva
Demografi dhe migracion
Didaktikë në shkencat humane
Didaktikë në shkencat sociale
Estetikë
Etikë dhe profesion
Etnofolklor
Gjuhësi (historike, bashkëkohore, krahasimtare, teorike, e aplikuar, etj.)
Gjuhësi shqiptare
Histori dhe historiografi
Histori (ekonomike, politike, shoqërore)
Histori e Shqipërisë
Identitet dhe zhvillimi kulturor
Komunikim ndërkulturor
Letërsi shqipe
Letërsi e krahasuar
Letërsi e diasporës
Letërsi dhe përkthim
Përkthim dhe ndërkulturalitet
Përkthime në/nga shqipja
Politika
Politika ligjore
Politika të mbrojtjes së trashëgimisë
Psikologji
Puna sociale
Socialpsikologji
Sociolinguistikë dhe pragmatikë
Studime historike
Studime (ndër)/kulturore
Studime letrare / Letërsi e huaj
Studime ligjore
Studime sociologjike
Teori dhe kritikë letrare
Të drejtat e njeriut dhe drejtësia Kushtetuese
Shkencat e Natyrës
Algjebër dhe gjeometri
Aplikim i informatikës në shkencat e natyrës
Biologji (qelizore, molekulare, etj.)
Biofizikë dhe fizikë mjekësore
Biokimi
Bioteknologji
Botanikë
Didaktikë në shkencat e natyrës
Ekologji
Fizikë (teorike, llogaritëse, etj.)
Fiziologji (shtazore, bimore)
Gjenetikë
Gjeografi (fizike, sociale, turistike, kulturore, etj.)
Hidrobiologji dhe biologji detare
Kimi fizike dhe dukuri sipërfaqësore
Mikrobiologji
Mjedisi (ruajtja, menaxhimi, zhvillimi, etj.)
Shkencat e natyrës dhe teknologjia
Zoologji
Shkencat Ekonomike dhe Juridike
Ekonomi (e mjedisit, punës, shëndetësisë, zhvillimit, publike, etj.)
Ekonomi ndërkombëtare
Financë
Kontabilitet
Makroekonomi
Marketing-turizëm
Marrëdhënie Ndërkombëtare
Mbrojtje e të drejtave të privatësisë në botën digjitale
Mikroekonomi
Statistikë
Shkencat juridike dhe teknologjia
Shkencat e Komunikimit / edukimit dhe teknologjia
Media (e shkruar, vizive, online, sociale, etj.)
Mësimdhënie dhe teknologji
Mësimnxënie dhe teknologji
Shkenca komunikimi
Shkenca të komunikimit dhe gazetari
Humanitete dhe teknologji
Shkencat Inxhinierike dhe Teknologjike
Industri
Inxhinieri industriale dhe mjedisore
Teknologji digjitale në arkeologji
Teknologji e informacionit gjeografik të aplikuar
Teknologji industriale dhe ushqimore
Trashëgimia Kulturore dhe Muzetë
Muzetë dhe trashëgimia materiale
Organizatorët