Ftojmë të gjithë pjesëmarrësit e interesuar të paraqesin një abstrakt të zgjeruar para dates 10 Nëntor 2025 (23:59 CET). Abstraktet do të vlerësohen nga Komiteti Shkencor i Vlerësimit dhe autorët do të njoftohen deri më 20 Nëntor, nëse abstrakti i tyre është pranuar dhe tipi i prezantimit (prezantimi me gojë ose prezantimi me poster). Punimet e pranuara do të botohen në një libër me ISBN.
Ju mund të shkarkoni modelin e abstraktit dhe ta dërgoni (KËTU)
Abstrakti i zgjeruar duhet të jetë maksimumi 2 faqe.
Ju lutemi ndiqni modelin e abstraktit që do të gjeni (këtu).
Ju lutemi përcaktoni një tematikë të përshtatshme për abstraktin tuaj në formularin e dërgimit.
Lejohen maksimumi 3 autorë. Nëse ka më shumë se një autor, ju lutemi kini parasysh se vetëm një autor duhet të dërgojë abstraktin dhe do të prezantojë gjatë konferencës. Autorët e tjerë duhet të rregjistrohen si pjesëmarrës.
Nëse puna juaj është krijuar në bashkëpunim me një Profesor/e nga universiteti juaj, mund të përfshini emrin e tij/saj në seksionin Falenderime.
Ju lutemi vendosni preferencën tuaj të prezantimit kur të dërgoni abstraktin. Ju mund të zgjidhni midis "prezantim me gojë" ose "prezantim me poster". Komiteti Shkencor do të vendosë për ndarjen përfundimtare.