Gjatë këtyre 18 vjetve, SPUSH ka zhvilluar shumë veprimtari për mbrojtjen e interesave dhe kërkesave ekonomike e sociale të pedagogëve e shkencëtarëve dhe posacerisht të anetarëve që përfaqëson. Levizja e parë sindikale në kuadrin e SPUSH, është zhvilluar në qershor 2004 dhe synonte rritjen e pagave të pedagogëve të të gjithë kategorive.
Në këto kushte, Ministria e Arsimit e Shkencës dhe Qeveria filluan një dialog serioz e me përgjegjësi me drejtuesit e SPUSH & SPUT, nga ku u arrit ne Marreveshjen e njohur te prillit 2005, që zgjidhi kërkesat kryesore të Sindikatës, midis të cilave edhe rritjen e pagave nga 20-50 perqind dhe përmiresimin e strukturës së tyre.
Nën drejtimin e SPUSH, SPUT dhe SP-FSHN, levizje të fuqishme sindikale janë zhvilluar edhe në nentor 2009, shtator 2011, shtator- tetor 2016, 2017 dhe janar – shkurt 2022. SPUSH ka zhvilluar 2 konferenca kombëtare, të cilat kanë shërbyer për ta konsoliduar levizjen sindikale në arsim, kanë përpunuar objektiva gjithënjë e më realiste dhe kanë pergatitur kushtet për kalimin në një punë me cilësore në konsolidimin e të gjitha strukturave përbërëse të Sindikates, duke filluar që nga këshilli sindikal në baze.
Kuventi i Pare i SPUSH, që u zhvillua në maj 2009, sintetizoi arrijet gati 5 vjecare, përpunoi objektiva të reja dhe bëri permiresimet e duhura ne Statutin e SPUSH si dhe organizoj zgjedhjet në disa fakultete (SP-FSHN).
SP-FSHN, në Kuvendin e 30 maj 2019 u vendos që të plotësohet e saktësohet më mire emri i Sindikates, e cila u emertua: Sindikata e Punonjësve të fakultetit të shkencave të natyres (SP-FSHN), gjë që ligjëson formimin e bashkësisë së seksioneve të profesioneve e kategorive të punonjësve të arsimit e shkencës brenda saj, duke synuar të forcojë e zgjerojë identitetin dhe statusin e tyre sa më të pavarur.
Një etapë e re në zhvillimin dhe konsolidimin e SP-FSHN, konsiderohet angazhimi më i madh i saj në problemet e Muzeut të shkencave, Kopshtit botanikë, pa lënë pas dore mbrojtjen sociale ekonomike të sindikalisteve, punonjësve dhe pedagogëve.
MARDHENIET E SPUSH, SPUT DHE SP-FSHN ME SINDIKATA TE TJERA BRENDA DHE JASHTE VENDIT
Në Shqipëri ekzistojnë dhe veprojnë dy sindikata në arsim: FSASH dhe SPASH. FSASH është aktualisht njëra nga sindikatat parauniversitare më të mëdha dhe më të fuqishme që vepron në sektoret e arsimit dhe shkencës. SPUSH, FSASH dhe SPASH janë partneret e vetme sociale në fushën e arsimit dhe shkencës me MAS dhe Qeveritë shqiptare. SPUSH&SPUT ka marrëdhënie të ngushta e të qendrushme me Sindikaten e Punonjësve të Arsimit, Shkencës e Kulturës të Kosoves. SPUT&SP-FSHN kanë zhvilluar e zhvillojne edhe veprimtari e levizje sindikale të përbashkëta me FSASH dhe SPASH.
MARDHËNIET ME PUNËDHËNËSIN, MAS, DHE QEVERINË.
Marrëdhëniet e SPUSH-SPUT-SP-FSHN, me punëdhënësin rektoratin, Ministrine e Arsimit dhe Sporteve, MAS, me Ministrine e Pushtetit Vendor, me Ministrinë e Punes dhe Cështjeve Sociale dhe më Qeverinë, përgjithësisht janë marrëdhënie normale midis partnerësh socialë.
SPUSH është aktive në veprimtaritë që organizon Ministria e Punës dhe Cështjeve Sociale, sidomos në kuadrin e veprimtarisë së Keshillit Kombëtar të Punës. Ajo ka dhënë dhe jep një ndihmesë të vlefshme në përpunimin e legjislacionit për marrëdhëniet e punes, për focimin e dialogut social, etj.
Në veprimtarine e vetë 13 vjeçare, SP-FSHN, ka vënë kurdohere në qendër të programit e të vëmendjes së saj përpunimin, argumentimin, formulimin e saktë dhe mbrojtjen e kërkesave per shendetetin dhe interesave ekonomike e sociale të punonjësve të sistemit të arsimit e shkencës.
Vrojtimi dhe shqyrtimi i kujdesshëm i kësaj veprimtarie evidenton faktin se kërkesat imediate që janë parashtruar në cdo periudhë janë në harmoni dhe funksion të interesave afatgjata, jo vetem të kesaj shtrese sociale, por edhe të shoqerise shqiptare në tërësi.
Vazhdim logjik i kesaj strategjie jane edhe synimet e objektivat e vitit 2019 e ne vijim, nga te cilat mund te vecojme:
Së pari, në forcimin e fuqizimin më tej të të gjitha strukturave përbërëse të Sindikates, përfshirë këshillat sindikale dhe seksionet sindikale në të gjithë fakultetet. Bazen e këtij fuqizimi e përbën konsolidimi i anëtarësisë, qëndrueshmëria e saj, konceptimi më i plotë nga ana e cdo sindikalisti i të drejtave që ai fiton, i rolit që luan dhe të përgjegjësive që merr përsiper kur anëtaresohet në sindikatë.
Ky pozicionim nuk i pranon më praktikat e vjetëruara të derisotme, kur shpesh herë një këshillë apo seksion sindikal, apo edhe vetë Sindikata para disa viteve mjaftoheshin me lista simpatizantësh, mbështetsish të përkohshem, që krijonin numra të mëdhej, por që në momente vendimtare nuk përbënin një force të vertetë dhe të qëndrushme sindikale. Këtë na e ka provuar më së miri përvoja e levizjeve të mëdha sindikale që ka ndërmarrë dhe udhehequr SPUSH në këto vite të ekzistences së saj.
Së dyti, në kuadrin e fuqizimit të strukturave sindikale, të funksionimit të tyre statutore.
Se treti, do të bëjë përpjekje të vazhdueshme për rritjen e pagave dhe permirësimin e sistemit të shpërblimeve dhe kushtëve të punësë.