HISTORIK I SHKURTER I KRIJIMIT DHE AKTIVITETIT
Sindikata e punonjsve të Universiteteve të Shqiprisë, SPUSH, është krijuar me 10.11.2004. Ajo lindi si shprehje e vullnetit të pedagogëve dhe punonjësve të Universiteteve, për të përballuar kërkesat e reja që shtroheshin para tyre në kushtet e vendosjes dhe zhvillimit të jetës politike pluraliste dhe të ekonomisë së tregut. Ndryshimi i sistemit shoqëror, përmbysja e diktatures dhe përfshirja në proceset demokratike, natyrshëm u shoqëruan edhe me një rigrupim të interesave e kërkesave të shtresave të ndryshme të shoqerisë, vecanerisht të intelektualeve. Është periudha kur fillon të bëhet një ndryshim thelbësor i pozicionimit të individit ne shoqëri, i ridimensionimit të rolit, të figures, të botes se kërkesave dhe interesave të njeriut.
Qe ne fillim te 1991, të gjithë punonjësit në Shqipëri, përfshirë dhe ata të sistemit te arsimit dhe të shkencës, braktisen organizaten e vjeter të Bashkimeve Profesionale dhe filluan të kerkojne forma të reja të organizimit sindikal, duke u orientuar nga përvoja e vendeve përendimore. Kështu, gjatë muajve shtator-tetor 2004, në shume fakultete të Universitetit të Tiranës, Universitetit Politeknik dhe të Universitetit Bujqësor, në institutet e Akademise së Shkencave, u krijuan për herë të parë Këshillat Sindikale.
Interesi i madh i punonjësve për t’u përfshire në sindikate, gjallëria, serioziteti dhe ndjenja e përgjegjsise për përcaktimin e objektivave që cdo sindikate synonte të arrinte, tregonin qartë se pedagogët dhe shkencetarët, pra pjesa më e madhe dhe cilësore e inteligjecies se vendit, po e ndjente nevojen e një organizimi të ri sindikal, ndryshe nga ai i mëparshmi. Thelbi i ketij organizimi të ri ishte krijimi i një sindikate të gjallë, vetvepruese, realiste, të pavarur nga shteti dhe partite politike.
Perfaqesuesit e keshillave sindikale që dolen nga zgjedhjet e dhjetorit 2004, u mblodhen ne Konferencen e Pare Kombetare, me 16.12.2004, ne godinen e Universitetit Politeknik në Tiranë.
Në konferencë u debatua gjatë për parimet mbi të cilat do të ndertohej Sindikata e ardhshme. Natyrisht, në këtë debat, vend i rendësishem iu kushtua pavarësisë së Sindikatës në kuptimin e vertetë të fjales. Megjithëse kishte edhe mendime ndryshe, në përfundim, me unanimitet, u arrit që ceshtja e pavarësisë të përfshihej si çështje kryesore në Statut.
Diskutimi dhe përcaktimi i objektivave për mbrojtjen sociale ekonomike të anëtarëve në kushtet e ekonomise së tregut, tërhoqi vemendjen dhe interesin e të gjithë pjesëmarrësve. Si objektiva imediate por dhe afatgjatë u përcaktuan vendosja e javës pesëditëshe të punës në shkolla e Universitete, miratimi i statusit të pedagogut, ngritja e vazhdueshme e pagave dhe harmonizimi i tyre, depolitizimi i Universitetit, përmirësimi i kushtëve të punës, etj.
Konferenca vendosi me unanimitet që Sindikata e pedagogeve dhe punonjësve të universiteteve, që po krijohej të quhej : SINDIKATA E PUNONJËSVE TË UNIVERSITETEVE TË SHQIPRISË, (SPUSH), dhe miratoi Statutin përkatës.
Në mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar të SPUSH, kryetar i saj u zgjodh me unanimitet Prof.Dr. Angjelin Shtjefni. Po në këtë mbledhje u ngarkua edhe Z. Qazim Lataj, që të organizojë: Sindikaten e Punonjësve të Universitetit të Tiranës (SPUT).