Ne kete leksion do te sjellim tipet e sistemeve operative me te perdorur.
Ne keto sisteme perdoruesit nuk nderveprojne drejtperdrejt me kompjuterin. Perdoruesit pergatisin punet e tyre paraprakisht ne nje pajisje off-line si letra me vrima per shembull dhe me pas eshte nje operatori i kompjuterit i cili i ngarkon keto pune ne kompjuter per tu ekzekutuar.
Per te rritur shpejtesine e perpunimit punet e ngjashme grupohen bashke ne nje "batch".
Keto jane nga sistemet e para operative dhe sigurisht kishin disa mangesi, nder te cilat:
Mungesa e nderveprimit midis perdoruesit dhe punes.
Shpesh CPU eshte pa pune duke qene se shpejtesie e pajisjeve te hyrje daljes eshte shume me e ngadalte se sa CPU
Eshte e veshtire qe te vendosesh prioritete per punet ne funksion te perdorimit te burimeve.
Ndarja e kohes se perdorimit te makines eshte nje teknike qe i mundeson disa perdoruesve te lidhur me terminale te ndrysh,e qe te perdorin nje kompjuter ne te njejten kohe. Ndarja e makines ose "multitasking" eshte nje shtese llogjike e sistemit pasi procesori ne nje cast te kohes ekzekuton vetem nje instruksion, por shpejtesia e punes se procesorit krijon idene e ekzekutimit te njekoheshem te disa programeve te perdoruesve.
Ndryshimi kryesor midis sistemeve Batch qe suportojne shume programe dhe sistemeve me kohe te ndare eshte qe te paret kane si qellim te rrisin perdorimin e procesorit ndersa sistemet me kohe te ndare kane si qellim te ulin kohen e pergjigjes per perdoruesit.
Procesori ekzekutomn disa progarame ne te njejten kohe duke kaluar nga njera pune tek tjetra. Ne kete menyre perdoruesi mund te nderveproje ne kohe reale me programin.
Sistemi operativ perdor planifikimin e CPU (CPU Scheduling) qe ti mundesoje cdo perdoruesi nje sasi kohe ekzekutimi te CPU. Sistemet operative qe fillimisht ishin ndertuar si sisteme batch u modifikuan me kohen ne sisteme me kohe te ndare.
Perparesite e sistemeve me kohe te ndare:
Pergjigje e shpejte per perdoruesit
Redukton kohen qe CPU nuk perdoret
Sistemet e shperndare perdorin disa procesore qe te sherbejne aplikacione ne kohe reale dhe disa perdorues. Programet qe kane perpunim te shenash shperndahen midis procesoreve.
Procesoret komunikojne me njeri tjetrin nepermjet linjave te ndryshme te komunikimit ( high speed busses).
Perparesite e sistemeve te shperndare
nje perdorues ne nje site mund te perdore nje burim qe ndodhet ne nje tjeter site, perdoruesi shej nje kompjuter me te madh
Shpejton shkembimin e te dhenave midis perdoruesve
Nese deshton nje site, mund te transferohet ngarkesa e punes tek sitet e tjere
Ofron sherbim me te mire per perdoruesit
Ndan ngarkesen e punese midis siteve
Network operating System / NOS
Nje NOS ekzekutohet ne nje server dhe mundeson administrimn e te dhenave, perdoruesve, grupeve te perdoruesve, sigurine, aplikacionet dhe funksione te tjera te rrjetit kompjuterik. Qellimi kryesor i NOS eshte te lejoje mundesine en darjes se skedareve dhe te pajisjever neprmjet rrjetit, zakonisht ne LAN, nje rrjet private virtual etj.
Shembuj sistemesh operative te rrjetit:
Microsoft Windows Server,
UNIX,
Linux,
Mac OS X,
Novell NetWare,
etj
Perparesite e sistemeve operative te rrjetit
Ofrojne administrim te qenderzuar te sigurise se perdoruesve te rrjetit
Detyre:
Nepermjet nje kerkimi ne internet pergjigjuni pyetjeve:
Cili eshte funksioni i Windows Server Active Directory
Cili eshte funksioni i politikave te grupit (Group Policy) ne Active Directory
Cfare jane Organizational Units ne Active Directory
Mangesite te sistemeve operative te rrejtit
Kostoja e blerjes dhe e administrimit
Varesia nga nje pike qendrore
Kerkohet qe te behet update dhe mirembajtje ne menyre te rregullt
Real Time operating System
Nje sistem real time eshte nje sistem ne te cilin intervali i kohes qe kerkohet per te perpunuar input-in dhe per tu pergjigjur eshte aq i vogel sa mund te kontrolloje ambjentin. Keto sisteme garantojne nje kohe pergjigje minimale., mendoni psh per nje sistem qe ndervepron me pilotin per te komanduar uljen e avionit, ne nje skenar te tille nje kohe pergjigje jo e duhur mund te rezultoje fatale.
Nje sistem me kohe reale duhet te kete kufizime kohore te percaktuara mire ne te kundert sistemi mund te deshtoje.
Mendoni per shembull per uljen e avionit, sistemet e imazherise mjekesore qe asistojne mjeket ne nderhyrje, sistemet e kontrollit te proceseve industruale, kontrollin armeve etj.
Ka dy lloje sistemesh me kohe reale.
Keto sisteme garantojne qe aktivitetet kritike kryhen ne kohe. Ne keto sisteme menorja dytesore eshte e kufizuar ose mungon teresisht dhe te dhenat ruhen ne ROM. Ne keto sisteme nuk perdoret memorje virtuale.
Sistemet Soft real-time jane me pak kufizueses. Nje aktivitet i rendesishem real-time ka prioritetin mbi aktivitetet e tjera dhe e mban kete prioritete derisa perfundon. Sistemet soft real-time perdoren ne ambjente si multimedia, realiteti virtual, etj.