HTML eshte nje gjuhe shume e pasur dhe per me teper kur bashkohet me CSS, mund te ndertohet cfardo dizajn faqe qe mund te deshirohet. Por HTML duke qee nje giuhe markup, mund te perdoret vetem per te percaktuar pamjen e faqes dhe eshte e mjaftueshme ne rastet kur nuk nevojite animim ose ruajtje te dhenash online. Per ti shtuar funksionalitet te tilla duhet qe te kalojm ne programimin ne Web. JavaScript eshte nje gjuhe programimi e interpretuar (script language).
JavaScript dhe Java jane dy gjuhe te ndryshme dhe me filozofi te ndryshme. E vetmja gje e perbashket eshte sintaksa duke qene se Netscape ka bazuar ndertimin e gjuhes JavaScript ne sintaksen e Java.
Sic ndodh shpesh kur shpjegohen gjuhe programimi do e fillojm shpjegimin duke krijuar ne program te thjeshte JavaScript i cili paraqet mesazhin “Pershendetje”.
Duke qene se JavaScript eshte nje gjuhe e lidhur me paget web, kodi do te jete ne nje file HTML dhe do te paraqitet ne nje browser.
<HTML>
<HEAD>
<SCRIPT LANGUAGE="Javascript">
function Greeting()
{
alert("Hello world");
}
</SCRIPT>
</HEAD>
<BODY>
<FORM>
<INPUT TYPE="button" NAME="Button"
VALUE="Press" onClick="Greeting()">
</FORM>
</BODY>
</HTML>
Ky program JavaScript vizaton një buton ne ekran, kur klikojmë ne te shfaqet një dritare me mezashin tone.
Kodi JavaScript vendoset brenda tag-eve <SCRIPT>. Këto tag-e mund te vendosen ne çdo pjese te dokumentit. Browserat te cilët nuk suportojn kod JavaScript thjeshte do ta injorojnë përmbajtjen e këtyre tag-eve.
Zakonishte taget <SCRIPT> vendosen ne kokën e faqes ne menyre qe kodi HTML te jete sa me i lexueshem.
4.2. Elementet baze te JavaScript
Fjalit ne JavaScript mbarojn me ; (njesoj si ne C dhe Java) dhe mund te grupohen ne blloqe duke përdorur kllapat gjarperushe{ }. Simbolet sic mund te jene variablat ose emrat e funksioneve jane case-sensitive.
4.2.1. Komentet
Komentet paraqiten ne dy mënyra:
// Koment vetëm ne një rresht.
/*
Koment i cili shtrihet ne disa rreshta.
*/
Karakteret speciale
JavaScript përdor disa sekuenca karakteresh ne mënyrë qe te mund te vendosim karaktere speciale ne konstantet qe janë tekst.
Karakteret speciale me te përdoruara janë:
\n –rresht i ri
\t Tab
\' thonjëz teke
\" thonjëza mbyllëse
\\ Backslash
\xxx numrat ASCII te karaktereve hexadecimale
4.3. Tipet e te dhenave dhe variablat
Ne JavaScript, tipet e te dhenave caktohen ne menyre dinamike ne momentin qe ne i japim vlere varialit. Tipi mund te jete:
• character string
• integers
• real
• Boolean
• vector
• matrice
• reference
• objekt
4.3.1. Variablat
Ne JavaScript, emrat e variablave fillojn me nje germe alfabetike ose me karakterin
'_', dhe mund te formohen nga germa ose dhe nga kombinime me karakterin '_'. Variablat janë global dhe nuk ka nevojë për deklarim eksplicit te tyre. Ne rastet kur nevojite një variabël lokal ai deklarohet duke përdorur fjalën var dhe vendoset ne trupin e një funksioni.
4.3.2. Referencat
JavaScript eliminimin shënjuesit ne kujtese nga gjuha por përdor referencat. Referencat funksionojnë ne mënyrë te ngjashme me shënjuesit e memories, vetëm se ato nuk merrem me menaxhimin e kujtesës nga ana e programuesit gjë e cila bënte qe shënjuesit te ishin te prirura ndaj gabimeve (error).
JavaScript lejon referenca te objektet dhe te funksionet. Kjo aftësi për te referuar funksionet do te shërbej shume kur te përdorim funksionet për te eliminuar dallimet ndërmjet browser-ave.
function onlyExplorer()
{
...
}
function onlyMozilla()
{
...
}
function all()
{
var function;
if(browserMozilla)
function=onlyMozilla;
else
function=onlyExplorer;
function();
}
Ushtrime
1. Krijo nje faqe HTML dhe JavaScript që mbledh dy numra.
2. Krijo nje faqe HTML dhe JavaScript që gjen shumën e shifrave të një numeri.
3. Krijo nje faqe HTML dhe JavaScript që gjen te anasjelltin e nje numri.
4. Krijo nje faqe HTML dhe JavaScript që gjen nëse një numër është palindrome ose jo.
5. Krijo nje faqe HTML dhe JavaScript që gjen nëse një numër është cift (even) ose tek (odd).