Opsioni Linked Servers na mundeson te lidhemi me nje tjeter server SQL (instance me sakte) ne nje server qe ka lidhje rrjeti me serverin tone (mund te jete edhe instance brenda te njejtit server). Kjo mund te jete shume e dobishme kur duhet te bejme komanda te shperndara (distributed queries) me te dhena nga disa baza te dhenash qe ndodhen ne servera te ndryshem.
Per te krijuar nje linked server:
Shkojme tek Server Objects > Linked Servers
Klikojme me te djathten Linked Servers dhe zgjedhim New Linked Server.... SI ne figuren e meposhtme:
3. Plotesojme te dhenat per linked server. Ne shembullin me poshte , Data source nenkupton emrin e serverit SQL qe duam te lidhemi ("Barts_database_server"), Catalogue eshte emri i database ("Barts_database").
emb
Pasi kemi konfiguruar linked server, jemi ne gjendje te ekzekutojme komanda kundrjet te dhenave qe ndodhen ne te dy serverat. Keto lloj komandash mbi te dhena nga dy ose me shume servera quhen distributed queries
Kur ekzekutojme nje komande te shperndare duhet te vendosim emrin e plote te perbere nga kater pjese te tabelave qe perdoren ne komande.
Formati korrekt me kater pjese eshte me formatin: linked_server_name.catalog.schema.object_name.
Per shembull:
Barts_database_server.Barts_database.Person.Enemy