Objektiva
Të mësojme të shtojmë e të fshijmë qelizat, të formatojmë tekstin , të aplikojmë kormatimin e kushtëzuar dhe të punojmë me linket.
M\simi
Komandat për formatimin e qelizave ndodhen nën menunë Home , të shiritit të komandave.Figura e mëposhtme tregon vendondodhjen e menuve përkatëse.
Shtimi dhe fshirja e qelizave
Sic duket edhe në figurë, komandat për shtimin dhe fshirjen e qelizave ndodhen nën grupin e komandave Cells.
Për te shtuar një qelizë ose nje grup qelizash, duhet ti përzgjedhim ato dhe të klikojmë mbi butonin Insert. Qelizat e përzgjedhura dotë zhvendosen duke shtuar qeliza të reja në vendin ku ndodheshin qelizat e përzgjedhura. Për të zgjedhur në cilin drejtim do të zhvendosen qelizat e përzgjedhura për ti bërë vend qelizave të reja klikojmë mbi butonin në formë shigjete me kokë poshtë që ndodhet në të djathë të komandës Insert, dhe të klikojmë mbi Insert Cells, do të shfaqet një dritare dialogu ku përzgjedhim drejtimin e zhvendosjes, djathtas ose me pushte.
Në mënyrë të ngjashme mund të fshijmë qelizat, pasi kemi përzgjedhur qelizat që duam të fshijmë, klikoj duke klikuar mbi butoninë mbi butonin DELETE. Në mënyrë të ngjashme me procedurën e shtimit të qelizave mund të klikojmë në butonin në formë shigjete përbri komandës Delete, klikojmë mbi Delete Cells dhe zgjedhim drejtimin nga do zhvendosen qelizat e përzgjedhura, majtas apo lart.
Gjithashtu, për të shtuar ose për të fshirë qeliza pasi kemi përzgjedhur qelizat ku duam te shtojmë qeliza të tjera ose ti fshijmë , mund të klikojmë me të djathtën dhe të klikojmë mbi komandëpërkatëse Insert ose Delete
Formatimi i qelizave
Exceli ofron disa mundësi për formatimin e qelizave duke nisur nga gruipi i butonave për formatimin (figura në fillim të mësimit) deri tek stilet e gatshme dhe tek formatimi i kushtëzuar, që ndodhen në grupin e komandave Styles (figura në fillim të mësimit).
Mund të përcaktuar ngjyrën e mbushjes dhe të kontureve, llojin e fontit , madhësinë dhe nghyrën e tij etj. Për këto mjafton të përzgjedhim qelizat që duam të formatojmë dhë të zgjedhim preferencat tona
Në mënyrë të vecantë, për formatimin e qelizave , na ndihmojnë stilet e gatshme. Për shembull nëse kemi hedhur në një tableë listën ë notave të nxënësve dhe duam ta formatojmë . Në këtë rast mjafton të përzgjedhim qelizat e tabelës dhe të klikojmë tek FORMAT AS TABLE , për të zgjedhur një stil të përshtatshëm. Ky shembull ilustrohet nga figura bë të djathtë.
Rezultati pasi kemi përzgjedhur një nga stilet e disponueshëm është si në figure
Formatimi i tekstit dhe i numrave
Për formatimin e tekstit mjafton të përzgjedhim qelizat që përmbajnë tekstin që duam t1 formatojmë dhe të përcakotjmë llojin e tekstit, madhësine, ngjyrën apo paërametra të tjerë si pjerresine( I-Italic), fortësinë e ngjyrës ( B –Bold) apo nënvijëzimin e tektstit (U- Underline).
Komandat për formatimin e tekstit ndodhen nën mënunë kryesore Home ( shih figurën në fillim të mesimit.)
Tekstin mund ta formatojmë në mënyrë të tillë që të përshtatet sipas gjerësisë së qelizës. Nëse teksi është më i gjatë se gjerësia e qelizës atëhere ai ndahet në disa rreshta. Nëse ndryshon gjerësia e qelizës teksti ripërshtatet sërish. Kjo sjellje mundësohet duke klikuar komanën WRAP Text në grupin e komandave Alignement. Nën grupin e komandave Alignement ndodhen gjithashtu edhe komandat per pozicionimin e tekstin në të majtë e në të djathtë.
Për formatimin e numrave përdorimin komandat në grupin Number (shih figurën në fillim të mësimit). Duke zgjedhur çfarë përfaëson numri automatikisht Excel ndryshon edhe formatin e tij.
Për shembull nëse po organizojmë nje udhëtim me shokët e klasës dhe kemi ndërtuar një tableë ku kemi shënuar vlerën që ka paguar sejcili paraprakisht, dhe përcaktojmë nëpërmjet menusë Number që kollona vlera ka vlera financiare ne EURO, vlerat do të formatoheshin si vlera ne Euro. Figura në të djathtë paraqet tabelën para dhe pas formatimit.
Formatimi i kushtëzuar na mdëson të formatojmë qelizat mbi bazën ë vlerës . Le ta ilustrojmë këtë e një shembull. Jemi duke organizuar një udhëtim me klasën, që kushton 10 euro, dhe duam që të evidentojmë ata që kanë paguar më pak se 10 euro, për ti rikujtuar për pagesën e mbetur. Për këtë perzgjedhim qelizat ku ndodhen vlera e paguara për eskursionin dhe klikojmë tek menuja kryesore Home →Conditional Formating , në grupin e komandave Style. Zgjedhim nje rregull nën Conditional Formatting → Highlight Cells Rule → Less Then dhe vendosim vleren 10. Figura, ilustron procedurën e mësipërme si edhe rezulltatin e formatimit te kushtëzuar. Me ndryshimin e vlerave të qelizave ndryshon edhe formatimi i tyre. Psh nëse Beni paguan edhe 2 Euro vlera e tij bëhet 10 dhe qeliza e tij nuk do të jetë më e theksuar
Linket (Hyperlinks) janë një mundësi për të lidhur qelizat me faqet e internetit, dokumenta të tjerë brenda kompjuterit, si dokumenta Excel, Word, Power point etj. Linket na mundësojnë që kur të klikojmë në një qelizë të caltuar të hapet një faqe Interneti, nje dokument apo të zhvendosemi në një zone tjetët prenda librit të punës.
Për te krijuar një link, duhet te shkojmë nën mënune kryesore Insert, Nën menune Hyperlink. Për të krijuar një link klikojmë mbi qelizën ku duam të vendosim linkun dhe klikojmë mbi butonin
Hyperlink.
Figura ilustron ndërtimin e nje tabele me faqet Tuaja te preferuara. Nëse klikojme mbi nje prej tyre, faqa hapet automatikisht.
Dritarja e dialogut që hapet pasi klikojmë tek Hyperlink na mundeson të zgjedhim tipin e linkut (faqe web, skedar, fletë ne librin e punës apo email) dhe adresën e linkut. Në figurë ilustrohet krijimi i nje linku që hap internetin tek faqja e Google.
Pyetje dhe Detyra
1. Ndërtoni një tabelë që ku përbri emrit të nxënësit do të ruani notën në lëndën e informatikës. Zgjidhni një stil për tabelën. Evidentoni nxënësit më të mirë. Përbri notës vendosni faqen e preferuar të shokëve Tuaj. Nëse klikohet mbi emrin e faqes ajo duhet të hapet automatikisht.