SISTEMET LOGJIKE SEKUENCORE
Leksione te shkruar
Kapitulli VI i librit Sisteme Llogjike
Sistemet logjike sekuncore. Bistablat. Diagrama dhe tabela e Gjendjeve. Dalluesi i Sekuencore.
Nga leksioni i kaluar kemi parë dizenjimin dhe ndërtimin e nje sistemi sekuencor sinkron. Zakonisht gjatë dizenjimit të një sistemi sekuencor, zgjidhja e problemit mund të çoj në shfaqjen e gjendjeve të brendshme me tepri. Pra, diagrama apo tabela e gjendjeve mund të përmbajnë më shumë gjendje sesa kërkon realisht zgjidhja e problemit.
Numri i gjendjeve të brendshme është një parametër kryesor që ndikon në performancën dhe koston e sistemit sekuencor. Pasi numri i gjendjeve përcakton sasinë e materialit (portave logjike) që duhen për të ndërtuar sistemin dhe marrë daljen e dëshiruar. Në këtë leksion do të shqyrtojmë disa metoda për thjeshtimin e gjendjeve me tepri që përmban sistemi