Deri më tani kemi parë përcaktimin dhe ndërtimin e sistemeve logjike në formën e një tabele vërtetësie, ku prej saj nxirrej shprehja logjike kanonike përkatëse e cila më pas minimizohej nëpërmjet algjebrës së bool-it, tabelave karno apo dhe metodës tabule të minimizimit. Sistemet e ndërtuara deri më tani kanë patur vetëm një funksion daljeje, pavarsisht nga numri i ndryshoreve hyrëse. Por, në shumë zbatime ne hasim probleme të cilat kanë një numër të caktuar funksionesh dalëse.
Në përgjithësi, sistemet me shumë dalje bazohen mbi të njëjtat koncepte të sistemeve me një dalje. Ku çdo funksion dalës i sistemit, trajtohet si një i vetëm dhe më pas mblidhen të gjitha rezultet në një sistem të vetëm.