Drejtues Lënde : Dr. Alba Çomo, Dr. Petrika Manika
Programi mësimor: 2 orë leksion/jave, 2 orë seminar/jave (15 javë)
Programi studimit: Bachelor Informatikë, Viti 1. Bachelor Teknologji Informacioni dhe Komunikimi, Viti 1.
Numri Krediteve: 5 (Pesë)
Kursi ka për qëllim t'ju paraqesë studentëve konceptet dhe bazat për ndërtimin e sistemeve kombinatorike llogjike. Gjatë këtij kursi do të merren konceptet bazë mbi teorinë e informacionit duke analizuar skemat e komunikimit të mesazheve dhe burimet e tyre. Gjithashtu do të paraqiten kodimet e ndryshme të mesazheve, si dhe skema të ndryshme kodimi për korrigjimin e gabimeve. Algjebra e Bool dhe rregullat e saj është një tjetër fushë që do të studiohet. Gjatë këtij kursi do të studiohen sistemet kombinatorike me një apo me shumë dalje duke përdorur dy algoritmet bazë: Hartat Karno dhe Metodën tabulare të Minimizimit. Kursi në fund do të mbyllet me studimin e sistemeve sekuencore.
Në përfundim të kursit studentët do të zotërojnë dijet e duhura për sistemet llogjike dhe do të jenë të aftë të:
Analizojnë optimizimin e një sistemi llogjik duke përdorur teknika të ndryshme
Ndërtojnë sisteme kombinatorike të opmtimizuara.
Bachelor Informatikë, Viti 1. Bachelor Teknologji Informacioni dhe Komunikimi, Viti 1
Provim me shkrim në fund të semestrit, 100%
Leksione te shkruara nga drejtuesit e Lendës
Sisteme Llogjike, Ilia NINKA (liber)