Plotesime ne Informatike

Përshkrimi i lëndës

Objektivat

Njohuritë paraprake

Lënda është një disipline e formimit të detajuar mbi sistemet kompjuterike dhe sistemet e menaxhimit të të dhënave.

Një pjesë e saj ofron njohje teorike dhe eksperiencë praktike në teknologjitë moderne të rrjetave kompjuterike. Materiali përfshin terminologjinë e rrjetave dhe protokolleve, standardet në rrjeta, rrjetat lokale (LAN), rrjetat me shtrirje të gjerë (WAN), modelin OSI, kabllimin, mjetet dhe veglat për kabllim, sigurinë në punë, ruterët, konfigurimin e ruterëve, topologjitë yll dhe IP adresimin. Theks i veçantë i është dhënë teknikave të zgjidhjes së problemeve dhe marrjes së vendimeve gjatë zgjidhjes së problemeve në rrjeta.

Pjesa tjetër është e orientuar drejt software dhe konsiston në njohjen e sistemeve te menaxhimit të të dhënave dhe përpunimin e informacionit qe ruhet ne to. Ju jep studentëve njohuri lidhur me bazat e të dhënave, duke u fokusuar në sistemet e menaxhimit të bazave të të dhënave relacionare dhe më konkretisht me SQL Server 2010. Trajtohen aspekte të dizenjimit të një baze të dhënash relacionare, normalizimi i modelit të bazës së të dhënave të projektuar si dhe aksesim, manipulim dhe fshirje të dhënash në një bazë të dhënash relacionare duke përdorur gjuhën SQL. Njohurite toerike do te zbatohen ne tre sisteme te ndryshme te menaxhimit te te dhenave: MS Access, MSSQL dhe Oracle.

Të njohë studentët me komponentët bazë harduer të sistemit kompjuterik.

Lënda është e dizenjuar qe të permiresoje nivelin e njohurive dhe përvojës së studentëve për të dizenjuar, ndërtuar dhe mirëmbajtur rrjeta kompjuterike të vogla dhe të mesme. Kjo do të rezultojë me dy qëllime:

1. Do tu lehtësojë studentëve lidhjen e marrëdhënies së punës dhe

2. Do të krijojë bazë për arsimimin e mëtutjeshëm në fushën e rrjeteve kompjuterike.

Gjithashtu lënda është e dizenjuar qe të permiresoje nivelin e njohurive dhe përvojës së studentëve për të dizenjuar, ndërtuar dhe mirëmbajtur baza të dhënash. Objektivat përfshijne implementimin dhe manipulimin e një baze të dhënash duke përdorur RDMS-se e MSSQL server 2010 si dhe duke përdorur gjuhen SQL.

Njohuri bazë mbi sistemin kompjuterik.

Njohuri baze mbi bazën e të dhënave dhe rrjetat kompjuterik.

Njohuri te gjuhës Angleze ne nivel leximi.