Dr. Alba ÇOMO

Lektore

Zyra 206C

Departamenti i Informatikës

Fakulteti i Shkencave të Natyres

Buleverdi "Zogu i I-rë", Nr.2. 1001 Tiranë


Short Bio


Edukimi: Diplomuar në Informatikë në vitin 2009, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti I Tiranës.

Në vitin 2011 ka përfunduar studimet Master i Nivelit të dytë në “Shkencat Kompjuterike”, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës.

Në vitin 2016 ka fituar titullin “Doktor i Shkencave” në Informatikë me temën “Data Mining në Edukim”.

Fusha e interesit dhe kërkimore: Analizimi i të dhënave me anë të metodave Data Mining për zbulimin e njohurive, zhvillimin e modeleve parashikuese, gjetjen e modeleve pershkruese në fusha të ndryshme aplikimi real. Aplikacionet E-learning. Sistemet DBMS për menaxhimin e të dhënave, Data Mining, Administrimi i sistemeve BIG DATA.

Eksperianca: Prej vitit 2010 kontribuon si lektore pranë Departamentit të Informatikës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Me eksperiencë mësimdhënie në lëndët: Bazë të dhënash, Administrim Bazë të dhënash, Programim Web, Gjuhë C/C++, Strukturë të dhënash nën gjuhën C, Sisteme Logjike, Analizë Biznesi, Sisteme Raportimi, Administrim BIG DATA.

Prej vitit 2020, punon si Lektore me kohë të pjeshme pranë Universitetit POLIS.

Në vitet 2016-2020, ka punuar si lektore me kohë të pjesshme pranë Departamentit të Arkitekturës, Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike. Në vitet 2006-2010 ka punuar si Senior Specialist pranë Bankës BKT (2009-2014) dhe Societe General (2006-2009)

Publikime: Autore e dy librave dhe disa arkitujve/prezantime shkencore ne revista apo konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare:

Librat:

(Tetor 2015) Sistemet e Bazave të të dhënave, Autor: Silvana Greca, Alba Çomo

(Shkurt 2017) Menaxhimi i Bazave të të Dhënave. Autor: Alba Çomo, Xheni Melo

Kontakt: alba.como@fshn.edu.al