Alpha Start është program i thjeshtë financiar për bizneset e vogla dhe të mesme. Ju ndihmon të administroni aktivitetin tuaj të përditshëm që nga shitjet e deri te financat.
Përfitimet kryesore:
Alpha Farmaci është program për menaxhimin e aktivitetit të farmacive. Është ndërtuar në përputhje të plotë me bazën e të dhënave dhe legjislacionin e organit të ISKSH-së. Ky program komjuterik i nevojitet të gjitha farmacive të kontratuara ose jo nga ISKSH-ja.
Përse ju duhet Alpha Farmaci?
Kontrollon gjendjen e inventarit për të gjithë barnat dhe për barna të veçantë, levizjet e tyre në magazinë, për periudha të ndryshme kohore;
Keni të gatshme listën e plotë të barnave të rimbursueshëm, e përditësuar me 56 barna të reja sipas listës së re të hyrë fuqi në prill të 2014;
Regjistron shpejt, me pak veprime recetat për barnat e rimbursueshëm dhe për barnat jashtë rimbursimit;
Është aplikuar heqja e TVSH-së 10%, me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për TVSH-në e barnave;
Regjistron blerjet nga depot farmaceutike duke kontrolluar njëkohësisht detyrimin kundrejt tyre.
Modulet bazë: raporte, administrimi, blerje/shitje/receta, arka dhe banka, kontabiliteti, arkivi, moduli i transferimit të ISKSH-së.
Shërbimi i ofruar: instalim, trajnim profesional për përdorimin e programit, asistencë teknike fillestare për të vënë në punë programin dhe konfigurimin e tij sipas kërkesave të farmacive, manuale përdorimi.