____________ NJËJËSIA DHE NJËANSHMËRIA______________
Njëjësia dhe njëanshmëria!
Njëjësia:- Të duash vërtet do të thotë të pasurosh, të kesh ekzistencë në dinjitetin përkatës, ligj që i bën të gjithë të ndjejnë unitetin e pamasë brenda vetes dhe bëhet aq e fortë sa të gjithë së bashku. T'i kushtosh energji reflektimit, mbi cdo dashuri kuptimi autentik i saj do të jenë kërkesat që ajo bën ndaj dikujt një lidhje e bukur me sensin më të lartë të lirisë dhe vlerë, që secili prej nesh konsideron ideale, pa pritjen e përjetshme të ceshtjes së pritjes :- të shohim" i pamjaftueshmërisë. Ky informacion që për më tepër përmban brenda vetes gjithë forcën e fshehur të një përgjigjeje instiktive, ku impulset më të mëdha do ti japin drejtim dhe kuptim një tjetër qëllimi, plani, devijueshmërinë . Të kuptosh në mënyrë të arsyeshme në rastësinë, do të thotë të kesh vëmëndjen që të edukosh te vetja rëndësinë dhe madhë shtinë e vlerave me të larta të sakrificë s njerëzore dhe horizontit që mer kuptimi i dashurisë njerëzore duke u zhytur në thellësinë e vlerave të kë saj fushe kaq magnetike. Çdo person është thirrur të dëshirojë të lulëzojë përmes kësaj lirie dashurie që e lartëson personin në vetë dialogun e përmes kësaj lëvizjeje integrale të bukurisë së përmbushjes së mundshme, një mënyrë tjetër të menduari në mënyrë krijuese. Njeriu si bariu që nget karrocën e tij drejt jetës dhe ku çudia me zërin e vet e sfidon hyjninë, thirr e thirr perëndinë e mendjes ve dorën te rrotat dhe godet vetëgjykimit me qetë që dha fati.
... dhe njëanshmëria!
Është bërë traditë që njerëzit e rinj që vijnë në jetën tonë familjare të respektohen me urtësi dhe dashuri njerëzore. Por ndonjëherë ky respekt i kalon të gjitha standardet e unitetit si një dashuri e tepruar përkëdhelëse se ai është miku, apo personi i rëndësishëm i njerëzve tanë etj dhe padashur ndërtohet një mur brenda shpirtit të njeriut nga anëtarët e tjerë të familjes.
Gjithkujt i ka ndodhur të mbajë mend ne vogëli që jo të gjithë femijët ishin delet e urta dhe të bindura, diku një dele e zezë do të thyente rendin e krijuar brenda trungut familjar.
Në fazën e rritjes, sherebela dele", kalon muret nga njëra anë, por ju nuk mund të kaloni në anën tjetër, sepse vetë rregullat e pemës nuk e lejojnë degën të egër. Ndërsa delja e zezë nga njëra anë nuk mund të kalojë nëpër mur, nga ana tjetër vendimi i saj, predha, do të kalojë nga ana tjetër.
Dy gjëra absolutisht të ndryshme që krijojnë këtë përplasje përmes murit që delja dëshiron të kalojë ku njëra mban thundrën, për të kaluar dhe tjetra, e injoron këtë përplasje, midis objektit dhe murit.
Këta personazhe rriten: - delja e urtë që dëgjon dhe mban këmbën dhe kthen kokën për të marrë miratim nuk është si një dele e zezë që merr miratimin me kokën e vet. Të ndalemi këtu, mëma dhi" e njeh mirë delen e vet, do ti ledhatojë të dyve kokën por në një formë tjetër të njëjësuar njërit ia shpreh gabimet, ndërsa dashit me brirë ia kref gabimet nga frika se mos inati i tij i tepruar e rrëzon fare këtë mur familjar", ku hijëzimet e dyanshme do të shfaqen me përshtatshmërinë si një efekt kërcyes, në dy anët në rritje, kur kutia e vogël e kartonit është në pozicion transformimi identiteti përpara, përmes trupave të fortë dhe të butë.
Qerrja e jetës do ti marrë të dy trupat në rrotullim dhe s"mund ti pengojë, rrota do të kalojë pakohën duke kthyer përsëri në fëmijerinë atë gjëndjen psiqike kur mëma, i"a krefte aq shumë brirët dashit nga frika se mos ai, i"a thyente muret, ndërsa deles së urtë i kishte ngelë në mendje se kjo gjë pikërisht ishtë njëanshmëria e cila kish kaluar nëpër trupin e saj memorje me gjithë gjoks, stomak e duar, thua se nuk bënin të dy të njëjtin veprim.
Padashur ky unitet devijon me rëndësinë që marrin vlerat e dashurisë në format e saj të pafundësisë, me rritjen e identitetit, reflekton mbi dallimet diferencat, duke na kujtuar dialektikën e Hegelit, apo Herakliti që shprehet se në cdo rrugë që do të ndiqni, toka është aq e thellë saqë nuk do të gjesh kurrë kufijtë e shpirtit.
Kjo nënshtresë e përjetshme e që arsyen e ka brenda arsyes, që nëse nuk është e plotësisht e mençur sa dhe pjesa tjetër e botës po ashtu e bën njeriun të mendojë absolutisht se gjithëgjërat janë kaq të çmuara dhe secila prej tyre e vetme në një botë e ndryshme.
Vlerë dhe e vërtetë përmes një pistë vrapimi ku morali stopon ushtrimin e mendjes.
Kisha kohë pa e dëgjuar veten kështu në një zë të vetëm që ish dhe sish imja, një zë që vinte nga realiteti ndryshe me pauza fushash të bardha të shtruara durimi . Një dialog heshtjeje dhe arsyeje. Ku njëherë bëhej budalla heshtja e tjetër herë arsyeja. Çfarë kotësi pasonte në mbushjen e pakohës. Një heshtje që origjinën e kishte në mesazhet e farës së zezë, errësirë. Gjithsesi hijet u lutën të mos flisnin me emër dhe në hije ska foldera, është një gjë tjetër. Një nga metodat më të rëndësishme të nënshtrimit psikologjik, një ndjenjë që nuk i lejon vetes hapjen por një dënim zemërimi i pajustifikuar për të kënaqur personalitetin e fryrë në paarsye, pa asnjë ndikim të dukshëm, por për nevoja kënaqësie të vehtëvehtes nga humbje vetëkontroll në çregullime emocionale. Arsyeja natyrisht qëndron në forcimin e imunitetit me një reagim të qetë dhe të matur si një preokupim përzierjesh mes rëndësisë me veten dhe dhënies së rëndësisë dhe vëmendjes së saj madje edhe dashurisë shtesë që anashkalon me durim inferioritetin dhe të menduarit nën distancën e sipërfaqes duke anashkaluar situatën me fleksibilitet dhe racionalitet.
E vërteta si realitet ose si arsye.
Ka ca kohë që s'kam folur me mikun tim Gëzimin', sa herë i thosha eja mirëserdhw gëzim gëzuari, por ai si duket herë se si pëlqen të bëhet i dukshëm e herë se nuk beson te përshtatshmëria as te njohja e saktë e realitetit, as se për disa të vërteta realiteti egziston. Gëzim i dashur:- Shpirti tha Platoni ka njohuri të absolute. Një e mirë absolute që vendin nuknenka jashtë te qenia njerëzore por te shpirti brenda vetes te ajo që është më shumë e ndjeshme se te vetja jonë, se ndarja e shpirtit e pavdekshmja në kërkim është vetëm e vërteta, po aq ndryshe e pohoi Dekarti me përfaqësimin përballë vetes nisur nga vetëvetja. E rrymëzyar sot në modernitet e vërteta e mira dhe e drejta duke menduar ndryshe me Nicen ky pararendës i bashkimit të mendimit bashkëkohor për të vërtetën, si një interpretim brenda interpretimi me krijim, si e vetmja formë mendimi dhe besimin e Platonit që e vërteta, fitohet vetëm me Zotin dhe e gjitha është krejt hyjnore, UNIKJA që do të drejtojë të gjitha gjërat dhe çfarë di për veten apo mendoj se jam, përmes dashurisë së pastër universale, si një mundësi e prekjes së diçkaje, të hapjes së dyerve, të të panjohurës, ku vetë çudia:- është çelësi, që hap kështjellën e të vërtetës!...
Është bukur të ndriçosh mendjen si një trokitje e mprehtë duke parë si sheh, diell i rilindur me t"kuqen e vet në rritje.
@ART Gallery TiranaMa. Irina Hysi
Tiranë 22 Tetor 2022
( Botime ADA (ISBN 978-9928-362-69-8)
https://www.radioprojekt.dk/.../irina-hysi-njejesia.../...
Irina Hysihttp://dritare.info/irina-hysi-2/
Përshkrimi
: BOTIME IRINA HYSI ©
LIBRI ZONJËZEMRA,
ARTI RILINDËS I NJERËZIMIT URDHËRUAR PËR TË UDHËHEQUR
ABSTRAKT
Fjalët e poezisë janë frymëzimi i shenjave sekrete hyjnore të esencës të qëndrimit të mendjes, shikuar larg imagjinate gjigande kombinuar realitetit gjithçka që përgjigjet ndjenjës, Origjinalitetin e reflektuar në ritmin, kuptimin e Sensit të Gjashtë, i cili zbërthen fjalë-kyçe, krijon që në embrion frytet e shpirtit, ndërtuar kështu mbi çdo detaj, modele universale tredimesionale kapin situatën, në kupolën arkitekturore të trurit! Si në kështjellat poetike të Gaudit:-Arkitekti i Perëndisë udhëhoqi thirrjet për lumturinë, ndërthuri hiperbolikën me forma kthyese të dyfishta, të pavarura hapësirës, vetë-mbështetëse, me bazë dritën e natyrës krijuar përshtypjen e një qielli xixëllues duke arrit qëllimin e madh, perfeksionimin e përsosmërisë, tejkaluar stilit Gotik. Gaz i gjetjes në trupshtetin, zemrëzgjuarës dashuruar, bëhet ushqim i padukshëm i përcjellshëm prej shijesh ëndërruese rihapur burime perceptuese për shkak të fantazisë së madhe të natyrës, konceptojnë një tjetër shpirt kthjellues brenda vehtes, bashkëudhëtuesin e metrosë njerëzore që përjetojnë këtë dhuratë hyjnore të rritet dhe zemrën më rrebele, të dëgjojë veten me gjetjen, një lidhshmërie degë ose nën-degë, degëzuar qelizash yjore…Si rrjedhojë, Qenia Supreme është përtej materies një evolucion transformimi, duke drejtuar atij misterin që në reagim ndryshon temperature, fijezoret e fjalës frymëmarrin lirshëm, perceptojnë drejt thelbi një dridhjeje boshllëkut ku vargu i kulluar thellohet, lundruar membrane sinjalesh të mbifuqishme përtej mishit njerëzor rilind, pavdekësia e KRIJIMIT! ※※ Melodia e saj mbështjellëse njeriut human, përgjigjet zërit me interpretimin e gjetjeve, kuptimin e lëvizjes ose folëzimin e fjalësisë së animuar me energji si një film fantastik i cili stilizohet nga poetët e rrallë!POETI, shpirtërisht i dashur, i hapur për të gjithë, i mirë i sjellshëm, i dhembshur i shkolluar, pavarësisht se e lexojnë, ai di mirë se njerëzit japin atij ushqimin frymor që e drejton atë në rritje. Ai sheh ndryshe pa ego natyrën e ndërlidhur ekzistencës sonë, nuk zemërohet, nuk lëndohet, është i kuptueshëm ndaj atyre që nuk janë larg rrugës shpirtërore. Është i durueshëm sepse vlerëson se si injoranca krijon vuajtjet njerëzore, nuk dënon ata për mënyrën e hapit të tyre të gabuar. Poeti kupton sfidat e arritjes së ndriçimit nëpërmjet thirrjes së ndërgjegjes, zhytet qendrës dhe rrethit të dijes me forcën që mbart dhe ngre puthjen e erës, e cila bën poezinë e tij hyjnore. ※ Poezia është rrënja e qytetërimit të fjalës nga ku lind burimi i shpirtit njerëzor, baza e pemës së jetës dhe strukturës së mendimit!Poeti ka forcën e brendëshme e cila ka mësuar atij mënyra të shëndetshme të lidhjes me burimet e ushqimit shpirtëror-nëpërmjet ndërveprimeve me njerëzit, i vetëdijshëm për shëndetin e tij fizik mendor emocional, në harmoni me gjendjen shpirtërore për lëndët ushqyese kuptimore dhe substancat ngacmuese vendosur ndriçim e tij në mendje - trup – shpirt.Poeti ’lajmëtar shpirtëror, merr ushqim frymor kërkon përpjekje për të qëndruar në mënyrë të vazhdueshme të plotësojë fuqinë e tij frymëzuese vetëdijshëm për veten dhe botën përreth! Poeti e njeh vendin e tij në Univers, ai sheh me qartësi të madhe zhvillimin e një kuptimi ndryshe të natyrës njerëzore e cila kërkon kohë për të vëzhguar.Busulla poetike ndjek qëllimin që na udhëzon meditimin në udhëtimin tonë shpirtëror – një vizion që shtrihet rrugës, duke jetuar ndryshe një ngjyrësim gjelbërimi shumë të dashuruar, por për të, ky nuk është vetëm një koncept, por realiteti për mbijetesë.Poeti është një udhëheqës në zemër të jetës, kupton detyrën e tij për të ndarë e ndihmuar që njerëzit të gjejnë liri nga vuajtjtet, ai udhëheq me shembull humanizmin, njerëzit ndjekin atë për shkak të asaj ç’ka është dhe për çfarë ai qëndron, për të lartësuar forcën krijuese dhe motivuese të hyjnores provave të prekshme, të pakundërshtueshme në ekspertizën e tij të mendimit. Drita poetike përballet me kohën dhe çelësi jetësor është në kërkimin shpirtëror të hyjnisë para fjalës së poetit ai shkon përtej botëve të tjera, kur ajo bëhet në mënyrën e të menduarit, jetojnë me fuqinë e tij e dëshirës së brendëshme zotëruar në elementet e natyrës poetike. Pikërisht lëvizja e mendimit është pika më e rëndësishme e transformimit, komunikimi me shpirtin tjetër.Ekziston që endja e fjalës apo drejtshkrimi poetik nënvizohet për të favorizuar ndryshueshmërinë krijuar ura në metrikë, prandaj fryma më e vogël ndërprerëse kombinon të tjera diversitete të papritura të ekzistencës për fjalën e ardhshme. Stili i të shkruarir tenton të jetë asgjë më pak se një mënyrë imagjinare, ndërthurur me realitetin e sotëm që secili përjeton, që ndryshon në kuptimin e gjuhës së shenjave dhe e ndërton atë si një mjet komunikimi me vehten dhe botën [dhe pse nuk jam aq i sigurt për të tha Albert Einstein] si dhe me marrëdhëniet e dritës me errësirën në shpërthimin e saj të vërtetë duke përcaktuar vëmendjen që lidh dimensionet me vetë-analizën e fenomenit. Perfomanca poetike e vargut si fillim përfshin kuptimin figurativ të kuptimshmërisë që dominon fjalën poetike në aspekte të caktuara të shprehura me anë të konturit të theksuar të fjalës dhe intonacionit të fjalive përmes imagjinatës si /hieroglifet/, e cila është e pranishme pothuaj në gjithë poemat dhe madje qëllimi i këtij libri është zhvillimi i saj si një model lëvizjeje i mospërputhjes njerëzore me realitetin dhe hedhja autoritare heuristike mes pakuptueshmërisë! Poeti mes llojit njeh kodet sekrete, por ligji xhunglor duke dashtë të jenë më shumë se ai, i cakton ata të rrethuar ndër vende ku ka ferra mendore, pikërisht ky ligj ndiqet nga Universi i cili zgjoi ata emrat e krijuesve për të mbajtur në duart trunore, lulëzimin e shpirtit! ※ KUPTIMI I HAPIT Njeriu jeton në një botë të pakuptimë përreth për ti dhënë kuptim hapit të vet, kohës para saj që lëviz para vetes, me njerëz pa dallim edhe nëse ju bëjnë, për të qeshur rrallë, shumë rrallë që ecin me JU, duke folur lirshëm mendimin e tyre, që ju kujdesin plot dashuri që ju kritikojnë veç që do jepnin dhe gjak për JU në rast nevoje, gjithë të tjerët, janë KALIMTARË që jetojnë, brenda një sistemi të imponuar!Së fundi, ajo që është brenda imagjinatës. Çfarë ka përtej?----
******
Zonjëzemra është poezia e engjëjve. Kushdo që është ulur për disa kohë nën thirrjen e zemrës u thellua natyrës së qënies dhe më pas mendjes një natyre të ngjashme: "njerëzore". Fjala "zonjëzemra", në thelbin e saj do të thotë "lajmëtar zemre" kjo fjalë magjike që i shërben vetes por dhe madhështisë mrekullore të kësaj bote, zemrës së njerëzimit e cila thërret për paqe për emrin e vet Zonjëzemra Irini e vërtetë është perceptim shpirtërimi prej drite t´brendëshme labirinth i bardhë i cili rrezaton shkëlqimin e shkëlqyer gjakut të saj të kuq. Kjo zëmërzonjë-zonjëzemër e cila ndërshkëmben dy botët atë të dukshmen dhe atë të padukshme ekskluzitivisht i takon balancimit dhe mbrojtjes së kultit e cila zotëron vehtëveten në sekretet hyjnore me vetëvullnetin e vet si misioni më I lartë i Z.Z e cila fuqizohet prej energjie të dhuruar ose burimkërkuese në litarët e gjatë transformues të gërmadhave atij realiteti të padukshëm ku nata është me e gjatë se dita dhe ku ngushëllimi ynë i vetëm është ZONJËZEMRA e rrethuar nga subjekte të padukshme abstrakte por aq të ndjeshme deri në përjetim.Jemi ne ata se si e perceptojmë botën tonë të emocioneve prirur pritjen me urtësi e heshtje, herë – herë edhe duke ulëritur pa zë, përmbysim rrjedhën e paepur, lumenjve të veshëve tanë, vërshojmë ndryshe dimesionesh me vetëdije kozmike transformuar një ëndërr të mrekullueshme pa jetë - për një jetë për me qenë e përsosur një ëndërre të ëndërruar të madhe vërtet. Lumenjtë qetësohen ashtu si rrjedha e gjakut kapilarëve e ngadaltë futen sërish në sistem e cila siguron qëndrushmërinë prej rrënjëve të frymëmarrjes nga periferia sërish kthim në zemër japim shtysë vetë jetës nga lindja kohë për të jetuar në lindjen kuptim për të dualizuar qëndrimin e qëllimit tone me dhembshuri e zemërgjerësi për çdo kundërshtim lufte ajo krijon brenda trupit tonë harmoninë e formave, sakrificën ekuilibruese të kuptimit të përnjëhershëm. Durimin.Ushqimi i durimit arrit përshtatmëri përpjekjesh lidhur strukturash me bukurinë e qëndresës sistemit siguron integritet në organet tona të gjalla ose të bëra delete qëllimisht për të imagjinuar forma të reja vetëzotërimi midis fuqisë tonë, përpjekjes energjike për të lundruar shpirtit tonë të vetëm udhëheqës mbi ndikime që lëvizin mbretërisë sonë brenda kufijve të mundjes me mund, ofruar llojin e një përsosmërie ku njeriu mund të aspirojë me pastërtinë e arsyes kundrejt imagjinatës me dashamirësi për të gëzuar atë çka privohet realitetit, udhëtimin drejt një lumturie të pandryshueshme pavdekësie në ruajtjen e harmonisë universale ku Zonjëzemra është Arti RILINDËS I NJERËZIMIT!Sepse ne jemi unifikimi në brendësi i navigimit të ndërgjegjes në atributin e krijmtarisë, realitetit të imagjinaur, e cila vihet ne funksionin e ndërgjegjes si pjesë e diçkaje të shpirtit përmes metafizikës që ka të bëjë me dimensionet e imagjinatës ekstra të hapësirës së paprekur ashtu si drita i mban aspektet e tërësisë të lidhur me botën më misterioze, prej ku natyra është themeli i fundit dhe i kudogjendur i gjithë realitetit nga ne u krijuam. Prania e saj varet nga kristalizimi i mbështetjes së universit si një nënsistem i hapësirës dhe kohës përmes tingujve ylberues të muzikës qiellore. Bota lëviz kudo me shigjetat e saj të dashurisë ngarkuar me vete, kuptimin e pakomunikueshmërisë së dy gjysmave të zemrës, për gjetjen e një shpirti të vetëm ku vetja vetë është krijuesi i pasurisë dhe tjetri i gjeturi për ti prodhuar efekte të kundërta por kurrsesi sunduese. Ndërsa evolucioni i perceptimit që ka të njëjtat efekte mbi realitetin e pashkruar ku mendja kontrollon trupin rezistues hekur e kobalt konsiderohet si një mendje e ndërgjegjshme, e balancuar dhe e vetëdijshme e prekur nga hapja e një kalimi ose transformimi me inteligjencën pafundësisht vetëdijes në zë, në mënyrë krejt të qartë plot fuqi si smboli i ngjitjes dhe formës njerëzore së pavdekshme nga ku referohet koncepti i fjalës Z.Z dhe titulli I librit ZONJËZEMRAZ. Z zhvillohet poetikisht te gjithkush duke trokitur shqisat e vet në imagjinatën, figura e padukshme e njeriut në shprehjen e saj më të bukur dhe më të pastër; hir dhe sinqeritet me veten shkëlqyeshmëri force dhe fisnikërie e cila dëshmon në madhështinë e meditimit mbi kërkimin e burimit të pavdekësisë! Ky lajmëtar qiellor vendosur si një substancë e pastër që jep e merr urdhërat brenda qenies dhe përtej bën lidhjen ʺmish-kockëʺ me anë të intelektit vetëzbulues mesazhesh për durimin dhe padurimin e ligjit të dëshirës mbi sekretin e frikës pa ndërprerje si shkaku i gjithëfuqishëm i kuptimit të fshehur rendit të kërkimit shkruarit e cila çon në premtimin e çlirimit, ʺz.zʺ bën revolucionin rilindës të shpirtit afirmuar pafundësisht paqen e lumturisë dëshirës së vetë për një qëllim të lartë me mbrojtëse ideale ʺZonjëzemrënʺ frymën e vet!
© Irina Hysi Ma
NGA IRINA HYSI MA
SKULPTURA SHQIPTARE
ARTI MONUMENTAL MIDIS KOMUNIKIMT DHE HAPËSIRËS
Artisti & Kritika
Skulptura është si një operacion i ngadaltë komunikimi mes zhurmës që sa më shumë zëri i gurit thërret çlirimit, aq më shumë i zbërthehet plotësisë, trup e shpirt!
©Irina Hysi Ma
Analizë e skulpturës
Gjithçka kalon!
Vetëm arti i fortë ka përjetësinë. Busti;- i mbijeton qytetit.
1811 1872 Emaux et Ca mees - Theophile Gautier
Objekt Studimi
Sistemi i miratimit dhe instalimit të skulpturës monumentale, një apel për fondet e departamentit të Kulturës Shqiptare që na lejon të indentifikojmë dhe karakterizojmë konotacione midis sferës së artit monumental dhe riprodhimit të monumenteve historike. Që ngrejnë hipotezën; të sigurosh një unitet konceptual të hapësirës publike për ngritjen e monumenteve të reja.
Abstrakt mbi veprën ‘Art monumental.
Skulptura si një formë arti filloi që nga epoka primitive dhe u zhvillua në mënyre aktive gjatë gjithë historisë së njerëzmit që konsiston në modelimin, gdhendjen, ose ndërtimin e figurave tridemisionale ose relieveve nga materiale të ndryshme rezistente, mermeri, guri, druri, balta etj . Puna nga ky proces quhet skulpturë1.
Manifestimet e para skulpturore datojnë në Paleolitin e mesëm me ashkla stralli me forma të rregullta gjeometrike dhe në Paleolitin e sipërm;- 30000 para Krishtit me figurinë apo me gdhendjen e veglave kockore dhe evoluan në gjurmët e hershme të njeriut. E lidhur drejtëpërdrejt me arkitekturën, skulptura monumentale projektohet për të perceptuar distanca të gjata të bëra nga materiale të qëndrueshme (granit, bronz, bakër, çelik etj), instalohet ne hapësira të mëdha të hapura në lartësi natyrore, në argjinatura të krijuara artificialisht) dhe që shërben për dekorime fasadash dhe ambjentesh të brendëshme të ndërtesave ose përfshihet në kopshte, parqe etj.
Fjalë kyçe: Skulptura klasike, gjest estetik”, transformimi i materialit, forma e prekshme, heqje mase, plasticiteti bronz, Estetika dhe forma e lëvizjes, puna mbi emocionet. Gdhendje, modelim. Hapa zbatimi, Figura historike dhe heronjsh, monument, hapësira publike, gur themeli, etj.
Skulptura së bashku me arkitekturën, egziston si forma kryesore e artit monumental që është forca lëvizëse e qytetërimit për shekuj me radhë, gjithashtu, metoda kryesore e shprehjes dhe përkujtimit të figurave dhe ngjarjeve historike3, ku arti dhe kultura kanë modelet dhe vecoritë e tyre në zhvillim te kushtëzuara nga një sërë faktoresh gjithëpërfshirës në vecantine e proceseve, ku vete historia dhe kultura jane kuintesenca (Thelbi i diçkaje) e kujtesës kolektive, lidhet me të kuptuarit e kuptimit të trashëgimisë historike kulturore të brezave të mëparshëm. (Ligji për mbrojtjen e objektev kulturore. Bruges.1935). Si çdo fenomen i jetës shoqërore dëshiruar nga shoqëria, historia dhe kultura kërkojnë ndriçim objektiv, trajtim të kujdesshëm në ruajtjen dhe zhvillimin e traditave historike. Kultura në tërësi është procesi dhe rezultati i një personi dhe transformimi i botës rreth tij. Monumentaliteti është pikërisht ajo cilësi forme artistike me karakter të fuqishëm. Ne dualitetin e kuptimit te tij art monumental që do të thotë, vepër komplekse e krijuar për përjetësimin, kujtësen e ngjarjeve dhe njerëzve të caktuar. Vepra e përzgjedhur e artisti ka tipare monumentale dhe dallohet nga përmbajtja ideologjike, shoqërore politike historike, ndikimi i të cilit është mbizotërues te shikuesi artdashës.
Termi “skulpturë” vjen nga latinishtja ( sculpere- heq) dhe referohet gurit dhe rendesise se materialit, Fjala u vendos gjate rilindjes dhe përdoret për të përshkruar vepra të mëdha të quajtura monumentale e cila mbulon punime me teknika tridemisionale përmasash të vogla e të mëdha për ti dhënë formë hapësirës dhe që përfshin artin e gdhendjes, derdhjes dhe skulpturës me procese montimi dhe konstruktivizmi. Vasari:- Piktor, arkitekt italian, “historiani i parë i artit”, në librin e tij me 1550 përshkroi”: Skulptori hoqi të gjitha gjërat e panevojshme dhe e reduktoi materialin në formën që egziston në mendjen e artistit”. Po ashtu edhe në greqinë e lashtë skulptura si një formë e artit të bukur arriti një shkallë të përsosmërisë dhe kërkim për një shprehje më tëmire të bukurisë së figurës njerëzore. Gjatë periudhës Helene u krijuan skulptura enkas si një synim për të rrit lëvizjen dhe për të theksuar emocione! Sot ajo që kërkojmë në art është vepra e mirëfilltë, ajo që do të ngelet e padyshim si tek Bustet e protretit te Berninit, nisur nga përkufizimi i parimit të ndërtimit të formës ne dallim midis arteve të skulpturës dhe pikturës. Me skulpturë tha Mikelanxho nënkuptoj atë art që është e nevojshme të hidhen poshtë “mosmarëveshjet e panevojshme”, pasi të e dyja lindin nga një mendje. Ai përdori teknikën e skulpturës zbritëse” ku mjeshtri merr një mjet dhe heq një pjesë të materialit. Në këtë teknikë që punoi Phidias, Donatelo, Canova.
Alois Riegl krijuesi i teorisë origjinale formale të zhvillimit historik të “stilit artistik”, profesor në Departamentin e Historisë së Artit në Universitetin e Vjenës në librin e tij “Problems of style”; shprehet se vullneti artistik është një dëshirë intuitive për stilin ku cdo monument, historik dhe artistik, mund të jetë dëshmitar i këtyre ngjarjeve ku vepra përmban informacione për zhvillimin e krijimtarisë, duke përfaqësuar në imazhin dhe teknikën e përshkrimit në fazë, në vetë zhvillimin e artit në këtë drejtim, manifestime të ndryshme artistike që ekspozojnë funksionimin e gjesteve estetike! Skulptura karakterizohet nga
1. Prania e tre dimesioneve si një vëllim që jeton brenda dhe përmes hapësirës që rrethon.
2. Krijimi i një vëllimi qëllimi i të cilit nuk është elitar por estetik shpirtëror shqisor
Guri është material i bollshëm i qëndrueshëm. Guri me i kërkuar nga skulptorët është mermeri i bardhë.
@ Irina Hysi Ma.
Termi "rruga e mëndafshit" u shpik në vitin 1877 nga Ferdinand Freiherr von Richthofen, një gjeograf gjerman, i cili u përqendrua në tregtinë e lulëzuar të mëndafshit midis Perandorisë Kineze Han (206 p.e.s. deri në vitin 220 të e.s.) dhe Romës . Por studiuesit modernë pranojnë se Rruga e Mëndafshit (ose Rrugët e Mëndafshit) vazhdoi të mundësonte tregtinë ndërkontinentale derisa tregtia detare në shkallë të gjerë zëvendësoi karvanët tokësorë në shekujt e 17-të dhe të 18-të.
Ja tetë nga mallrat më të rëndësishme tregtare që nxitën shkëmbimin kulturor të Rrugës së Mëndafshit për shekuj me radhë:
1 . Mëndafsh
Quhet Rruga e Mëndafshit për një arsye. Mëndafshi, i prodhuar për herë të parë në Kinë që në vitin 3,000 para Krishtit, ishte artikulli ideal tregtar tokësor për karvanët tregtarë dhe diplomatikë që mund të kenë udhëtuar mijëra kilometra për të arritur në destinacionet e tyre
Elita romake e vlerësonte mëndafshin kinez si një tekstil luksoz dhe të hollë, dhe më vonë, kur teknologjia e prodhimit të mëndafshit u soll në Mesdhe, artizanët në Damask krijuan tekstilin e endur të kthyeshëm të mëndafshit të njohur si damask.Por mëndafshi ishte më shumë sesa veshje, thotë Wen. Në kulturat budiste, ai shndërrohej në flamuj ritualësh ose përdorej si kanavacë për piktura. Në vendbanimin e rëndësishëm të Rrugës së Mëndafshit në Turfan në Kinën Lindore, mëndafshi përdorej si monedhë,
2 .Kuaj
Kuajt u zbutën për herë të parë në stepat e Azisë Qendrore rreth vitit 3700 para Krishtit dhe transportuan fiset nomade që gjuanin dhe bastisnin nëpër territore të gjera që kufizoheshin me Kinën, Indinë, Persinë dhe Mesdheun. Pasi kali u fut në shoqëritë agrare, ai u bë një mjet i kërkuar për transport, kultivim dhe kalorësi,
Tregtia e mëndafshit me kuaj ishte një nga shkëmbimet më të rëndësishme dhe më jetëgjata në Rrugën e Mëndafshit. Tregtarët dhe zyrtarët kinezë shkëmbenin copa mëndafshi me kuaj të edukuar mirë nga stepat mongole dhe pllaja tibetiane. Nga ana tjetër, elitat nomade e vlerësonin mëndafshin për statusin që u jepte ose mallrat shtesë që mund të blinte.
Wen thotë se kuajt, duke siguruar transportin e tyre, ishin malli përfundimtar me vlerë të lartë dhe peshë të ulët në Rrugën e Mëndafshit dhe ishin "një artikull luksi shumë unik për elitën e botës euroaziatike".
perandorit kinez Qin Shi Huang (259–210 p.e.s.) jo vetëm që përmban 8,000 luftëtarë prej terrakote , por edhe statuja të gjalla të 520 kuajve të qerreve dhe 150 kuajve të kalorësisë.
Statuja prej terakote të një kalorësi të Dinastisë Qin, të ekspozuara në Francë në vitin 1992.
Patrick Aventurier/Gamma-Rapho/Getty Images
3 .Letër
Letra, e shpikur në Kinë në shekullin e dytë të erës sonë, u përhap për herë të parë në të gjithë Azinë me përhapjen e Budizmit . Në vitin 751, letra u prezantua në botën islame Një nga rëndësitë qendrore të Rrugës së Mëndafshit është se ajo shërbeu si një kanal për përhapjen e ideve dhe ndërveprimeve të ndryshme kulturore, dhe shumica e kësaj mbështetej në letër.”
4 .Erëza
Erëzat nga Azia Lindore dhe Jugore, si kanella nga Sri Lanka dhe kasia nga Kina, ishin artikuj ekzotikë dhe të lakmuar tregtarë, por ato zakonisht nuk udhëtonin nëpër rrugët tokësore të Rrugës së Mëndafshit.
Shitës kanelle, miniaturë nga Tractatus de herbis, Francë e shekullit të 15-të.
5 .Jade
Mijëvjeçarë para se të ekzistonte diçka e tillë si Rruga e Mëndafshit, Kina tregtonte me fqinjët e saj perëndimorë përgjatë të ashtuquajturës Rruga e Nefritit.
Gur i çmuar me ngjyrë të gjelbër kristalore, ishte qendror në kulturën rituale kineze. Kur furnizimet me xhed u pakësuan në mijëvjeçarin e 5-të para Krishtit, ishte e nevojshme që Kina të vendoste marrëdhënie tregtare me fqinjët perëndimorë si Mbretëria e lashtë iraniane e Khotanit, lumenjtë e së cilës ishin të pasur me copa xhedi nefriti, varieteti më i mirë i xhedit për gdhendjen e figurinave dhe bizhuterive të ndërlikuara. Tregtia e xhedit me Kinën lulëzoi gjatë gjithë periudhës së Rrugës së Mëndafshit, ashtu si edhe tregtia e gurëve të tjerë gjysmë të çmuar si perlat.
6 .Qelqe
Perëndimorët shpesh supozojnë se shumica e mallrave të Rrugës së Mëndafshit udhëtonin nga Lindja e Largët ekzotike në perëndim drejt Mesdheut dhe Evropës, por tregtia e Rrugës së Mëndafshit shkonte në të gjitha drejtimet. Për shembull, arkeologët që gërmojnë tumula varrimi në Kinë, Kore, Tajlandë dhe Filipine kanë gjetur enë qelqi romake midis pasurive të çmuara të elitës aziatike. Lloji i veçantë i qelqit me gëlqere të gazuar, i prodhuar në Romë dhe i modeluar në vazo dhe gota, do të ishte shkëmbyer me padurim për mëndafsh, me të cilin romakët ishin të fiksuar.
7 .Gëzofe
Taiga është shtrirja e gjerë e pyllit me gjelbërim të përjetshëm që përshkon Siberinë në Euroazi dhe vazhdon në Kanada në Amerikën e Veriut. Në kohën e Rrugës së Mëndafshit, shkruan Millward, taiga tërhiqte grupe të guximshme gjuetarësh që mblidhnin lëkurë dhelpre, të zeza, të vizonit, të kastorit dhe të hermelinës. Kjo "rrugë leshi" veriore furnizonte pallto dhe kapele luksoze për dinastitë kineze dhe elitat e tjera euroaziatike.
Burimi. Histori