Apliko për Kohën Krijuese THUR #2
THUR ka lindur me qëllimin për të frymëzuar dhe mbështetur kantautorët, drejtuesit e adhurimit dhe poetët e krishterë shqiptarë për të krijuar këngë të Krishtera në gjuhën shqipe që lartësojnë Zotin dhe i shërbejnë kishës. Përmes organizimit të ngjarjeve të dedikuara për nxitjen e shkrimit të këngëve dhe ndërtimit të një komuniteti të ngushtë e përkujdesës, THUR synon të kultivojë një frymë uniteti, krijimtarie dhe adhurimi për lavdinë e Perëndisë në Shqipëri.
Të shohim një brez adhuruesish shqiptarë me krijime autentike në gjuhën shqipe, për të njësuar adhurimin në Shqipëri, dhe për të ndikuar brezat e ardhshëm për t’iu afruar Zotit e për të përhapur ungjillin përmes artit të tyre.