Motoja - Ne , sot dhe neser, pergjate shkalleve te dijes
VIZIONI – vizioni ynë për të ardhmen
Eshtë për një komunitet shkolle gjithëpërfshirëse që mbështet arsimin cilësor në një mjedis të sigurt, të kujdesshëm dhe të respektueshëm për të siguruar arritjen dhe suksesin e çdo nxënësi.
MISIONI – çfarë bëjmë për të arritur vizionin tonë
Ofrojmë mësimdhënie cilësore për të gjithë nxënësit; krijimin e një klime gjithëpërfshirëse ku të gjithë aktorët punojnë si partnerë, ku të gjithë aktorët marrin dhe ndajnë përgjegjësi; hartimit të politikave dhe zhvillimit të praktikave pozitive në përshtatje me mjedisin fizik, nevojat dhe interesat e nxënësve, kualifikimin e stafit, bashkëpunimin me prindërit; nxitjen dhe motivimin e nxënësve drejt suksesit në shkollë dhe në jetë.
VLERAT– çfarë besojmë, çfarë na udhëheq në punën tonë në arsim
Si pjesë e shkollës “Ali Agjah”, ne:
- Besojmë e punojmë për suksesin dhe arritjet e çdo nxënësi;
- Ofrojmë mësimdhënie e mësimnxënie cilësore ;
- Nëpërmjet Zhvillimit Profesional ngrejmë kapacitetet në fusha të ndryshme;
- Besojmë në bashkëpunimin mësues-nxënës-prindër ndaj shfaqim angazhimin dhe gadishmërinë për bashkëpunim;
- Realizojmë veprimtari në bashkëpunim shkollë-komunitet në shërbim të edukimit dhe gjithëpërfshirjes;