15 filmat më të mirë që duhet t’i shihni në vitin 2022
Viti 2020 ishte i kot sa i përket filmave dhe botës teatrale. Kinematë u mbyllën dhe gjithçka mori kahje tjetër. Por as viti 2021 nuk ishte më i mirë.
Viti 2022 është ‘mbushur’ plotë me risi sa i përket adhuruesve të filmave, transmeton Indeksonline.
Këtu keni listën e 15 filmave që duhet t’i shihni në vitin 2022.
Të përzgjedhësh disa filma, për t’i renditur ata si më të bukurit e të gjitha kohërave, është ndër gjërat më të vështira në fushën e kinematografisë. Por ka tregues specifikë që ndikojnë në përzgjedhjen dhe renditjen e filmave.
Vlerësimi i një filmi të mirë është shpesh subjektiv, por shitja e biletave në kinema, blerja dhe shkarkimi i tyre nga interneti, si dhe nominimet për çmimet “Oscar”, janë tregues të rëndësishëm për vlerësimin e një filmi.
Po ashtu, portale të ndryshme në internet, revista a gazeta, publikojnë herë pas here vlerësimet e tyre mbi filmat e vjetër apo të rinj.
Por, nëse do të kërkonim në bazën e të dhënave në internet të filmave (IMBd), ku vlerësimet pasqyrohen me shifra, mund të bëjmë renditjen e 10 filmave më të pëlqyer të të gjitha kohërave. Por cilët janë këta filma?
Andi Dufrein, personazhi kryesor i këtij filmi, që interpretohet nga aktori Tim Robbins, është një bankier i cili dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e së shoqes dhe të dashurit të saj.
Në burg ai njihet me Red-in (Morgan Freeman), një tjetër të burgosur për vrasje, dhe kështu fillon një histori e përjetshme miqësie midis dy burrave.
Filmi “Shawshank Redemption”, një dramë amerikane e regjisorit Frank Darabont, është i bazuar në romanin e Stephen King, të vitit 1982. Ky film është ende sot më i ndjekuri ndër të gjithë filmat e tjerë të Hollivudit.