"Jini krenarë jo për njohuritë e majave, por për njohuritë e rrënjëve."
popullore
Te "Ronani" mëson me qejf, jo me ngut.
Denn wir LIEBEN Deutsch!
Mësonjëtorja Ronani ofron kurse cilësore për nxënien e gjuhës gjermane.
Misioni ynë është suksesi. Çdo nxënës/kandidat pasi të ketë mbaruar nivelin e caktuar gjuhësor, të jetë pajisur me kompetencat përkatëse gjuhësore, pra ta ketë përvetësuar gjuhën sipas nivelit.
Ne synojmë që nxënësit/ kandidatit t'ia shërbejmë nxënien në mënyrë të tillë, që të tkurrim përshtypjen e "të qenit e vështirë". Ajo që duket e kapshme edhe mësohet. Me punë gjthçka arrihet . Kënaqesia e arritjes nxit më tej punën si në grup, ashtu edhe veçmas.
Ajo që duam të shmangim është sasia, ajo së cilës ia mësyejmë- cilësia. Që gjuha të mësohet me ngazëllim, rri në krye të pritshmërive tona. Ku mësohet me qejf, suksesi është i sigurtë.
Përkushtim maksimal.
Fleksibilitet.
Korelacion në trekëndëshin prind-mësues-nxënës.
"Gjuha është tepër e rëndësishme për t'ua lënë vetëm gjuhëtarëve”
Heidegger
Kurset nisin brenda muajit shtator. Terminet caktohen në pajtueshmëri me mundësitë e pjesëmarrësve. Urdhëroni regjistrohuni përmes formularit online, përmes numrit të telefonit, të dhënë më poshtë, apo edhe nëpërmjet rrjeteve sociale.
Ju mirëpresim!
Njeriu sa gjuhë di, aq vlen!
Kur më shumë se tani ka hyrë në punë njohja e gjuhës së huaj?!
Mos e lini t'ju ikë mundësia.
Trokitini së ardhmes! Te Ronani.
Mirë se të vini!
rr. "Tane Caleski" nr. 26
6250 Kërçovë, RMV