Korpusi 1

Currilat

Korpusi 2

Universiteti mesjetar i Durrësit u hap në vitet `80 të shekullit XIV. Ai konsiderohet universiteti i parë mesjetar në Ballkan dhe njëri ndër universitetet e para të Evropës kur dihet se dhe universiteti i parë gjerman u hap në Vjenë në vitin 1365, pastaj në Haidelberg në vitin 1385, në Këln në vitin 1388, në Erfurt në vitin 1392, etj.

Universiteti mesjetar i Durrësit ishte universitet teologjik (Studium Generale). Atë e themeluan dhe e drejtuan autoritetet e urdhërit dominikan të qytetit të Durrësit. Kur u themelua kishte 9 magjistër dhe 100 studentë.

"Durrësi ka qenë qendër studimesh jo vetëm për Shqipëri, por edhe për Bosnjë, Dalmaci, dhe Hungari. Ligjëratat janë mbajtur në Pallatin e Kuvendit dominikan të Durrësit".

Në Universitetin mesjetar të Durrësit u promovuan shumë doktorë shkencash dhe u përgatitën shumë teologë që punuan meshtarë, jo vetëm në viset shqiptare, por edhe në Dalmaci (Raguzë, Split, Zarë),  në Itali, (Romë, VenedikPadovë, Breshia, Ankona), etj.

Njëri ndër personalitetet më të njohura i cili doli nga dyert e këtij universiteti ka qenë Gjon Durrsaku (John of Dyrrachium) i cili më 14 qershor të vitit 1396 caktohet rektor i Universitetit të Zarës (Universitas Jadertina). Veprimtaria e këtij universiteti u ndërpre në vitin 1501, kur ushtritë osmane pushtuan Durrësin duke shkatërruar edhe këtë institucion të arsimit të lartë mesjetar.

 

Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës (Aleksandër Moisiu University of Durrës, shkurt: UAMD) është krijuar me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 801, datë 20 dhjetor 2005,  "Për hapjen e Universitetit "Aleksandër Moisiu" Durrës".

Për herë të parë Universiteti Aleksandër Moisiu i hapi dyert në tetor të vitit 2006 dhe në bankat e tij u ulën rreth një mijë student nga i gjithë vendi. Universiteti i Durrësit mban emrin e aktorit të famshëm shqiptarë të skenës gjermano-folës Aleksandër Moisiu.