vajza dhe djem të moshës 18 deri 29 vjeç që kanë një ide të qëndrueshme biznesi dhe aspirojnë të fillojnë biznesin e tyre;
të regjistruar si persona të papunë në Zyrat e Punësimit;
të diplomuar (me kualifikim të mesëm ose të lartë);
të mos kenë përfituar mbështetje financiare (grant) në 36 muajt e fundit;
të gatshëm të vijojnë personalisht programin e trajnimit 5 ditor dhe të angazhohen drejtpërdrejt në zhvillimin e planit të biznesit;
të gatshëm të regjistrojnë biznesin dhe hapin llogari bankare, nëse plani i biznesit merr pikët e nevojshme nga vlerësimi i ekspertëve;
të gatshëm të vijojnë programin e mentorimit, nëse nënshkruhet kontrata e mbështetjes.
Prioritet do t'u jepet:
personave me ide unike të biznesit ose që ofrojnë produkt / shërbim të ri, përdorin zgjidhje teknike dhe teknologji të reja të prodhimit dhe / ose energji efiqiente, përdorin burime të rinovueshme të energjisë dhe krijojnë realisht deri në 3 vende pune;
personave nga grupe të cenueshme: i/e riatdhesuar, pjesëtar/e i/e pakicave etnike, i/e papunë afatgjatë (më shumë se 12 muaj); përfitues i ndihmës sociale; nga zonat rurale; persona me nevoja të veçanta.
Faza 1: Për 170 pjesëmarres të pranuar
Trajnim praktik 5 ditor për ndërmarrësi dhe zhvillim të biznes planit;
Kompenzim të shpenzimeve të transportit (nëse personi udhëton nga zona rurale, apo nga qytetet tjera deri në Qendrën e Aftësimit Profesional ku mbahet trajinmi);
Faza 2: Për të gjithë pjesëmarrësit biznes plani i të cilëve vlerësohet si "Biznes plani i mirë"
Mbështetje financiare deri 3000 EURO (grante), bazuar në meritë për të mbështetur zbatimin e suksesshëm të biznes planit dhe fillimin e biznesit. Numri i granteve nuk është i kufizuar.
Udhëzime për të përcaktuar llojin e ligjor të biznesit, për të regjistruar biznesin, hapur xhirollogarinë bankare, etj.
Mentorim për një periudhë 5 mujore për t'i mbështetur përgjatë fazës së fillimit të biznesit.
Ju mund të aplikoni me ide biznesi nga të gjithë sektorët ekonomikë, sidoqoftë, idetë e biznesit që nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në Program përfshijnë:
të gjitha llojet e aktiviteteve në sektorin e bujqësisë parësore ose blegtorisë;
operacionet e pasurive të patundshme, marrja me qira;
operacionet financiare dhe të sigurimeve, dhe operacionet që përfshijnë lojërat e fatit;
prodhimi i pijeve me përmbajtje të lartë të alkoolit;
prodhimi i produkteve të duhanit;
prodhimi dhe shpërndarja e armëve;
prodhimi duke përdorur teknologji që shkaktojnë ndotje të mjedisit (siç janë ndotja e ajrit, ujit, tokës etj.).
bizneset joformale.
aktivitetet e biznesit nën sektorët e tregtisë.
Megjithatë, nëse ideja juaj e biznesit është unike të biznesit ose ofroni produkt / shërbim të ri, përdorni zgjidhje teknike dhe teknologji të reja të prodhimit dhe / ose energji efiqiente, përdorni burime të rinovueshme të energjisë dhe krijoni realisht deri në 3 vende pune, atëherë ideja juaj do të vlerësohet me maksimum pikë.