Përditësuar së fundi: 6 korrik 2026
Aplikacioni Musliman (paketa net.musliman.app) është ndërtuar me parimin "privatësia së pari". Kjo politikë shpjegon si trajtohen të dhënat kur e përdorni aplikacionin.
Aplikacioni nuk kërkon llogari, nuk mbledh të dhëna personale, nuk përmban reklama dhe nuk përdor mjete gjurmimi ose analitike. Nuk mbledhim emër, email, numër telefoni apo identifikues të tjerë personalë.
Vendndodhja juaj përpunohet vetëm në pajisjen tuaj, për llogaritjen e orareve të namazit dhe drejtimin e kiblës. Ajo nuk dërgohet në asnjë server dhe nuk ndahet me askënd. Mund të zgjidhni qytetin edhe manualisht, pa e lejuar vendndodhjen.
Të gjitha të dhënat tuaja (qyteti, të preferuarat, statistikat e tasbihut, pozicioni i leximit, cilësimet) ruhen vetëm në telefonin tuaj dhe fshihen bashkë me aplikacionin kur e çinstaloni.
Njoftimet e namazit planifikohen lokalisht në pajisjen tuaj dhe funksionojnë pa internet. Ato nuk përfshijnë komunikim me servera të jashtëm.
Interneti përdoret vetëm në këto raste, dhe vetëm kur ju ndërveproni:
Quran.com — për të shkarkuar tekstin e Kur'anit, përkthimin dhe recitimin. Pas shkarkimit, ato ruhen në pajisje dhe lexohen offline. (politika e tyre)
YouTube (Google) — për të shfaqur videot e fundit të kanalit përmes feed-it publik; hapja e një videoje ju çon te aplikacioni/faqja e YouTube. (politika e Google)
Buy Me a Coffee — hapet vetëm nëse shtypni butonin e mbështetjes, në shfletuesin tuaj. (politika e tyre)
Kur hapni një lidhje të jashtme, zbatohen politikat e privatësisë të atyre shërbimeve.
Aplikacioni nuk është i drejtuar posaçërisht për fëmijë nën 13 vjeç dhe nuk mbledh me vetëdije të dhëna nga ta.
Kjo politikë mund të përditësohet herë pas here. Ndryshimet do të publikohen në këtë faqe.