Hyrë në fuqi: Mars: 2026
Përditësimi i fundit: Maj 2026
1. Informacion i Përgjithshëm: Namazi: Kohët & Kurani ("aplikacioni") është zhvilluar nga IMMER apps. Kjo politikë privatësie shpjegon se si aplikacioni trajton informacionin e përdoruesve.
2. Të Dhënat që Mbledhim: Aplikacioni nuk mbledh, nuk ruan dhe nuk transmeton asnjë të dhënë personale. Nuk kërkohet regjistrim, llogari apo identifikim.
3. Lidhjet me Internet: Aplikacioni mund të lidhet me internet vetëm për qëllime teknike:
Luajtja e ezanit si alternativë kur fajlli lokal nuk funksionon
Marrja e burimeve të Kuranit
Kohët e namazit llogariten plotësisht offline në pajisje — asnjë kërkesë interneti nuk bëhet për kohët e namazit, as për vendet ndërkombëtare. Asnjë të dhënë personale nuk dërgohet gjatë këtyre lidhjeve.
4. Njoftimet Aplikacioni përdor njoftimet lokale të pajisjes për të kujtuar kohët e namazit. Këto njoftime gjenerohen plotësisht lokalisht në pajisje dhe nuk përfshijnë asnjë server të jashtëm.
5. Lejet e Pajisjes Aplikacioni kërkon disa leje për të funksionuar si duhet:
Njoftimet — për kujtesën e kohëve të namazit
Alarmet e sakta — për saktësinë e kohëve
Wake Lock — për të siguruar që njoftimet të punojnë kur ekrani është i fikur
Internet — vetëm për qëllimet teknike të sipërpërmendura
Boot Completed — për të rivendosur alarmet automatikisht pas rindezjes së telefonit
Vendndodhja (opsionale) — vetëm nëse përdoruesi zgjedh detektimin automatik të vendndodhjes me GPS. Të dhënat e vendndodhjes përdoren vetëm lokalisht në pajisje për llogaritjen e kohëve të namazit dhe drejtimit të Kiblës. Ato nuk ruhen në server dhe nuk transmetohen askund.
6. Shërbimet e Palëve të Treta Recitimet audio. Teksti i Kuranit. Këto shërbime kanë politikat e tyre të privatësisë. Asnjë të dhënë personale e përdoruesit nuk u transmetohet atyre.
7. Ndryshimet Nëse kjo politikë ndryshon, versioni i ri do të publikohet në të njëjtën adresë.
8. Kontakti Për çdo pyetje: namazi.apps@gmail.com